8 dhjetori basti që nuk u fitua kurrë - Bota Sot
8 dhjetori basti që nuk u fitua kurrë

Opinione

8 dhjetori basti që nuk u fitua kurrë

Nga: Azem Parllaku Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:03
Azem Parllaku

8 dhjetori është Dita e Rinisë, një ditë kur energjia dhe forca e rinisë mblodhi ëndrrat për një jetë më të mirë, duke i kthyer ato në forcën për ndryshim.

Më  8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

"E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", ishte shprehja kyçe e 8 dhjetorit, kur të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik.

30 vjet më pas 8 dhjetori na ka gjetur ndryshe, por më të bashkuar me njeri tjetrin, të solidarizuar dhe si rrallëherë në histori kemi formuar një zinxhir njërëzor shpëtimtarë. Sot në ditën e rinisë ende mbajmë frymën pezull nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë, ashtu sikurse morine e shanseve të mohuara, të mundësive, e nivelin e stresit dhe të ankthit për të ardhmen.

Sot më 8 dhjetor duhet të ndërgjegjësohemi se; Shqipëria ka gra e burra të zotë t’a ndërtojnë atë, por më parë ata duhet të thirren në rol. Deri tani rolet kanë qenë të kapura. Është koha që përtej kremtimit të Ditës së Rinisë, të reflektojmë dhe të fillojmë të mendojmë t’i zgjedhim vetë ata që na përfaqësojnë.

Protagonistët ish-studentë në atë kohë, të cilët arsyetuan, se pas cepit të angazhimit si njerëzit që deshën Demokracinë, do i priste egërsia dhe injoranca e matrapazëve të moçëm të frikës. Një pjesë prej tyre kurajozë, që sfiduan idetë popullore të kohësë si ish-studentë dikur, me modesti dhe  qytetari kanë fituar “bastin” si qytetarë ashtu si të tillë. Fatkeqësisht, jo në Shqipërinë si Atdheu i tyre.

Nëse dikush nga ata në minorancë, u ka thënë dhjetoristëvr fjalën "faleminderit", i ka inspiruar drejt një nevoje, për një lloj të arsyetuari, mbi ato akorde që na shquajnë e na mbajnë të bashkuar, e të ndarë, ashtu siç dhe jemi.

Si individët pjesë e një gjenerate që  i’u bashkangjitën si idealistë filozofisë së asaj kohe, dhjetoristët të ardhur nga e njejta tokë, si “armiq” e të njejtës shkollë, ata nuk bënë e bëjnë më shumë, veçse unifikojnë linjën tonë të mendimit, që ende në një masë të madhe vazhdon të jetë e ndarë rreth roleve, gjë të cilën mendjet e afta e kanë injoruar. E mjegullt, ajo botë, kur e krahason me kohën e sotme, ku lajmet e personazhet përsëriten njëzetëekatër orë non-stop, ku blihen dhe shiten kohë televizive prej “protagonistëve”, kurrë si të besueshëm.

Të ardhur, nga e njejta tokë, si “armiqtë” për notën dhjetë dikur, ata u bënë miq e bashkëvizionarë drejt një qëllimi, ku vlera do ishte sunduese. Individë, që kurrë nuk kanë pranuar ironinë e kohës, personazhe të moderuar, që mendimi dhe të vepruarit, i ka çuar tek ajo ç’ka botërisht evidentohet si e ndershme.

Në një nga filmat e tij më të mirë, aktori i njohur italian Roberto Beninji, luan rolin e një babai. Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, dhe ai së bashku me të birin fëmijë, gjinden në një kamp përqëndrimi. E gjithë historia që trajton filmi është aftësia, që shfaq Roberto me qëllim që të bind të birin, se janë brenda një loje të madhe lufte, të cilën e realizojnë të rriturit dhe që shoqërohet me fitore ose humbje pikësh. Lumturia që ai arrin t’i sjellë të birit është edhe qëllimi i jetës së tij, i vuajtjes së tij. Ky qëllim është edhe për atë lumturia vetë. Mesazhi i filmit është i jashtëzakonshëm, mbasi tregon se si lumturia, gëzimi, humanizmi e solidariteti gjenden në rrethana absurde. Gjurma e jetës ndryshon në kohë të ndryshme, por përsëri ajo ngjan nga koha në kohë, sepse përbëhet nga e njejta cohë, përbëhet nga të njejtat ndjenja, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo merr frymë.

Si Beninji, ish-dhjetoristët e kohës së fundme të mitit të rremë të atij burgu e makthi pesëdhjetëvjeçar, e luajtën atë rol, plot ndjenjë e ideal, pavarësisht cilët ishin të rriturit, e ata pas tyre që i fituan, apo e humbën bastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat