Ambasadori William Walker e dha alarmin që e pranoi e gjithë bota, përposë Serbisë

Opinione

Ambasadori William Walker e dha alarmin që e pranoi e gjithë bota, përposë Serbisë

Nga: Hafiz Shala Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 06:23
Hafiz Shala

Është e pakuptimtë së si SHBA-të dhë Evropa, nuk reagun ndaj kësajë deklarete mohuese e skandaloze millosheviqiane të Aleksander Vuqiqit, president i Republikës së Serbisë pretendente për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropiane cila duhët të zhvillojë bisedime më Reoublikën e Kosovë të cilen e mohonë, nuk donë ta njef dhë i mohonë të gjitha masakrat të cilat, ushtria, policia dhë paramilitaret serb  kryen ndaj popullatës civile të pambrojtur.

Si mundë të pritët që  Millosheviqi i dytë tani në krye të Serbisë, të kërkojë falje dhë të jau shtrinë dorën e paqës shqiptarve më kësi llojë përceptimesh.

Pas denimit të ish Ministrit Todosijeviq më nji  denim minimal më dy vjetë burgimnë lidhje më mohimin e masakrës së Raqakut, reagojë Vuqiqiw si në kor, e tërë udhëheqja serbe në institucionet lokale dhë shtetërore të Kosovës, duke i dalë në përkrahje urdhëdhënësit dhë “Kryetarit të tyre” në nji shtet tjetër i cili në mënyrë të hapur interferohet në punët e brendshme të shtetit të Kosovës më qellim që Republikën e Kosovës ta defaktorizojë dhë ti sjellë probleme deri të shkaktimi i eksceseve nderetnike më të trazira të cilat Vuqiqi donë ti përdorë për interesa politike për konsum të brendshëm dhë ate ndërkombëtar duke eshfrytëzue ndikimin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e cila bashkë më Kinën dhë disa shtete të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Zoti Kurti dhë komplet spektri politik e institucional, duhet të reagojnë para shteteve  të cilat po tentojnë të krijojnë paqë më djallin sepse, nuk mundë ta zhdukë urrejtjen patologjike ndaj qenjes shqiptare që dorën në zemër ndihmaqar dhë bashkëpunues në këto djallëzira, kanë qenë fatëkeqësishtë edhe udhëheqës të lartë shtetërore nga të dy anët e kufirit, Kryeministrit shqiptar, Presidentit të Kosivës më këshilltarin, mentorin dhë spiunin serb Baton Haxhiu Stanishiqi.

Emri i këtijë të fundit, këto ditë dhë jo vetem këto ditë por prej kohesh, lakohët si pjesëmarrës dhë autor i shumë veprimeve dhë elaborateve antikombëtare më të cilat, Kosovës ja vështirësojë rrugën drejtë shtetëndërtimit dhë konsolidimit gjithnji duke dalë në anën e interesave të Serbisë më pretendime të korigjimit, ndarjës dhë coptimit të tokave shqiptare edhe ashtu të coptuara historikishtë gjatë shekujve duke ju lajthitë Serbisë dhë duke i krijuar kushte e mundësi për kérkesa të reja të pjesve të Kosovës më pretendim dalje në detin Adriatik përmes Kosovës dhë Shqipërisë.

Qka ti thuhet asajë kur Kryeministri shqiptar, Kosovën e paraqet në hartatsi pjesë të Serbisë. Qka ti thuhet kur ai, edhe më insistimin formal të BE-së së nji Minishengen i ardhshem nuk do të ketë kuptim pa përfshirjën e të gjitha shteteve Ballkanike pra, edhe Kosovën. Fatëbardhësishtë së kjo ide e qellimshme për ti dhënë primatin Serbisë në Ballkan, po vdesë ende pa e mbjellë.

Në tëvërtetë, kjo lojë e Vuqiqit, Ramës dhë Thaqit më zagarët etyre, është nji tentativëqë, duke e krijuar nji minijugosllavi respektivishtë Serbi të fuqizuar më primatin e dhënun nga kush tjetër përpos mercenarve më emra shqiptar të cekur në këtë tekst.

Përderisa Serbia këmbëngulë në vazhdimine dialogut më heqjen e taksës, né të njejtën mënyrë Kosova duhet ti kërkojë Serbisë njohjen dhë pranimin e masakrave të shkaktuara në Kosovë si kushtë për ti vazhdue këto bisedime.

Nese Presidenti serb Vuqiq, nuk krahasohët më Millosheviqin nëbazë të sjelljeve, deklaratave, veprimeve dhë, nxitimin e srbve të Kosovës që ti braktisin institucionet e Kosovës, vëndë për dialog të barabartë dhë reciprokishtë të njohur, nuk do të ketë marrëveshje e ma së paku paqësore dhë të qendrueshme qoftë edhe më garancinin e supërfuqive sepse, Serbia është e njohur si shkelëse e marrëveshjeve të këtila.

Paraqitjet formale dhë artificiale qoftë të BE-së apo SHBA-ve së gjoja egzistonë mundësia për marrëveshje paqësore më Serbinë, janë vetem agoni.

Përderisa nuk i thuhet Vuqiqit së kursii tijë ështëi njejtë më ate të Millosheviqit dhë ai kurs politik ka vdekur më 1999, ai, nuk do të ndalët së vepruari në mënyrën ma ekstreme të mundshme. Lemoshat ndaj tijë nga kushdoqoftë, janë të barabarta më nxitjen e tijë për kësillojë sjelljeve e veprimeve.

Kosova, nuk guxonë, nuk mundet dhë nuk lejohet që të jetë lodër e Serbisë përmes Vuqiqit dhë mercenarve të tijë, Rama, Thaqi, Baton Haxhiu Stanishiqi.

Qeveria e re e Kosovës, nuk guxonë ti nenshtrohet asnji diktati kur është pyetje shtetësia dhë sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Mjaftë më servilizëm, mjaftë më luajtjën e interesave të shqiptarve për hirë të paqës sepse, nuk jemi ne të vetmit që duhet ta bartim këtë barrë dhë ate, në rendë të parë si viktimë e luftës, si viktim e pazareve politike të supërfuqive dhë, plotësimit të deshirave dhë apetiteve të Serbisë përmes Rusisë dhë Turqisë.

Tragjedia e cila goditi shtetin amë Shqipërinë, e manifestojë mrekullinë që populli dinë ta bënë pa pjesëmarrjën e udhëheqjës së sajë të llastuar, të korruptuar e të inkriminuar.

Jamë ma së i bindur së, edhe miqët e edhe armiqët e kanë marrë nji mesazhë shumë të qartë se, asnjii vetmi shqiptar nuk do të rrijë ma duarkryq në qfardo rasti që e rrezikonë qenjën, dinjitetin dhë kombin në përgjithësi.

Pra, Qeveria e Kosovës duhet të formohet urgjentishtë dhë, largojuni spicave e ndërskamcave dhë deklaratave të panevojshme jo bashkuese por përqarëse sepse ato, nuk ju bashkojnë, nuk ju ndihmojnë dhë,njiherit e reflektojnë papjekurinë e deklaratëdhënësve të cilët bënë hop pa e kalue jazin.

Shumë ma mirë do të ishte sikur Albin Kurti të ishte në postin e Kryeministrit tani kur duhët të takohët më zotin Grenell i cili fatëkeqësishtë duhët të ndërmjetësojë takimin e dy liderve shqiptar për qeshtjen shqiptare.

Kuptohet, Presidenti i shtetit, esencialishtë nuk ka kurfar respekti anipse formalishtë është në krye të shtetit i cili sipas Kushtetutës duhet të ishte përfaqësues i unitetit por, më veprimet e tijë kundërshtetërore, ai, nuk gëzonë kurfar autoriteti as përkrahje nga populli të cilin fatëkeqësishtë ende formalishtë e udhëheq.

Pritjet mundë të jenë fatale sepse situatat politike në arenën ndërkombëtare po ndryshojnë dita ditës edhe më ndërrimet në udhëheqje që ma së paku shkojnë në interesin tonë shtetëror e kombëtar.

Njerz të politkës dhe diplomacisë, njerz të shkëncës e diturisë, tani ma së shumti i duhen kombit. Akademit e Shkencavedhë Arteve të të dy shteteve, nuk duhët humbur kohë për ti analizuar të gjitha rrethanat dhë të dalin më nji Program të përbashkët gjithëkombëtar në të gjitha aspektet dhë situatat qoftë edhe hipotetike anipse ato mundë edhe të paraqitën si reale.

Kush duhet të ju “ urdhërojë “ për nji veprimtari të përbashkët ?! Mendojë së askush por më vetëiniciative dhë rrethanave në të cilatndodhemi, është imperativ për nji hap të këtillëdhë ate, intelektualve pa ideologji e të papërcaktuar partiake por nacionale gjithëpërfshirëse.

Pritja dhë mosveprimi më kohë anipse ne si komb jemi të vonuar, mundë të na hakmerretmë pasoja marramëndëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat