Zezonat e kombit tim!

Opinione

Zezonat e kombit tim!

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:48
Maxhun Smajli

Koha e pas luftës ka sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në shoqërinë tonë dhe në mentalitetin e tyre. Ka bërë që disa shqiptarë të vënë në pikëpyetje rendësinë e vlerave njerëzore. Andaj, duke kthyer vemendjën nga problemet që e  prekupojnë shoqërinë shqiptare, përmes këtij shkrimi po u shpalli luftë zakoneve të çoroditura. 
    Të kesh miqë të vërtetë është një fat i madh. Miqë që dinë të vlerësojnë atë që ju jeni, ashtu si jeni. Miqë që ju shoqërojnë si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira; me këshilla e përkrahje. Mirëpo, nga përditëshmeria e pabesive, njerëzit janë bërë të ndrojtur. Të mbërthyer nga frika se çfarë tradhëtie po kurdis “miku”. Dhe, sa më shumë i ofron, apo i ofrohesh, aq më lartë rritet shkalla e deshpërimit. 
     Në kohën e pas luftës, i lumtur duket vetëm grabitçari, keqbërësi. E, ne na ka mbetur të lakmojmë të tillët. Dhe, lind pyetja; -a ia vlenë t'i pranojmë këto veti të këqija, pas kaq vitesh burrërie, njerëzie e morali të lartë. A bëhen hasha gjithë këto virtyte të mira. Si ta hedhësh një thes drrith për një thes pleh? Por, nganjëherë, bile shpesh herë, po nuk pate pleh nuk ke as bereqet, nuk ke drrith. Prap u lidh drrithi me plehun.
    Ndoshta, edhe po, sepse ata që kanë fituar para në rrugë të pista; prostitucion, korrupcion, plaqkitje, vrasje me pagesë, ndertojnë kisha, xhami, apo shkolla, ku luten priftrinj, hoxhallarë e ligjerojnë mësuesë, të cilët nuk do të ndalën së uruari për bëmirësinë, sevapin e keqbërësit. Dhe, ky “shenjtor” i shpallur pas marrëzive, ky drrith që ka rrënjët në pleh ngre kokën lartë e më lartë. 
    
    Hakmarrja, krenaria dhe urrejtja, veprime qëpo damtojnë shoqërinë shqiptare

    Në kohën e pas luftës janë tri veprime që po e damtojnë shoqërinë shqiptare; hakmarrja, krenaria dhe urrejtja. Shumë njerëz mendojnë se, kur hakmerresh, ndihesh mirë. Deri tani, më e zakonshme është që hakmarrjet të ndodhin midis njerëzve të afërt; miçve, kolegëve dhe pjestarëve të një partie. Lendimi i ndjenjave nga ndonjë fjalë ose ndonjë veprim, shpesh pasohet me reagime hakmarrëse. 
    Ndërsa, krenaria e tepërt i ndanë njerëzit. Një përsoni krenar i pëlqen ta konsiderojë veten më të lartë se të tjerët dhe zakonisht provon kënaqësi egoiste duke u mburrur. Manifestojnë çrregullime të rënda në fushën e të menduarit, përceptimit, emocioneve, ndjenjës së unit. Shpesh mendimi është i paorganizuar dhe koherent. Shumë prej tyre kanë besim të pabazuar tek realiteti. Janë të shumtë ata që sot përpiqen të mbetën në kujtesën e të tjerëve, duke kërkuar lavdi  mbi tragjeditë e njerëzve të tyre. Duke shpërfill veprat e të parëve të tyre, mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë, edhe të ofendojnë dhe të mos kritikohen, apo t'u përmendet emri. 
    Derisa, fjala “urrej” ka disa ngjyrime kuptimore. Mund të nënkuptojë armiqësi të fortë, një mospelqim të vazhdueshëm të shoqëruar shpesh nga keqdashja. Një urrejtje e tillë mund të bëhet ndjenjë që të bren nga mbrenda e të nxitë ta dëmtosh tjetrin.

    Në veten e dytë, je ti!
    
    Në kohën para lufte, njerëzit jetonin dhe vdisnin për nder. Nderi është gjithçka në shoqëri. Nderi fitohet duke kryer bëma të virtytshme ose duke shkelqyer në mesin e të tjerëve. Çdo njeri që do ta ruaj veten është e nevojshme që me zotësi ta tregojë nderëshmërinë në të gjitha veprimet e tij. Po kështu duhet vepruar edhe me mirënjohjen që të ofrojnë të tjerët. Duhet të keni një ndërgjegjje të pastër, të silleni me ndershmëri në çdo gjë dhe karshi çdo njërit. Por, më parë duhet të jesh njeri i çliruar nga të gjitha paragjykimet. 
    Në të kundërtën turpi ose çnderimi shoqërohen nga poshtërimi dhe talljet publike. Atëherë, tek ti gjejmë intriguesin dhe trilluesin unik, aktorin udhëheqës që duhet të trilloj për të rindërtuar tragjedinë. Derisa në takime me të tjerët dukesh shumë i zënë me shpifje, në vetën tënde po lind një idiot. Nuk vlerëson gjërat që bëjnë të tjerët për ty. Me fjalët e juaja të pamenduara po kapsit veten tënde. Kështu, nga një djalë i mirë, por i lehtë në mendje, i zure vendin mizës nën bishtin e pelës. Kam edhe shumë gjëra për të thënë, por tani për tani nuk je në gjendje t'i kuptosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat