Zoti Kurti, tani, topi është në dorën tende. Thirre takimin e përfundojeni Marrëveshjen për bashkëqeverisje

Opinione

Zoti Kurti, tani, topi është në dorën tende. Thirre takimin e përfundojeni Marrëveshjen për bashkëqeverisje

Nga: Hafiz Shala Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:48
Hafiz Shala

Zhiva në termometër është ngritur në nivelin më të lartë tëk votuesit e juaj që jau dhanë besimin për ta formuar Qeverinë e ndryshimit dhë të shpetimit të Kosovës.

Në fillim të javës së ardhshme, ndoshta qysh të hënen, duhet ta ftosh zotin Isa Mustafa dhë që në start duhet të deklaroheni që të dytë së, nuk do të ketë barier e cila nuk do të mundë të mos tejkalohet.

Nese nuk e beni këtë veprim, do të jeni të urryer, të përbuzur dhë të nemur përjetësishtë dhë, praktikishtë politikishtë do të jeni të vdekur.

Jamë shumë i bindur së mllefin që po e shprehu une përmes kësajë thirrje publike, e shprehë mosdurimindhë zhgënjimin e votuesve i cili sa po vjenë e po shtohet. Dhashtë zoti që une të jam i gabuar në këtë vlerësim.

Une mendojë së, preokupimi i juaj duhet të ishte së si ti akomodoni njerz të aftë dhë të përkushtuar për tu përballur më sfidat të cilat janë aq të mëdhaja sa nuk kanë qenë asnjihere ma parë dhë ate në rrafshin e brendshëm dhë ndërkombëtar.

Askuajtë nuk i lejohet komoditeti që popullin ta mbani në ankth dhë në pritje së a do të mirreni vesh, si do të mirreni vesh dhë, kur do të mirreni vesh.

Koha është ari më vlerë por fatale kur e humbë.

Përderisa edhe miqt tanë ndërkombëtar në nji mënyrë po ju kërkojnë që mos të thëmë së po ju lusin sepse, nuk jeni ju ata të cilët duhet të ju lut Amerika apo Evropa por, jeni ju ata të cilët duhet të ju kërkoni mbështetje në kërkesat e juaja reale nese ato i adresoni në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhë të guximshme duke e patur parasyshë servilizmin, nenshtrimin dhë puthadorësinë e paraardhësve të juaj. Ambasadoret e shteteve mike, po ju paraqesin si të qëlluar për ta marrë udhëheqjen e shtetit sepse, deri më tani ata kishin të bënin më njerz të padënjë, njerz që kanë ardhë në kundërshtim më ligjin, Kushtetutën dhë të akuzuar për krime, hajni, nepotizëm dhë më të gjithë izmat tjerë ma të komprometuar që faktikishtë të ngarkuar më kësi llojë akuzash, ata, as që duhet të futëshin në zyrat e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Qka po doni ju zotëri tjetër përposë më jau mbajtë qirin si të shënjtë? Jo, jo, askush nuk është i shënjtë, askush huk është më i vlefshëm së populli, prandaj, uluni, merruni vesh dhë kryeni detyrën dhë besimin që jau dha sovrani para së ta humbeni dhë të deshtoni ku në nji mënyrë po e veni në pikëpyetje vlerësimin dhë besimin të cilin populli jau shprehu përmes votës së lirë dhë masive si asnjihere ma parë.

Sovrani duel masovikishtë dhë votuen duke i denuar ata të cilët abazuan me shtetin duke i tejkaluar të gjitha normat humane, demokratike e institucionale.

Zoti Kurti, thirre zotin Mustafa, ndersa zoti Mustafa, përgjigjju thirrjës së Albinit dhë shpallëni Marrëveshjen e arritur. Mjaftë ju pritem.

Zoti Kurti, tani, topi është në dorën tende. Thirre takimin e përfundojeni Marrëveshjen për bashkëqeverisje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat