Djelal Sveçla si ato mësuset e serrbishtes, që u veshshin me do funda zherze, çadrën e mbajshin me vete verë e dimër sherri minivallit

Opinione

Djelal Sveçla si ato mësuset e serrbishtes, që u veshshin me do funda zherze, çadrën e mbajshin me vete verë e dimër sherri minivallit

Nga: Kimete Berisha Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:03
Kimete Berisha

Kanë qenë sikushi ato mësuese, zakonisht do boshnjake a naj kroate e martume për serb, po ka pas edhe serbe.

Milica më ka pas jep sërrbisht, na e mësojke ujë Desaka Maksimoviçin 'Iste su godine svi bili rodjeni'..
Nuk u kanë mësuese e keqe, e njofke talentin në mua, gjithë ma qitke pesëshe.

Asnjë fjalë shqip nuk e përdorshin mësuset e sërrbishtes.
Ama na e kanë 'shti' n'kry gjuhën e 'armikut', kush që e harron s'ka.

Por ne si popull e kemi pas zanat gjithmonë me ju drejtu serbëve sërrbisht (përveç gjakovarët dhe drenicasit e mi ata s'dinë sërrbisht dhe kjo i bën të veçantë).

Serbët kurrë, për asnjë zor nuk kanë folë shqip edhe pse e kanë ditë shqipen.
Shqiptarët kanë folë serbisht edhe kur nuk e kanë ditë serbishten, e janë duk qesharak si Azem Vllasi.

Shumë kemi hjek.

Shqiptari n'pijac: 'Sa kushton kastraveci',
Serbja: 'Ne razumem'.
U kthejke në shpi me kastraveca t'kalbun që i mbetshin pa shitë, po me kuptu shqip nuk pranojke.

Pata mbajt ymyd që sërrbishtja ka m'u ba si latinishtja n'Kosovë, po jo.
Me njet me shkru edhe një udhëzues 'si ta harroni sërrbishten' po qe, mbeta pa e shkru, për mukajet.

S'ka gjë prej neve. E hëngrëm ne tonën.

Po këta të rinjtë nashta po pshtojnë. Këta dinë veç anglisht, asnjë fjalë serbisht.

Hyna një ditë në një butik në Prishtinë.
Një serb momçillë dojke me ble një 'kaput' ama ato çikat e reja nuk kishin ide çka është 'ai'.
Ai idiot s'shkojke me prek 'kaputin' po veç pyetke a ka kaput (bre e lasht shkret ?).

Një gërxho u kyç në bisedë me krenarinë e njohjes së sërrbishtes e u ofrua vullnetarisht si përkthyese, une disha ngapak sërrbisht po për inati kisha qef me lënë me vujt serbianin?.

Nejse serbi nuk e bleu pallton, por kur dolën nga butiku e mbetëm veç ato çikat shitëse dhe unë, ato u pakën tuj keshë, i thojshin njana-tjetrës, a e nishe mori hahaha, 'ani-kaput' thojke.

Qesha edhe unë me zemër.
Sa bukur dhe dëlirësi n'ditë s'sotit mos me ditë sërrbisht.

Edhe i shoqi i Vjosës ja ka bë follow në Twitter Ana Bërnabiqit. Kishe kur t'i bëhet e shoqja kryeministre, me qenë ky në gjendje gatishmërie.

O tempora, o mores.

Plasa.

Kurrë nuk e kam kuptu inferioritetin e shqiptarëve ndaj serbëve. Ani kur thonë ata e kanë 'shkollën e fortë'. Cilën shkollë? Shkollën e urrejtjes, po!

I vetmi politikan që nuk ti bën hesap politikanët serbë është Edi Rama. Bre Zoti e ruajt.

Ky ta kënaq zemrën me çfarë 'stavi' u drejtohet atyre.

Derisa të bëhet qeveria, e kemi Edi Ramën.
O Zot sa ju lakmova një ditë so qytetarëve që ky po i viziton, po i merr me t'mirë e krejtve po ua zgjidh problemet.
S'ka pas me ja çu një mesazh, m'i thënë, gjema edhe m'u një burrë t'merakut, si unë qysh jam (një burrë t'mirë, se për t'keq e gjej vetë), se tjerat i kam ?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat