Duke pritur qeverinë e re

Opinione

Duke pritur qeverinë e re

Nga: Ramiz Spahiu Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:26
Ramiz Spahiu

Zgjedhjet e lira demokratike ne Kosovë u mbajtën me 6 tetor dhe përkundër disa intervenimeve te prokurorëve, deri këtu kaluan mire. Po atë dite në orët e vona e patëm një rezultat. Me ndonjë ndryshim te vogël, po i njëjti u konfirmua shume me vonë pas një numërimi te gjatë. Dhe pas një rinumërimi te stërzgjatur e monoton deri ne devijim, rezultati edhe u certifikua.

Populli i lodhur nga qeverisja e keqe tregoi se e di kur është mjaft e kur është tepër, prandaj votoj për ndryshim, për një qeveri te shpresës. Dhe kur pritej bërja e qeveris se re, u dëshpëruam kur pame se ende nuk është zhdukur mentaliteti lakmitar i pazareve qeverisëse. Ne skenë u rishfaqen me paterica apetitet karrieriste te mbetjeve te se kaluarës, qe fatmirësisht janë ne ikje. E tani ne pazarin e ndarjes se posteve, molle sherri na doli pozita e presidentit, duke harruar gjendjen e vështirë, thuaja katastrofale te popullit tone te keq qeverisur për dy dekada. Duke harruar kështu se shteti mezi po frymon. Duke harruar kështu se presidenti duhet te jete figure unifikuese qe duhet te zgjidhet nga spektri i gjere politik, bile do te ishte mire te zgjidhej nga vota e popullit.

Me ketë rast do ti kisha pyetur ata qe kane aspirate egoiste për ketë post, pa menduar fare për qytetarin, se çfarë presidenti është ai qe vjen nga cilado parti e jona qe asnjë herë ne zgjedhje nuk merr me shume se 25 % te votave. Çfarë figure unifikuese është një president i zgjedhur me aq pak vota? Çfarë figure unifikuese është lideri qe mezi arrin ta mbaj te pa përçarë një parti te dyte apo te trete? A i duhet popullit një president i tille?

Dhe ne fund negociatorëve për qeverinë e re, për qeverinë e ndryshimeve, për qeverinë e shpresës do te ju kisha kujtuar përgjegjësinë qe kane ndaj dëshmorëve qe dhanë jetën për ketë vend. Përgjegjësinë qe kanë ndaj votuesve te tyre. Përgjegjësinë qe kanë ndaj fëmijëve, rinise dhe popullit tonë. Prandaj, për te qenë ne nivel te përgjegjësisë se tyre, ne ketë rast kisha kërkuar qe marrëveshjen qeverisëse ta negociojnë liderët qe i janë nënshtruar besimit te popullit, liderët qe kanë marr votën e popullit e jo liderët te cilët kaherë është dashur te pensionohen.

Kosova nuk ka kohe për te humbur, se derisa ne bëjmë fushata, derisa ne mbajmë zgjedhje, derisa ne numërojmë vota, derisa ne rinumërojmë vota, derisa ne ngarendim për te grabitur kush me shume poste ministrore, te cilat fatmirësisht u shkurtuan nga liderët e shpresës, mjegulla dendësohet dhe mbulon çdo cep te vendit, krimi rritet e forcohet me shume, çnjohjet shtohen e shtohen çdo dite, rinia ikën e ikën nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat