Thojnë se jemi nga populli i zgjedhur por kujdesen për të afërmit dhe miqtë

Opinione

Thojnë se jemi nga populli i zgjedhur por kujdesen për të afërmit dhe miqtë

Nga: Ali Hertica Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:07
Ali Hertica

Disa ndjenja ndoshta janë të dhunshme,të tjerat janë më të buta,në të dhunshmet hyjnë,dashuria e pasiononuar dhe urrejtja. Në të buta futet kënaqësia estetike. Ndjenjat zgjojnë dëshira,që sipas radhës,i bejnë njerëzit të nderrmarrin diçka,të marrin vendime dhe të veprojnë.

Asnjë nuk bën ndonjë gjë, pa qenë i nxitur nga ana emocionale.Mirëpo,nuk janë të gjitha ndjenjat që zgjojnë dëshira dhe ato që e bëjnë këtë, nuk zgjojnë gjitha dëshira të forta pa u vënë para drejtësisë.

Interesi vetijak është një klasë më vete dhe nuk i intereson as keqardhja,për gjerat që i bën.

Këta janë shumë të përhapur në sferën politike të Kosovës, mirëpo,intersi vetijak është vetëm një nga motivet që paraqiten tek njerëzit me moral të dobët.

Unë mendoj se paraqitja e kësaj prirje (egoizmit ), në përgjithësi trejtohen shumë gjëra dhe përshkrimin që filozofë të caktuar japin për njerëzt në këtë pikë, është kaq larg realiteti , sa përrallat me kuçedrat për tu larguar këta njerëz nga pasionet e tyre për knaqësit që i përfitojnë në kurriz të popullit.

Sa i përket mendimit të këtyre njerëzve, që nuk janë fare të kujdesëshëm për të tjerët,veçëse për mirëqenjen e tyre personale dhe familjare.Unë them se rrallë mund ta takosh ndonjë lider Kosovar që kujdeset për mirëqenjen e të tjerve,sepse më së shumti e don veten,po kaq rrallë mund ta takoshë të tjetër me ndjenja që balancojnë egoizmin.sa i fortë është kujdesi për njerëzit e tjerë.

Nga njëra anë,thojnë se jemi nga populli i zgjedhur, por këta kujdesen ,në radhë të parë pët të afërmit dhe miqtë.Këtë mund ta quajmë altruizëm të përgjithëshm të liderve.Këtu flitet për kundër veprimet emocionale të dobësis së motiveve dhe veprimeve të vrejtura nga populli.Ne deshirojmë t’i shikojmë gjërat objektivisht ,për të gjetur se si janë në të vërtet dhe i vështrojmë për një pasqyrim më real.Ne e dimë se po të kishim pasur të njëjtat mardhënie të afërta me patriotin e dëgjuar,do të na kishte zgjuar dashurinë dhe admirimin shumë më të madh për lideret tanë mjaerana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat