Tërmeti në vendin e bukuroshes së Durrësit

Opinione

Tërmeti në vendin e bukuroshes së Durrësit

Nga: Gëzim Llojdia Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:34
Gëzim Llojdia

1.

Ne kishim 30 vjet ,që e kishim harruar si një fatkeqësi natyrore. Uji me përmbytjet  çdo dimër s’lë radhë për të tjera,zjarret në zheg të verës , e dinim se do të binin. Tërmetet,ndërkaq i kishim  harruar. Harruam se një  zë erdhi zëri i baba Vangës që ishte shuar vite më parë, por që sjell një parashikim deri në fund të fundit të kësaj bote. Dhe po ta dinim, çfarë do të bënim? Natyra nuk tregon agresivitetin e saj me parashikime. Mëndja njerëzore është e vogël dhe shkenca ende nuk e ka gjetur dot  si të parashikojë tërmetet,që në janë në dorë të energjisë  misterioze. Fatkeqësitë i përjeton gjithë bota jonë ,por në këtë vend,fatkeqësitë nuk kanë ndalur prej shekujsh. Luftërat, pushtimet,sistemet e drobitën ,e masakruan e torturuan këtë popull  fakir fukara. Madje, kur gëzon ai shkret fukara,çahet ajo dreq daulle.Dhe tërmetet kishim mangët. Madje tërmetet edhe në regjimin e shkuar ishin një problematikë  madhe jo më sot që buxhetet janë të limituar .Nëse aso kohe ndërtesat bëheshin me punë vullnetare dhe një ose dy kate, sot ka ndryshuar .Dhe historia e tërmeteve nuk është  e njëjtë.

Sizma e Durrësit tregoi dhe nxori në pah probleme të vjetra,probleme   të reja, ku vrapuan politikanë,kritikë,analistë dhe çdo shqiptar që prej kaq ditësh është bërë një sizmolog , duke na habitur .Shkundja dhe tundja herë pas here e kësaj furie lemeritëse, që bën të dridhet toka e gjithshka, quhet:tërmet.Kështu bota po hynë në një kohë tjetër të re .E gjithë bota, nuk do jetë  më,kjo që është. Edhe Shqipëria po kështu.Një energji e re po vjen prej vitesh nga një galaksi e njohur si:”Andromeda” dhe që pritet pas kaq shumë shekujsh të na rrëmbej në krahët e saj të dhunshëm. përpos kësaj  edhe ndërtimet,sizma,njerëzit,biznesi do të reflektojë në vitet në vijim për tu sjellë rreth një bote që do ndryshojë në gjithshka .Le të presim dhe të shpresojmë më të mirën.

2.

Kur sizma në Durrës lëkundi gjithshka dhe valët e saj hepuan tej e përtej kësaj zone, thirrëm :”Bobo kushedi c’dëmë ka bërë në njerëz dhe banesa ! Një tërmet është një seri dridhjesh të shkaktuara në koren e tokës nga këputja e papritur dhe rimëkëmbja e shkëmbinjve në të cilët ngurtësohet, tendosja elastike. Asnjëherë  dhe askush nuk e di se si funksionoi një tërmet. Për të qenë i sinqertë duke menduar kur kjo dridhje është me të vërtetë e frikshme të mendosh për tërmetin që shkatërroi. Kur më në fund  ai përfundoi bëhet bilanci,përsëri ishte tmerruese shikimi i gjithë kësaj zgjidhjeje të çuditshme dhe çarje në të gjithë ngrehinat. Ishte e çuditshme të mendosh që disa tronditje të mëdha mund t’i bënin të gjitha këto në vetëm  disa  sekonda.Dhe dëmët ishin shumë për këtë popull të vuajtur  ,të lodhur,të sfilosur.padashur më kujtua :”Bukuroshja e Durrësit”.Kush nuk e ka vizituar qytetin dhe nuk  është kujtuar për mozaikun, me  një emër të bukur:”Bukuroshja e Durrësit”.Është mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot thuhet në ëikipedia. Ka përmasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi. Bukuroshja u zbuluar në vitin 1916, ka marrë emrin nga përmbajtja e tij. Vepra i përket shekullit të  I Krishtit dhe ka formën e një elipsi. Mozaiku është punuar me gurë lumore shumëngjyrësh. Në qendër të dekoracionit është portreti i një gruaje, ndoshta Aura shoqëruese e Artemides, e cila qarkohet nga një dekoracion i pasur lulesh. Toka e bukuroshes  pësoi shkatërrime të mëdha afro mëngjesit të  ditës së martë të javës së fundit të muajit nëntor. Mirëpo bukuroshja që gjendet larg 20-30 km për fat nuk ju gjend dot pranë,ngase është strehuar në Muzeun e Tiranës.Por edhe atje bukuroshe i shkanë lotët e dhimbjes së madhe,për fatkeqësinë që solli tërmeti i fundit në qytetin e lashtë.Qyteti pret ringritjen madhe, të ringrihet përmbi hirin e  vet.

3.

Po të jetonte , Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, një ndër historianët , që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare në atë vit do të ndjente keqardhje për këtë qytet të lashtë. Dhe dashamirësin e tij  ai e shpreh kështu  në .Gazetën :”Shtypi” e Diel 3 qershor 1923 .Shqipëria ka pas kohë të kalueme ,shumë të lashtë e shumë të ndryshme . Shenjat e kësaj janë ruajt edhe sot shifen andej- këtej mbi tokë ,nën tokë ,sikurse na tregojnë shumë gjetje të çmueshme ...Kështjella e Petrelës afër Tiranës dhe katundit Prezë kanë qenë qendra ushtarake në kohë të ndryshme .Por një rëndësi të posaçme ka qyteti i Durrësit ,për të cilin flasin monumente të çdo kohe . Mjerisht shumë ndër to janë qit jashtë vendit .Shqiptari po të dojë të studioi historinë e vendit të vetë do të shkojë përjashta. Lumtësisht toka e Durrësit është e pasur me vjetërsira e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike . Përshëmbull ndër këto ledhe është ruajt ende sot një nënshkrim i shek XIII, qindra vjetet me të cilat tregohen veprat e mëdhaja të Perandorit grek Thedorit . Sesa visare të çmueshme të tregojnë gjithë Sekretarit të Ministrisë së Brendshme Reuf Fico,kryetarit bashki Durrës Kost Paftali .Si një dëshmi e këtyre visareve të çmueshme ashtë një gjetje e bomë në kohë të luftës prej austriakëve të cilët tu punue një llogore në vitin 1918 ndeshën në veri të Durrësit ,5 m nën tokë një mozaik shumë të rrallë me vizatime shumë të bukura , me ngjyra të çmueshme e me punim shumë të hollë . Në këtë mozaik u vu re një kokë shumë e bukur gruaje .Ky mozaik ashtë për Shqipërinë një visar ari e diturie . Vetëm rrënimi i këtij mozaiku ku padyshim do të gjendet edhe një shtëpi ka me sjellë vërejtjet e botës së qytetëruar. Sesa e pasur është Shqipëria në vjetërsi një rrënim tjetër që është kroni i arkeologjisë botërore . Ky është katundi i sotëm Pojan i cili është ndërtua mbi rrënimet e qytetit të pasur universitar e tregtar Apolonia .Tash e sa vjet toka që toka e Pojanit ashtë tue na dhanë shenja të kulturës së moçme .Shumë gjetje të tija janë përdorur prej popullit për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe e qenë shpërngulur për në Fier ,Berat ,Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve .Në këto monumente si statutja, relieve ,copa arkitekture ,nën shkrime ,gjinden sende të çmueshme ,hartë e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohën e motcme .

Patsch e përmend bukuroshen e Durrësit duke quajtur: një visar ari,por  që aso kohe gjendej nën rrënoja. Bukuroshja u gjet dhe u strehua në muzem,ndërsa nën rrënoja  mëngjesin e fund nëntorit mbetën shumë viktima. Durrësi do të shkruaj në kronikat e tij shumëshekullore, për këtë fatkeqësi tërmetin dhe solidaritetin  e madh njerëzor. Se çfarë pësoi toka,  si dridhej  dhe tmerronte njerëzinë vendi i bukuroshes, e plotë do të jetë kronikat e vitit 2019 të shekullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat