Agron Tufa i vrari i shoqërisë

Opinione

Agron Tufa i vrari i shoqërisë

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:45
Agron Tufa

Publikisht apeloj të organizohet një peticionin ose protest kundër kërcënuesve të Tufës, të burgosën ata, t’i lejohet atij të jeton i qetë pranë familjes.

Agron Tufën unë e shohë si shkrimtar nga cili gjithmonë ka tingëlluar kritika e çuditshme, gjykimi i thellë i cili shkundi kimbalin e madh, timbin njerëzor që pason rendin e ndrydhur në të cilin tingëllojnë objektet e jetës së vërtetë. Shqipëria nuk është se nuk di të mbaj veshin hapur, por nuk deshi të kuptohet hovi i saj. Andaj, kjo ushtri e kuqe, ose inkuizicioni i mesjetës po duan ta persekutojnë. E kjo bëhet vetëm nga një pushtet i fëlliqtë.

Tufa tashmë u persekutua sepse po kërkon azil politik në Zvicër. Ai ka depërtuar në strehën e krimeve komuniste të cilat po i zbardhë. Kërcënimet ndaj tij qenë publike dhe mediale “Agron Tufa ka hyrë në gjak me historinë dhe këtë nuk do t’ia falë populli.” Ky ishte një kërcënim i ashpër ndaj tij. Vetë këta janë komunist e mbi komunist ngaqë Tufa çuditërisht ka hyrë në burimin e errët dhe në çelësin sekret të krimeve komuniste. E si po u dashka njeriu i cili ishte i ndodhur në krye të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, të veprojë? Ta përkëdhel të kaluarën dhe komunizmin? Tufa është artist, e arti ka vesh ta dëgoj realitetin ngaqë gjithmonëështë në konkurencë më realitetin.

Shoqëria shqiptare duhet të reagojë ndaj kërcënuesve. Shoqëria shqiptare si duket tretet në gjumë dhe artisti duhet të arratiset. Kjo ma kujton artistin i cili nuk jeton i lirë në Turqi. Për disa vepra kundër pushtetit të Erdoganit, artistja u dënua me burg. Po ku dreqi po jetojmë ne? Lajmi duhet ta prek edhe sistemin ndërkombëtar.

Si duhet vlersuar sistemin në Shqipëri? Sistem më i egër se i Erdoganit, Kim Jongut apo Stalinit? Kjo vërtetëështë fatëkeqësi sepse shpirti i njeriut më nuk është i lirë, mendimtari tashmë ikën nga trysnia e shpirtarëve të këqinj dhe nga hiri i së vërtetës ai duhet të ik nga jeta. Torturohet nga njerëzit e shpifur nga të cilët as një gotë verë nuk do e pija as në ferr e le më në këtë jetë.

Unë si shkrimtar radhitem dhe përkrahë mendimin e Tufës për zbardhjen e krimeve të komunizmit. Këtë e shohë si detyrë e jo si solidaritet ose humanitet.

Të gjithë shkrimatrët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet ta ngritin zërin. Publikisht apeloj të organizohet një peticionin ose protest kundër kërcënuesve të Tufës, të burgosën ata, t’i lejohet atij të jeton i qetë pranë familjes.

Shohë aq shumë trupa të pa tru saqë jemi lodhur më nga ai sistem komunist. Tufa u vra nga shoqëria për hirë të vërtetës. Ai ju ka shkulur fërgëllimën e papenetrueshme të idiotëve. Çdo njeri i drejtë si Tufa e ngre kokën mbi realen për të shpjeguar gjithçka të asaj ndërgjegje të keqe, dhe gjithçka që bën keq ndodh si pasojë e vullnetit të keq të orkestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat