Nesër në Berlin dueli i ashpër midis Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit

Opinione

Nesër në Berlin dueli i ashpër midis Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:26
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Me iniciativën e Ambasadorit Amerikan ne Gjermani dhe njëherit Ndërmjetësues i Presidentit Donald Trump është bë e mundur takimi midis dy liderëve të Kosovës Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit.

Këta dy lider të Kosovës kanë qëndrime aq të mëdha politike sa që edhe është zor te zbutën sado pak, sepse Hashim Thaçi njihet si njeri i shantazhuar që për këto dy-tri vite e fundit e solli vërdallë Kosovën në arenën ndërkombëtare duke i shkaktuar dame të pariparueshme vendit duke bashkëpunuar me njerëzit e sojit ruso-serb. Në dialogun me Serbin i cili turpërishtë hyri pa asnjë kushte, ani pse Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare, e ka bë rrëmuj ekonominë e Kosovës dhe i ka ndjekë mbi 800 mije shqiptare nga Kosova.

Të gjitha këto për Thaçin nuk ishin asgjë i cili si i shantazhuar nga Serbia hyri pa kushte në dialog me Serbin bile as pa kërkim falje, duke i sjellë Kosovës marrëveshje të dëmshme. Por ky njeri shkoi aq larg sa qe e vuri ne loje edhe sovranitetin e Kosovës i cili po te mos ndalej Kosovën do ta copëtonte.

Më këto dhe shumë të tjera ia qiti faqen e zezë Kosovës në arenën ndërkombëtare,ia humbi imazhin e saj, duke e lejuar qe ne këtë dialog Serbia, ani pse agresore, ta merr primatin sikur ajo te mos kishte bë gjenocid në Kosovë. Të gjitha këto ndikuan që bota të krijoj hyri së çfarë po ndodhë në të vërtetë në Kosovë, kah po shkon ajo, çfarë ndikuan edhe në ndaljen e njohjeve, bile pati edhe çnjohje bukur të mëdha.

Albin nesër në Berlin duhet të jesh i pa kompromis ndaj Thaçit i cili është i njohur për dredhitë dhe eskivimet e tij. Nesër kësaj figure të komprimituar të Kosovës në Berlin duhesh ti japish leksikon, mat, siç thuhet me dy tre proteza sepse je një figurë e pakorruptuar je arrë e fortë që nuk thyhesh që ia do të mirën vendit, ndaj atij i cili për të gjitha këto vite së bashku me partin e tij u korruptuan deri në maksimum, duke e mos luftuar fare korrupsioni qe si shkas pati edhe mosliberalizimin e vizave.

Albin nesër në takim me Richard Grenellin duhesh të ia thuash të vërtetën për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, duke e apostrofuar Thaçin i cili së bashku me partin e tij, bënë qeverisje të keqe duke e shkatërruar vendin në të gjitha fushat e jetës, si ekonomin, arsimin, shëndetësinë duke e keqpërdor paranë taksapaguesve, me afera dhe skandale politike e deri te ndjekja pa baza ligjore te shtetasve turk nga Kosova.

Albin unë e di së ti e ke guxim që nesër të thuash të vërtetën në këtë takim, sepse e vërteta është në anën e juaj.

Unë e di se do ta bëjë këtë, këtë e ke për obligim nga vota e popullit i cili ta dha besën për të luftuar të keqen që u mboll ne këtë truall që 20 vite. Populli ta dha besën dhe mandatin që t’i ndihmosh atij nga kjo katrahurë e mbjellur me vite në Kosovë nga bandat përmes aferave dhe skandaleve korruptive.

Nesër të uroj sukses të dalësh fitues, duke ia treguar të gjitha këqijat që i ka bë Hashim Thaçi për të gjitha këto vite, sepse e vërteta është në anën tende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat