Prapakthehu

Opinione

Prapakthehu

Nga: Korab Blakaj Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:05

Jam ende qenie pa emër në mesin e milionave të tjerë.I lindur në një stinë kur fati nuk lejon famën mbi vlera sepse e ka të rezervuar vetëm për figurat e biznesit, këngêtarët dhe deshtakët e udhëheqjes shteterore.

Po ndjehem sikur fati nuk po sillet mirë me mua, duke me mbajtur të mbërthyer këtu në frontin e punës, në një pozicion ku aksidentalisht mund të vritem,ndërkohë që mund ti kisha bërë atdheut sherbime të çmuara në fusha krejt tjera.

Për mua Vjena ishte shkollë e vështirë por me dha mësimet më të thella për gjithë jetën.Isha djalosh i hareshëm 22 vjeqar kur erdha të jetoja këtu, e tash kur po mendoj të kthehëm jam bërë burrë i zymtë, i heshtur dhe ftohtësisht i pjekur.Bazat e botëkuptimit politik që mi dha familja nuk arrita ti ndryshoj aspak, madje ato vetëm i thellova dhe i zgjerova në shumë drejtime.Shpresoja që një ditë do të bëhësha ushtarak dhe tia kushtoja talentet sherbimit ndaj vendit, por kjo ishte në dorên e fatit.

Dëshiroja të isha pjesë e atyre që punonin dhe jetonin në atë vend prej nga duhej rinisur lëvizja,qëllimi i të cilës do të sillte përmbushjën e asaj që kisha prej kohësh në zemër, bashkimin e vendit ku kisha lindur me atdheun e përbashkët Shqipërinë.

Ka nga ata që nuk e kuptojnë si mund të jetë aq e fortë kjo dëshirë ,por u flas atyre të cilëve u është mohuar lumturia dhe atyre të cilët e kanë shijuar këtë lumturi por  ua rrëmbeu nga duart fati i ashpër i jetës.U flas atyre që janë shkëputur nga toka mëmë dhe që duhet të vazhdojnë të luftojnë për ruajtjen e trashegimisë më të shtrenjtë qe kanë ; gjuhës së nënës, që sulmohen e përsekutohën për shkak të dashurisë dhe besnikërisë për atdheun duke dëshiruar ardhjën e asaj ore të bekuar kur do të lëjohën të lirë të kthehën në gjirin e shtetit kombtar.Vetëm ata që e kanë provuar në jetë e dinë çfarë do të thot të jesh shqiptar që të është mohuar e drejta ti përkasësh atdheut, ata mund të ma vlerësojnë nostalgjinë e thellë që lidhet me shkaqët e mërgimit.U dhemb zemra pa pushim derisa të hapën përsëri portat e shtëpisë prindërore, dhe të gjithë ata nëpër venat e të cilëve rrjedh i njejti gjak, të gjejnë paqen e qetêsinë në Republikën e tyre të përbashkët.

Sot dua të dal hapur kundër të gjithë politikanëve dhe intelektualve tanë që me propaganda të armiqëve kanë arritur të rrezikjonë në palcë interesin vital të bashkimit, duke përhapur ide se gjoja integrimet europiane do të thoshin bashkim kombtar për ne.Këta akterë kanë rrêshqitur në mendime dritëshkurtëra duke e konceptuar shtetin si organizatë ekonomike ose financiare, ndoshta të lodhur nga rrugëtimi i vështirë politik ose nga mjerimi financiar i kaluar në vitet e sprovave në bollekun e tanishëm.Ky nocion mbi shtetin dhe bashkimin është absurd.Zhvillimi i ngadaltë i industrisë dhe tregtisë bashkë me shërbimet na bëri të harrojmë se parakushti i nevojshëm për suksese të tilla është pikërisht shteti i fuqishëm.Mirëpo këta kanë shkuar kaq larg saqë kanë imponuar mendimin që shteti egzistencën e vet duhët ndërtuar të atillë që ti përshtatët interesave ekonomike.

E vërteta është se shteti ngrihet mbi marrëveshjet kontraktuale shoqërore brenda një territori të caktuar me qëllimin e vetëm ruajtjën e jetëve njerzore të një kombi, pra është bashkësi qenjesh të gjalla që kanë ngjashmëri fizike dhe morale dhe lidhje gjuhe e gjaku.Veprimtaria ekonomike është vetëm një nga shumë mjetët ndihmëse për të arritur qellimin e mbrojtjës dhe vazhdimit të jetës!Pra veprimtaria ekonomike nuk është kurrë origjina e as qëllimi i shtetit.Instinkti i mbrojtjës është shkaku kryesor që qon në organizimin shtetror.

Ndryshimi mes këtyre dy koncepteve është aq i madh saqë nuk mund të kuptohët nga të ashtuquajturit „ shtetarët tanë“.Shteti si organizatë mbrojtëse është vullnet politik i cili nxjerr në pah sakrifica heroike që presupozon gjithmonë një individ i cili është i gatshëm të sakrifikohët për të,dhe nuk ka të bëjë fare me egoizmin financiar.

Pra shteti ynë që na duhët sakrifikon egzistencên individuale kur është në pyetje ruajtja e jetës së shumicës.Shteti në këtë rast është ndjenjë solidariteti e lidhur me identitetin e kombit, ku njerzit që jetojnë brenda një territori të tyre shfaqin zhvillime të virtyteve heroike .Pra cilësitë e përdorura për krijimin e shtetit të fuqishëm nuk përkojnë me atë që quhët zhvillim ekonomik!

Sot ne vendët tona, interesat e ngushta ekonomike kanë dalë të vetme për të zënë vendin kryesor në jetën e njërzve, duke i zhvendosur idealet në vend të dytë, prandaj rrënimi i brendshëm është i sigurtë, rrenim i cili poashtu do godasë edhe ekonomitë tona.

Kjo mund të provohët duke iu referuar ( perveq precedenteve historike) faktit të thjeshtë se njeriu nuk e sakrifikon vetën për hir të interesave materiale!Me fjalë tjera ai e jep jetën për një ideal por kurrë për një biznes!

Të ashtuquajtur „shtetar „ të mençur nuk po kuptojnë se kur burri thirrët në luftë për arsye materiale do të përpiqet ti shmanget sa më shumë vdekjës pasi vdekja dhe shijimi i fryteve materiale të fitorës janë koncepte krejt të papajtueshme, ndërkohë që psh edhe gruaja më e brishtë shëndrrrohët në heroinë kur bëhët fjalë jeta e femiut të saj!

Ne duhët të marrim komandën ushtarake „prapakthehu „ për të venë në binarët normal çeshtjën e bashkimit, e jo të ecim kolektivisht pas mizave se e dim ku do të na dërgojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat