Rëndësia e parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesit

Opinione

Rëndësia e parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesit

Nga: Esad Ejupi Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:59
Esad Ejupi

Konflikti i interesit nuk është apriori korrupsion, por nëse situatat e konflikti të interesit nuk menaxhohen mirë ato mund të shpien pastaj në korrupsion. Prandaj, nëse kemi parandaluar ose kemi zgjidhur mirë një situatë të konfliktit të interesit, atëherë rrjedhimisht kemi parandaluar edhe një rrugë ose një aferë të mundshme korruptive.

Jeta institucionale dhe në përgjithësi jeta publike gjithmonë është përballur e përballet edhe sot me interpretime të ndryshme, sidomos kur ka pasur ose kur ka vendimmarrjepër çështje të caktuara.

Këto interpretime/komentime të ndryshme janë bërë dhe bëhen edhemë të zëshme kur nga to përfitojnëdirekt njerëzit vendim marrës, apo të afërmit, familjarët, shokët e miqtë e atyre qëi marrin ose i nxjerrin ato vendime.

Termin që sot e lexojmë dhe e dëgjojmëshpesh, si në media, si në jetën institucionale ose çdo kund ku ka vendimmarrje, është termi “konflikt interesi”.

“Konfliktii interesi” si term është relativisht i ri në jetën institucionale në vendin tonë. Thënë edhe më konkretisht ka filluar të përdoret krejt në fillim të këtij shekulli.

Dikush e ka kuptua mirë çka është “konflikti i interesit”.Dikush për tëarritë ndonjë qëllim, me të drejtë ose pa të drejtëaludon në “konflikt interesi”, dikush nuk e ka kuptuar akomamirë çka është “konfliktii interesit”, dikush mendon se çdo parregullsi që ndodhë në jetën publike e ka emrin “konflikt interesi”, etj, etj.

Kjo dukuri, si natyrë, me disa transformime në emërtim dhe në mënyrën e shfaqjes, është e njohur që moti. Por, përderisa tash që, edhe shkenca edhe praktika e quan “vendimmarrje me konflikt interesi”, në kohërat e kaluara kjo është quajtur “vendimmarrje me t’njofshëm”.

Termi “konflikt interesi”është relativisht i ri në jetën institucionale në vendin tonë. Thënë edhemë konkretisht ka filluar të përdoret krejt në fillim të këtij qindvjeçari.

Nëse e shikojmë historikisht, administrata publike, ose e gjithë jeta publike vazhdimisht është ballafaquar dhe ballafaqohet me vendime që jo gjithmonë konsiderohen të drejta e objektive. Edhe nëtë kaluarën ka pas vendimmarrje mbi bazën e ndonjë interesi personal, një favorizimi apo një nepotizmi.

Dallimi këtu ekziston, jo te natyra e kësaj dukurie, por te emërtimi. P.sh. kur në të kaluarën dikush ka fituar një vend pune, ka kaluar një provim, ka kaluar një komision, ka fituar një bursë, ose ka fituar çfarëdotë drejte në garë ku ka pas konkurrencë, e për të ka vendosur dikush më të cilin ka pas lidhje të cilësuar si person i afërtë (familjar), apo person në lidhje tjetër, kjo nga konkurrentët e tjerë dhe në përgjithësi nga publiku është interpretuar/komentuar si “sukses” ose e drejtë e fituar “me të njofshëm”.

Ndërsa tani, për situata afërsisht të njëjta, por jo vetëm kaq, ekziston ligji i veçantë që quhet Ligji për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Ky ligj, pos asaj që quhet “konflikt interesi” rregullon edhe disa nga papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve publike.

Pra, me termin “konflikt interesi” nënkuptohen situatat kur personi që ka rol vendimmarrës ndikohet nga ndonjë interes personal e privat, apo nga dëshira për ta favorizuar dike, nuk e kryen detyrën e tij zyrtare në mënyrë objektive dhe të pa anshme.

E mira, këtu qëndron te fakti se tani, dukuritë e tilla ndalohen dhe sanksionohen nga shteti. Por, para se për situata të tilla Gjykata tëshqiptoj sanksionet, Agjencia kundër Korrupsionit,si Autoriteti qendror për zbatimin e këtij ligji, bashkë me Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesit nëpër tëgjitha institucionet publike të vendit, nga viti në vit kanë shtuar përpjekjet që ato t’i zgjidhin, dhe t’i parandalojnë. Kjo duke intensifikuar edukimin, sensibilizimin dhe këshillimin e zyrtarëve publik.

Përveç këtij ligji të veçantë,pra për Parandalimin e konfliktit të interesit, ekzistojnë dhe duhet të ekzistojnë edhe një varg Kodetë Etikës, apo Kode të Mirësjelljes nëpër institucione publike të vendit, që në kuadër të vet, pos tjerash, kanë edhe dispozita (ose Rregullore të posaçme) të cilat e rregullojnë pikërisht konfliktin e interesit brenda institucionit të tyre. Kur themi e rregullojnë, nënkuptohet që në te ka ndalesa për punë dhe veprime të caktuara, ka kufizime dhe ka këshilla si të evitohen situatat e konfliktit të interesit.

Pos Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit, edhe Kodet e Etikës janë ndihmëse e madhe në sensibilizimin e zyrtarëve publikë në parandalimin ekonfliktit të interesit, sepse abuzimi me pushtetin nuk është vetëm kur shkelen ligjet, por edhe kur shkelen rregullat e etikës.

Është evidente se në pjesën më të madhe të rasteve, korrupsioni shfaqet në ato situata kur një interes i mëparshëm privat ka ndikuar në kryerjen e padrejtë të detyrës së zyrtarit publik. Kjo është arsyeja pse do të ishte e mençur të mendohet parandalimi i konfliktit të interesave, si pjesë e një politike më të gjerë për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. E vendosur në këtë kontekst, politikat mbi konfliktin e interesit janë një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e integritetit të sektorit publik dhe për mbrojtjen dhe nxitjen e demokracisë në përgjithësi.

Thënë shkurt; konflikti i interesit nuk është apriori korrupsion, por nëse situatat e konfliktit të interesit nuk menaxhohen mirë ato mund të shpien pastaj në korrupsion. Ndonjëherë ka konflikt interesi kur nuk ka korrupsion dhe e kundërta.

Prandaj, rëndësia e parandalimit ose shmangies së konfliktit të interesit qëndron në faktin se; nëse kemi ndaluar ose kemi zgjidhur mirë një situatë të konfliktit të interesit, atëherë rrjedhimisht kemi parandaluar edhe një aferë të mundshme korruptive në përgjithësi.

(Autori është Drejtori i Departamentit për Parandalimin e konfliktit të interesit në Agjencinë kundër Korrupsionit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat