Një porosi për LVV-LDK, për Albinin dhe Vjosën

Opinione

Një porosi për LVV-LDK, për Albinin dhe Vjosën

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:56
Skënder S.Kapiti

Është urgjencë kombëtare në Kosovë formimi dhe fillimi nga puna e vështirë e qeverisë së kualicionit LVV-LDK.

Mos të degradojë në një betejë pazaresh personale dhe partizane, por të fillojë nga puna si një qeverisje kualicioni për interesin kombëtar.

Populli  votoi VV e LDK , Albinin dhe Vjosën , dhe pret shumë nga Ju.

Sot nuk është urgjencë Presidenti i Kosovës , por është qeveria e cila duhet të formohet pa vonesë.

Nuk duhet t’ë mbetet peng qeveria nga Presidenti.

Është mirë madje që Presidenti i Republikës të jetë një figurë e respektuar dhe konsensuale sa më gjithëpopullore e publike, që të jetë mbi partitë. Presidenti t’i përkasë një agjende dhe kohe tjetër të përshtatshme.

Dhe nëse do të zgjidhet Presdenti në mënyrë konsesnsuale nga VV e LDK duhet një figurë politike e pakonsumuar, jo e akuzuar për korrupsion e rekorde krimi  dhe për pazare e interesa personale mbi ato partiakle e publike; duhet figurë pastër, e aftë dhe e përgjegjshme  dhe  me një të kaluar e trashëgimi të vyer e të përshtatshme si nga të dyja forcat politike LDK dhe nga VV të jetë i pranueshëm prej tyre, por që të gëzojë një respekt të gjërë në publik  si një post i kryetarit të shtetit, post  mbi partiak, dhe jo President shteti për t’i shërbyer vetm vetes së tij dhe partisë nga do të vijë, por si një simbol i unitetit kombëtar. LVV e LDK nuk duhet ta përsërisë gabimin që bëri dikur Lidhja Demokratike e Kosovës ,pazari politik  i së cilës për interesa të ngushte personale dhe kundër vullnetit të LDK-së zgjodhi bashkë me PDK-në President të Kosovës njeriun më të papërgjegjshëm dhe më të pameritë, Hashim Thacin, të cilat ia ka parë sherrin e taksiratin e madh gjithë Kosova.

Nëse bëhet problem dhe arrihet që të mos formohet kualicioni për  shkak të Presidentin dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme , ajo parti prej së cilës vjen edhe shkaku i mosformimit të këtij kualicioni atë me siguri që do ta ndëshkonte ashpër vota popullore nëse do të ndodhte shkuarja në zgjedhje të tjera parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat