Edhe Ramush Tahiri po then gogla sikur Kola!

Opinione

Edhe Ramush Tahiri po then gogla sikur Kola!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:14
Fatmir Bajraj

Fatin e LDK-së nuk kerkojmë në "goglat" që then ti ne stilin e Koles dhe soji i juaj, Ramush Tahiri, por në vullnetin e Sovranit.

Jo Ramush jo, LDK-ja s'bëhet trampolinë e LVV-së dhe n'dëm të interesit nacional-shtetëror të Dardanisë Antike-Kosovës.
Vlerësimet tuaja "analitike" për dhe pas procesit zgjedhor të 6 tetorit 2019, dhe n'veqanti opinioni n'lidhje me "fituesin" e zgjedhjeve dhe "maksimalizimin" e kerkesave të LDK-së dhe lidershipit të saj, janë jo vetëm t'pa krip dhe t'pa shije, por edhe t'pa cipë dhe neveritëse.

Ti ke të drejt t'a mbështet LVV-në dhe Albinin si politikolog dhe opinionbërës, njësoj sikur ke të drejtë t'ia japesh votën dhe besimin për t'a qeverisur vendin, biles përtej kësaj, ke të drejtë absolute që kurr t'mos mbeshtesni LDK-në dhe orientimet e saja programore & poltike n'dobi të kombit & atdheut, ngase jemi mësuar me Ty dhe profilin tuaj të "ylberit" në më shumë se tre dekada...!

Por kurr s'keni të drejtë t'i bëni "mentorin" LDK-së dhe lidershipit të saj legjitim & legal dhe t'i shisni mendë duke i 'a caktuar pozitën negociuese me LVV-në sipas "Kushtetutës", të cilin s'jeni i thirrur t'a interpretoni dhe më së paku t'a keqinterpretoni për interesa tuaja të cilat janë nkundershtim me Kushtetutën dhe intersin e vendit.

Ja çfarë nxjerrë nga "falli & fati me goglat", politikologu Ramush Tahiri :

“LDK duhet të heq dorë nga kërkesa për president dhe kryeparlamentar sepse me Kushtetutë nuk i takon, nëse VV pajtohet me këtë punë atëherë VV e shkel Kushtetutën dhe bën pazar politik mbi interesat e shtetit dhe mbi atë që e përcakton Kushtetuta” !

Sipas logjikes së Ramush Tahirit, LDK-ja paska marr besimin e Sovranit, edhe pse me vetëm një deputet ma pak se sa "fituesi" i madh LVV-ja, që t'jetë makineri votuese për pushtetin absolut të LVV-së dhe Albinit Kryeminister, dhe ndarja e funksionëve shtetërore që konsiston me zgjedhjet nacionale, nuk u dashka të ndodhë, ngase Kushtetuta e Republikues së Kosovës (sipas Tahirit), sanksionon që t'gjitha pozitat duhet t'i ruaj dhe mbaj për vete LVV-ja dhe nuk i "lejohet" pazari politik mbi interesat e shtetit.

Kjo i bije :

- Kryeministrin e votoj populli, pra Albinin,
- Kryeparlamentarin e e merr partia fituese ( LVV),
- Presidentin duhet t'a zgjedh një modalitet tjetër në të cilin LDK-ja është vetëm njëra nga kontribueset dhe jo pretendente për postin...!

Ramush Tahiri, mos t'pastë hije !

Kur ka ndodhë kjo, kështu n'Kosovë ?
Kur dhe ku ka ndodhë n'rajon një modus i tillë unikal ?
Kur dhe ku n'boten demokratike, fituesi relativ i zgjedhjeve LVV me rreth 1/4-tës e mbeshtetjes dhe besimi të Sovranit, përkatsisht me vetëm një deputet ma tepër se "humbësi" ( LDK-ja, të formoj Institucione dhe t'marr përgjegjësitë shtetërore si e vetme dhë në mënyrë absolute ?

Jo Ramush Tahiri, alias Kola i goglave të mbarësimit !

Kjio s'ka ndodhë dhe s'do ndodhë as n'rastin konkret të koalicionimit të LDK & LVV.

LDK & LVV, n'partneritet të plotë dhe n'mes t'barabartëve ose kurrfare, ngase ashtu foli Sovrani me 6 tetor, dhe zani i Sovranit, është zani i Zotit, i cili është mbi fallin & fatin e goglava që thyenë ti dhe soji i juaj sorrollat.

Por ti, ke të drejtë me ndrrue lekurën dhe jo vetëm qimën, sa herë që e lypë nevoja dhe n'përshtatje moti.

LDK-ja ka zot, dhe s'ka nevojë për tutor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat