Duke pritur “tymin e bardhë”

Opinione

Duke pritur “tymin e bardhë”

Nga: Muhamed Halili Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 21:39
Muhamed Halili

Opinioni shqiptar në përgjithësi, dhe ai kosovar në veçanti, me ngazëllim e pritën lajmin për kryesimin me vota të Lëvizjes Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit parlamentare. Nga populli i lodhur prej bezdisjeve politike, plaçkitjeve të pasurisë së qytetarëve dhe shtetit të ri të Kosovës, përdhosjes së politikanëve në kurriz të popullit, një pjesë pak më tepër e qytetarëve që votën e tyre e dhanë për Albin Kurtin ia lindën shpresën dhe dëshirën qytetarëve të rëndomtë të Kosovës se shteti definitivisht do të fillojë të ecë një rruge pa therra, por sigursht jo mbuluar me dafine e trëndafila deri në shtegtimin e fundit të krijimit të shtetit funksional.

Tragjedia kosovare (nëse numnd ta quaj kështu) filloi atëherë kur kosovarët marksist-leninist-enveristë shfrytëzues të pamëshirshëm të fondeve kombëtare krijuar si rezistencë ndaj politikës millosheviqiane , pasi kaluan disa muaj të veshur me uniformë me emblemë të UÇK-së pas çlirimit të vendit paraqitën ambicje të pafund që të vihen në funksion të drejtimit të shtetit në kohë paqe. Por, në paqë punët ndryshojnë dhe shihet qartë se pas periudhave post revolucionare ambicjet e komandantëve për të qeverisur me vendin gjithkund në botë kanë dështuar, ashtu siç ndodhi në Kosovë sepse ato metodë qeverisjeje e kanë absolutizmin , autokracinë dhe mbytjen e demokracisë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare vunë në sipërfaqe dy forca më të mëdha politike LVV-LDK të cilat për fat të keq nuk arritën marrëveshtje për koalicionim parazgjedhor dhe punën e lanë për të nesërmen me pak shpresë se edhe nesër mund të merren vesht për çdo gjë. Shumëkush , pas mbarimit të zgjedhjeve, kishte bindjen se ky koalicionim aq i dëshirueshëm do të ndodhë. Kaluan më tepër se dy muaj dhe liderët e partive kryesuese, përkundër takimeve të shumta qoftë simbolike qoftë frytëdhënëse, ende nuk treguan karakter lidershipi, nuk treguan dashuri konkrete për atdheun i cili pret shpëtimin e tij prej kthetrave të hajdutëve, njerëzve të pa dëshirë dhe ide vendin ta nxjerrin nga katastrofa; liderëve politikë që pa mëshirë vendin e çojnë drejt shkratrimit definitiv. Nëse ndonjë garniturë liderësh nuk e dijnë se Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re e cila me masat e saja politike, ekonomike, sociale, kulturore etj, do ta nxjerr vendin nga katastrofa, por presin që të thirren nga ambasadori amerikan, ai gjerman apo francez t’ju tregojnë se një shtet me qeveri të klaneve Haradinaj-Limaj-Thaçi, nuk duhet të qeverisë më, atëherë përfundimi është se definitivisht ajo garniturë edhe nuk duhet ta qeverisë Kosovën. Shpresoj se ende ka pakë kohë dyshi Mustafa-Kurti t’i lënë anash ambicjet e kryesimit me këtë apo atë dikaster por të përqëndrohen në atë që patën deklaruar se komisionet e dy partive e paskan harmonizuar në tërësi programin e tyre qeveritar.

Për të qeverisur me sukses është tepër i rëndësishëm ky fakt, tjetra hynë në ambicjet e karierave personale që për LDK-në është e një rëndësie parësore duke marrur parasyshë ambicjet e klaneve brendapartiake që shtiren se kinse janë për bashkëqeverisje me LVV-në por që në esencë punojnë ajo mos të ndodhë. Këtë sëmundje me shumë dhimbje LVV e tejkaloi para dy vitesh me triumf në zgjedhjet e fundit, por kjo është fazë që LDK do ta përjetojë patjetër një ditë.

Nuk ndjejë nevojë për anim ndaj kësaj apo asaj partie. Edhe pse ndjejë simpati për LDK-në por e përkraha fitoren e Albinit si diçka që ishte mirë që ndodhi. Por, pak e rëndësishme është se çfarë ndenjash kam unë sa e rëndësishme është Kosova të ketë qeveri në këtë kohë kur ajo shumë tepër ka nevojë për të.

GABIMET E ALBINIT DHE LOJA E MUSTAFËS

Albini, përveç meritave të tija për udhëheqjen e fushatës parazgjedhore dhe fitores minimale dhe përcaktimit të palëkundur për luftimin e krimit dhe korrupsionit, si një lider i ri i cili për ëndërr e ka krijimin e shtetit dhe jo lezetin e pushtetit, gjatë gjithë kësaj kohe pati edhe dështimet e tija. Shumë kohë humbi nëpër televizione duke i shpalosur vizionet e tija personale për ekonominë, politikën sociale, politikën e jashtme, privatizimin e pasurisë shtetërore, marrëdhëniet me Serbinë. Kam përshtypjen se Albini me këto raste shpalosi më tepër platformën dhe emocionet e tija se sa një platformë partiake e aq më pak platformën e partive të koalicionit. Pikërisht intervistat e shpeshta (gati të ditëprditëshme) të tij lindën xhelozinë te liderët e LDK-së dhe e filluan presionin e brendëshëm partiak në LDK që duke përdorur truqet e tyre politike së pari ta zgjasin sa më tepër kohën e arrijtjes së marrëveshtjes që më pas edhe ta pamundësojnë. Nuk jam i bindur se, sado mirë të mendojë, politika ekonomike e sociale e skicuar në kokën e Albinit mund të jetë më e mirë se platforma dypartiake ku në rradhët e LDK-së ka ekonomistë të sprovuar, përfshi këtu edhe Isa Mustafën.

Tashmë krejt e kanë të qartë se për një pjesë të madhe të liderëve të LDK-së Albini është i padëshirueshëm për kryeministër. Krejt e kanë të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kishte dashur Albinin kryeministër për qëndrimet e tija ndaj dialogut me Serbinë. Shumica e kanë të qartë se nuk janë pa efekt lobimet e Vuçiqit dhe (ndoshta edhe Thaçit) në arenën ndërkombëtare që kjo mos të ndodhë. Kam përshtypjen se Albini bëri hop pa e kërcyer gardhin. Kjo gjë është e papëlqyeshme në politikë.

Në anën tjetër LDK që në fillim me sintagmën e numrimit të plotë të votave ka qenë më pak e përqëndruar në çështjen e koalicionimit me LVV dhe më tepër në meditimin rreth analizave për përfitimet e mundëshme poqese shkohet në zgjedhjet e reja ku të dy palët mendojnë se mund të dalin fitues. Zgjedhjet e deritashme në Kosovë përveç kohës së Rugovës, nuk kanë nxjerr fitues të plotë por parti fituese që kanë pasur më tepër vota dhe jo shumicë parlamentare. Sipas analizave të ekspertëve dhe mendimit tim, për shkak të profilizimit të zgjedhësve, edhe në zgjedhje eventuale të reja nuk do të ketë parti fituese me shumicë parlamentare. Kjo do të thotë edhe 5 muaj tjera kaos në qeverisje, vazhdim të aferave korruptive dhe dyshen Thaçi-Rama në negociata me Vuçiqin. Në këtë rast as Albini e as Mustafa mos rrahin gjoks për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat