Albin Kurti dhe Isa Mustafa rrezikojnë vendin në zgjedhje të reja!

Opinione

Albin Kurti dhe Isa Mustafa rrezikojnë vendin në zgjedhje të reja!

Prof.Dr.Nijazi Halili Nga Prof.Dr.Nijazi Halili Më 4 dhjetor 2019 Në ora: 20:45
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Një situatë e tillë e tejzgjatur e krizës nuk i shërben as Kosovës dhe as qytetarëve të saj, krizat janë komplekse por zgjidhjet janë më thjeshta.

 Por ekziston një rrezik tjetër që vendi të jetë izoluar edhe gjatë këtij vitit, nëse kursi i politikes kosovarëve nuk ndryshon, dmth. nëse vullneti dhe vizionet mungojnë atëherë palët zhyten keq e më keq në krizë dhe koston e paguan i gjithë vendi dhe në të gjitha fushat.

 Kjo krizë e ka lodhur aq shumë Kosovën dhe popullin e saj, gati gati në nivel të pasluftës. Kosova sipas gjendjes aktuale po jep të tregoj se vendi do të futet në krizë të thellë politike e institucionale nëse dy subjektet politike, VV-ja dhe LDK-ja nuk gjejnë ndonjë kompromis apo formulë  për krijimin e qeverisë.

Sipa gjithë parametrave vendi shumë lehtë mund të shkoj në zgjedhje, pasi që dy subjektet e partive politike të dalura pas zgjedhjeve fituese VV dhe LKD nuk po mund të ndajnë tortën në proporcion të barabartë.

Por kjo luftë nëse nuk përfundon  me gjetjen e formulës qeverisëse.

 Kujt i shërben kjo situatë?

Kjo situatë nuk i shërben askujt, e më së paku kosovarëve, prandaj dy  partitë politike duhet të ulen dhe të gjejnë një kompromis për formimin e Institucioneve sa më parë dhe mos të humbet kohë që vendi të zhytet në krizë të thell politike.

E tërë kjo jep të kupton se kriza e krijuar politike në vend, është si pasojë e mungesës së transparencës dhe vullnetit politikë në mesë të liderëve të dy subjekteve politike z. Albin Kurti dhe z. Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat