Shpresojë së tymi i bardhë do të del nga oxhaku i “Katedrales“

Opinione

Shpresojë së tymi i bardhë do të del nga oxhaku i “Katedrales“

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 4 dhjetor 2019 Në ora: 00:42
LDK-VV

Këtë simbolikë më rastin e zgjedhjes së Papës, po e përdorim edhe në rastin e marrëveshjes VV-sje LDK. Nese nuk do të del tymi i bardhë për të cilin populli votojë, athere do të del ai i ziu që Kosovësn do ta vëjë vërtetë në pozitë të zymtë si asnjihere ma parë.

Sovrani ju caktojë juve të dy partive respektivishtë tani, Albin Kurtit dhë Vjosa Osmanit që të arrijnë marrëveshje për për bashkëqeverisje në faktë për ndryshime rrënjësore  të cilat i nevojiten Kosovës pas qeverisjeve të deshtuara të njipasnjishme që e sollën Kosovën gadi para falimentimit si shtet në formim më të gjitha pengesat e brendshme të nji udhëheqje inkompetente, hajdute dhë korruptive, në njërën anë dhë, në anën tjeter, pengesave dhë sjelljeve destruktivi të shtetit serb duke e penguar në qdo mënyrë dhë qdo formë të avansimit të shtetit të Kosovës.

Pra, asnjerit subjekti nuk ju ka dhënë e drejta për sjellje komode apo më politika kushtëzuese të cilat po e vështirësojnë arrritjen e kësajë marrëveshje të shumëpritur dhë historike.

Uluni në tokë të zotit dhë merruni vesh. Nese vazhdoni më kërkesa joobjektive,athere, elektorati jo që do të zhgënjehet apo veq është i zhgënjyer, por, do të ju denojë seicilin sipas barrës që e banë dhë, në variantën ma të zorshme shkuarje në zgjedhje të reja, dikush nga ju do të luftojë për ta kaluar pragun.

Thirrje publike për Vetëvëndosjen që posti i Presidentit ti ipet LDK-së, që do të thotë të ja premtoni votën e juaj për Presidentin ( kushdoqoftë ai ), ndërsa, ministrit tjera, zgjedheni ashtu siq është ma së miri për nji Qeveri të sukseshme sepse, ju pretendoni e ne e deshirojmë që mandati i kësajë Qeverie të jëtë për periudhën tetëvjeqare që i gjithë elektorati shpresonë dhë e deshironë. Për këtë, dhë ju votojë më numrin më të madhë votash.

Në asnji rast, nuk guxonë që të ketë mosmarrëveshje për ndarjen e pushtetit sepse, konsiderohet i përbashkët dhë ashtu duhet të jetë.

Sipas disa deklaratave të përfaqësuesve të Vetëvendosjës së nga LDK-ja është kërkuar Ministria e Brendshme dhë ajo e Drejtësisë, mendimi im është që, nese mendoni më e luftue krimin, korrupcionin dhë nepotizmin, athere, ministrinë e brendshme ta udhëheqë VV-sje ndërsa, tëDrejtësisë LDK dhë të tjerat sipas dakordimit të dy palve. Nese nuk mirreni vesh si duhët, athere, do të nenkuptohet së që të dy palet po luftoni për pushtet e jo për shtet. Sllogani i juaj të dy palve ka qenë që, të largohen pushtetaret të cilit luftonin për pushtetin e jo shtetin. Ju, duhet ta demantoni dhë ta konfirmonë së jeni për shtetin për qka e muret votën.

Mendojë së nji kombinim i këtillë do të ishte m a i sukseshëm në luftimin e këtyre dukurive për të cilat qeveritë e deritanishme kishin deshtue, ndërsa, fushatat elektorale të dy subjekteve kanë qenë mu këto prioritete për të cilat edhe u votuat nga elektorati. Prandaj, nuk keni kurfar arësye që të hezitoni të nenshkruani marrëveshjen e shpetimit ashtu siq e kualifikojë edhe sovrani.

Më vjenë mirë që, zavëndëskryeministri i parë të jetë nga LDK-ja dhë, duhet pa kurfar hezitimi të uleni dhë gjatë kësajë jave ta përfundoni këtë ngjarje të shumëpritur nga të gjithë jo vetem nga Kosova por nga të gjitha trojet shqiptare dhë diaspora.

Ju lutem që përmbaheni nga deklaratat e pamatura dhë përqarëse sepse, nuk ju ka dhënë e drejta që situatën ta përkeqësoni por të afroheni.

As Vetëvendosjës që duel e para dhë më Kushtetutë e ka drejten që i takonë për formimin e Qeverisë në marrëveshje më partnerin e koalicionit, LDK-në që të siillët në mënyrë superiore e, as LDK-së si parti e dytë më nji diferencë të vogël, të sillet si parti shantazhuese ndaj të parit.

Definitivishtë, qëtë dyja subjektët, as nuk jeni të zgjedhur për të luajtë më durimin dhë fatin e populli por, për hirë të tyre, të Republikës së Kosovës, të jeni në nivelin më të lartë përgjegjësisë për qka duhet të jeni shumë të kujdesshem dhë seroz.

Ju lutemi që mos të na zhgënjeni edhe ashtu të zhgënjyer më qeverisjet e deritanishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat