Acarim i marrëdhënieve Gjermani - Rusi

Opinione

Acarim i marrëdhënieve Gjermani - Rusi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:32
Sherif Ramabaja

Pas vrasjes së një gjeorgjiani në Berlin që ishte pjesëmarrës i luftës në Çeçeni, qeveria federale gjermane mori vendim për largimin e dy nëpunësve të ambasadës ruse nga Gjermania. Rusia kërcënon me kundërmasa. A do të përshkallëzohet situata? Mediat gjermane paraqesin tre skenarët që mund të ndodhin.

Skenari i parë: Rusia tregohet e gatshme të bashkëpunoi!

Qeveria ruse,  vendos që të bashkëpunoi në çështjen e vrasjes në Berlin ngase kryetari Putin, muajt e fundit rregullisht ka insistuar në përmirësimin e marrëdhënjeve me BE. Viti i kaluar ishte mjaft i trazuar për Rusinë. Ish agjenti rus Skripal, i cili më vonë kishte punuar për britanikët, së bashku me vajzën e tij në qytetin anglez Salisbury u gjetën pa ndjenja. Ka shumë të ngjarë që Rusia qëndronte prapa sulmit me gaz nervor. Kështu pasoi një krizë e thellë mes Britanisë së Madhe dhe aleatëve perëndimorë në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër. Në të njëjtin vit pati po ashtu tensionim mes Ukrainës dhe Rusisë në ngushticën detare. Në krahasim me vitet e më parshme, viti 2019 ishte një vit mjaft i qetë i Rusisë me perendimin. Këtë qetësi s´do të donte Putini ta prishte, posaqërisht me Gjermaninë si një parnere shumë të rëndësishme në Evropë. Për më tepër, presidenti francez Macron, po ndjek rrugën e afrimit me Moskën. Momenti pozitiv për Putinin do të ishte të trgoi shenja të vullnetit të mirë. Për çështjen e vrasjes në Berlin, si zakonisht Moska gjenë arsyetime t´i bishnoi të vërtetës dhe t´i arsyetohet Gjermanisë. Me trillimet arkivore ditët dhe javët e ardhshme do të merret KGB, për të treguar se sa “ paqësore” është ajo. Fushëveprimi i udhëheqësit politik të kremlinit do të jetë i kufizuar pasi që gjithnjë luan me të njejtën kartë. Edhe në rastin e Skripal, Moska sipas traditës ruse interpretoi alternativën të bazuar në dezinformata, të shoqëruar me sulme nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse. Një bashkëpunim pa tensione i Putinit me Gjermaninë, do të dëmtonte reputacionin e tij, tashmë të prishur në vend. Dorëzimi i qytetarëve rusë tek autoritetet e huaja, ligjërisht dhe moralisht për Moskën nuk është i mundur, prandaj ky skenar përfundimisht është i papranueshëm.

Skenari i dytë: Përshkallëzimi i ndërsjellë

Në Rusi po rritet frustrimi mbi gjermanët ngase, po vënë në lojë thuaja për asgjë marrëdhëniet e dyanshme në rritje e sipër. Gjithkund nëpër botë kundërshtarët e udhëheqësit Çeçen Kadyrov,( i preferuari i Putinit) janë likuiduar, si në Austri apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe asgjë e keqe ska ndodhur. Pse tash kjo vrasje që ndodhi në Gjermani, të ketë një trajtim kaq të madh. Kremlini do të filloi pra me spiralen e eskalimit! Si përgjigje ndaj masave gjermane edhe ata, po ashtu do të përzënë dy nëpunës të ambasadës gjermane nga Moska. Si reagim i samitit për Ukrainën që parashihet të mbahet të hënën në Paris, Moska mund ta anuloi pjesëmarrjen. Moska mund të kërkoi mbylljen e Goethe Institutit në Rusi. Transmetuesi Deutsche Welle është renditur nga Moska po ashtu si “ agjent i huaj “. Pra të gjithëve punonjësve të huaj dhe vendas, po ashtu u jepet një status i tillë “ agjent të huaj “. E gjithë kjo mund të bëhet falë një ndryshimi të ligjit, që Putini e nënshkroi ditët e fundit. Punonjësit e kompanive gjermane i dërgojnë anëtarët e familjeve të tyre në Gjermani, për arsye sigurie! Në të vërtetë as Gjermania dhe as Rusia nuk është e interesuar për një përshkallëzim të marrëdhënieve të tyre.

Skenari i tretë: Eskalimi që në realitet nuk ekziston

Qeveria ruse kërcënon me kundërmasa. Si përgjigje mund t´i largoi po ashtu dy diplomat të ambasadës gjermane, po Putini si taktizues që njihet, nuk do ta prish dhe rëndoj takimin e Normandisë që do të mbahet në Francë. Ai po ashtu flet dhe është i interesuar t´i përmirësoi marrëdhëniet me BE, duke shpresuar në largimin e sanksioneve. Putini shpreson kështu duke insistuar në zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën, sepse ekonomia ruse është duke vuajtur nga sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti francez Macron gjithnjë po insiston në përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, prandaj as Gjermania nuk është aq e interesuar në eskalimin e gjendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat