Për gjakpirësit tanë... flakën i vëmë dhe shtëpisë

Opinione

Për gjakpirësit tanë... flakën i vëmë dhe shtëpisë

Nga: Ylli Mece Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:49
Ylli Mece

Tashmë, lëkundjet sizmike kanë vendosur të bëjnë një ”paqe të përkohëshme, për të rifilluar përsëri sipas projektit të natyrës. Kjo ligjësi dhe kapricio e saj, deomos do të godasë në një vend dhe në një kohë të paditur. Të jenë vallë çpimet kërkimet në Mesdhe dhe ethet e “arit të zi” që kanë mbërthyer kompanitë dhe shoqëritë shumëkombëshe ( por edhe shumëkëmbëshe) shkaktare të këtyre tërmeteve? Duket si pak e besueshme,ose më saktë e pabesueshme ! Duket e tillë, sepse tërmete me fuqi të madhe shkatërruese kanë ndodhur para se të dilte nafta si lëndë e parë për industrinë e transportit dhe degët e tjera bile dhe para se të lindëte njeriu në tokë.

Por kur tërmetet qenkan të tillë e që ne nuk mund t’i parashikojmë dot, atëhere mos vallë duhet t’i nënshtrohemi fatalitetit dhe efektev të tij? Jo aspak ! Përkundrazi, duke e njohur këtë fenomen fizik të natyrës, forcën e tij shkatërruese dhe pasojat katastrofik , atëhere merita e njeritu qëndron në marrjen e masave dhe kjo, jo për të parandaluar tërmetin, sepse ne dhe të dëshirojmë nuk mund të bëjmë dot këtë gjë, por për të zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur, duke tentuar drejt “zeros”,efektet negative të tij, kryesisht këto në fushën e ndërtimeve. Për këtë qëllim, dikur ne kishim qendra sizmologjike të cilat merreshin me punë të mirfilltë shkencore. Ato në bashkëpunim me gjeodezinë, gjeologjinë, me institutet e projektim ndërtimit, mbi bazën e studimeve të shtresave të nëntokës, duke e dijtur se Shqipëria bënte pjesë në vendet dhe rajonet që karakterizoheshin për paqëndrueshmëri në lëvizjet fizike e tektonike të tokës, kanë përgatitur edhe harta të tilla ku janë përcaktuar me saktësi zonat e rrezikëshme dhe të pa lejueshme për ndërtime. Mbi bazën e këtyre studimeve e sidomos mbas tërmeteve të viteve 1967 në Dibër apo ai i prillit 1979 në Shkodër, Këshilli i Ministrave përgjatë vijës bregdatare Derdhja e Bunës – Orikum( Vlorë) kish nxjerrë urdhëresë që të mos ngriheshin pallate më të mëdha e katër kate. Kjo nuk ish e rastësishme, sepse trualli nëntoksor, është i tillë që ngritja e më shumë kateve jo vetëm që rrit periodën e lëkundjes në katet e sipërme, por dhe vet shtresa e nëntokës është e tillë, që rrezikon shumë për shkak të cilësive të saj. Shkurt këto studime ekzistojnë dhe vendimet e Këshillit të Minsistrave apo dhe Ministrisë së Ndërtimit( para viteve 90-të të shekullit të kaluar apo si i thonë sot “në kohën e Xhaxhit”) janë të arkivura dhe të qarta.

Po atëhere përse u shkelën?

Ka gati tridhjet vjetë, që shteti është bashkëfajtori kryesor, jo pse nuk parashikoi tërmetin se kur do të binte ( sepse këto parashikime i bën vetëm Meta), por që i ka lejuar firmat e ndërtimit, të bënin shkelje të tilla kaq flagrante, sa që të çon në përfundime se ai,pra shteti, është dhe po aq fajtor sa dhe vet ndërtuesit. Unë i akuzoj të gjitha Qeveritë e mbas nëntëdhjetës, sepse nën maskën e lirisë së qarkullimit të njerzve dhe ideve, lejuan apo më saktë u bënë vet kultivatorët e anarkisë në çdo fushë të veprimtarisë ekonomiko shoqërore e veçanërisht në fushën e ndërtimeve.

Natyrisht, në këtë çështje do të ish e gabuar të implikoja dhe ata kuadro e specilistë inxhinjerë ndërtimi të cilët punuan me përkushtim dhe që në disa rast janë bërë dhe barriera ( aq sa e kanë “paguar” me humbjen e vendit e tyre të punës) e që nuk kanë lejuar të shkeleshin kushtet teknike që nga ato gjeologjike e deri te cilësitë e ndërtimeve. Babëzia, etja për fitim me çdo kusht dhe implikimi i shtetit, duke e mbyllur njërin , madje për të mos thënë të dy sytë, sikurse dhe pjesëmarrja e tij direkt në forma të ndryshme korrupsioni nga përfaqesues të piramidës së veshur me pushte,t duke filluar nga qendra e deri në Bashki (Qeveritë lokale vendore) e ka kompromentuar aq rëndë superstrukturën drejtuese këto tre dekada, saqë do të duhej një gjykatë e përmasave botërore ta merrte nën hetim .

Rama bëri mirë që shembi në Vlorë pallatin abuziv të Bashës, por i vajti mundimi dëm dhe doli huq,ngaqë ato para tashmë do t’i paguaj i gjithë populli shqiptar. Ky shëmbull nuk vlen aspak si model ilustrimi, sepse ka tjetër karakter, por u suall këtu jo pa qëllim. Kur shteti ndërhyn gjasme i inatosur për një pallat pa leje ( për t’i dhënë më shumë një leksion opozitës se sa anarkistëve të ndërtimit) pse të mos ndërhynte veçanërisht për zbatimin me regorozitet të kushteve teknike të ndërtimeve?! Kush është përgjegjës për këto ? Vetëm Rama ? Mos vallë Berisha, Nano Meta Ruci & Co ? Jo aspak ! Ata janë përgjegjës jo vetëm për krijimin e shtretërve të ngrohtë të lulëzimit të krimit dhe batërdinë ndërtimore( se mos vetëm në këtë fushë), betonimin e çdo sheshi e vendi vakant, por dhe për arrogancën neveritëse të tyre, që shpërfillën vendimet dhe studimet serioze të parardhësve të tyre nga që na qenkëshin“komuniste”. Dhe kjo peshë e rëndë faji e krimi nuk qëndron vetëm mbi shpatullat e tyre, por më dhe më poshtë, sepse është një zinxhirë i gjatë dhe i rëndë i gjithë administratës ndër vite e cila gradualisht u klimatizua me fajet me krimet aq sa arriti të fitojë dhe imunitet ligjor, për të shkelur ligjet. Si të donte e kur të donte. Pikëllim i madh i Qeverisë, Kuvendit, Presidencës, “ish Presidencës”, Opozitës ..etj etj. Po pse a nuk kanë qenë këta Ministra ,K/ministra Zv/Kryeministra, Deputetë Kryetarë Bashkishë, Drejtora Drejtorishë të cilët kanë dhënë lejet e ndërtimit ?! Nëse Rama kërcënon me burg apo i detyron firmat ndërtuese të cilat janë përgjegjëse për cilësinë e dobët të punimeve, po ata që e kanë dhenë lejen. apo ata që kanë firmosur për kushtet teknike, po Kryetarët e Bashkive që kanë shkelur vendimet e Qeverisë së “kohës së Xhaxhit, po ata shtetarë që kanë marrë mbi dorë e nën dorë a nuk duhet të merren nën hetim duke ndërtur mbi moçalishte? Thuhet se fondi i emergjencës është shpërdoruar. Është kjo e saktë apo jo?! Nëse është kështu, kush del para ligjit që të jap llogari ?! Tashmë i lutemi botës me dorë të shtrirë për ndihma. Nuk është normale, sepse energjitë e popullit tonë janë vitale pavarsisht ndihmës vllazërore dhe me shpirt që japin popujt fqinj apo ata evropiane organizatat e ndryshme e shoqatat bamirëse. Këtë ne e kemi treguar jo vetëm në tërmetin e Dibrës më 1967-tën ku u dëmtuan mbi 170 fshatra dhe ne i ndërtuam ato nga e para, më të mira e më të bukura, por dhe në një kohë rekord. Brenda dy muajve, të gjithë banorët e shtëpive të rrënuara apo dëmtuara rëndë u strehuan me ndihmën e shtetit dhe asnjë fshatar nuk e pagoi shtëpinë e shëmbur. I njëti fenomen ndodhi dhe ne tërmetin e prillit të 1979 -ës , në zonën e Shkodrës nga ku brenda 4-5 muajve, u strehuan gati 100 000 mijë banorë. Ndihma dhe solidariteti vllazëror i asaj kohe, brigatat me aksionet e ndërtuesve vullnetarë dhe rinisë shqiptare, do të ngelen si një kujtim i largët i hidhur, por dhe i bukur vetëm në memorjen e atyre që e përjetuan, sikurse dhe imagjinata e shoqërisë së sotme, do ta kishtë shumë të vështirë për ta kuptuar. Kjo për faktin se uniteti i popullit është përçarë dhe parcelizuar, në më shumë se 60 parti, të cilat mbas lotëve të krokodilit që derdhin për momentin, sapo të harrohet disi jehona e kësaj tragjedie, do të rinisin lehtësisht, tronditjen dhe lëkundjen e mëndjes së shqiptarve.

I tronditur në tokë i gjori shqiptar... i tronditur në mëndje e i tronditur, gjer në varr !

Është lojë e borgjezisë...dhe ne qorrat në mos themelet, për sa kohë do të vazhdojmë kështu, që për gjakëpirsit tanë flakën t’i vemë dhe shtëpisë ?!

Për pak desh harrova...Një biznesmen filntropik i dhuroi 2 miljonë dollarë të dëmtuarve nga tërmeti, po këta tanët ? Mirë që xhani u digjet dhe shpirti u merr flakëpër hallet e popullit( por jo paratë e xhepit të tyre)pse nuk u sekuestrojnë pasurinë të gjithë të korruptuarve dhe ta vendosin atë në shërbim të popullite sidomos të kësaj fatkeqësie mbarë kombëtare ?

Apo kanë hallin se me këtë rast do i kontollojë SPAK-u ?

Jo ore jo, se korbi nuk i nxjerr sytë korbit. ! As Evropa, as Amerika as “Spaku” dhe bile as avokat Taku, nuk kanë ç’tu bëjnë. Themelet e tyre janë të palëkundëshme dhe nuk ka tërmet që t’i lëvizë.

Jemi ne ata që rrijmë nën themelet e sundimit të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat