Vuçiqi shfrytëzon harresën e shqiptarëve ndaj të masakruarve në Kosovë

Opinione

Vuçiqi shfrytëzon harresën e shqiptarëve ndaj të masakruarve në Kosovë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 22:45
Sulejman Mehazi

Kështu ndodh kur masakrat serbe në Kosovë u harruan me vite e vite nga politikanët e pandërgjegjshëm të Kosovës, të cilët kënaqeshin me postet e tyre e aspak s'kishin interesim për dëmshpërblimet ndaj krimeve makabre serbe. Vuçiqi i Millosheviqit duke parë harresën e shqiptarëve për krimet e bëra në Reçak, Gllogjan, Dubravë e në tërë territorin e Kosovës, mohon Reçakun e krimet tjera në Kosovë.

Për të mos manipuluar serbët me krimet e bëra është dashur që çdo orë e çdo ditë të përkujtoheshin krimet serbe e jo të vinte Albin Kurti  njëzet vjet më vonë e t'ua përkujtojtonte shqiptarëve për krimet e bëra serbe në Kosovë. Edhe më të afërmit e larguar nga kjo botë nëse s'i përkujtojmë, harrohen, e na duken si në ëndërr se a kanë qenë gjallë apo jo, se dikur kanë jetuar edhe ata si ne e me ne, apo jo!?

Në terminologjinë gjuhësore e kundërta e harresës është përkujtimi, ndërsa e kundërta e përkujtimit është harresa, e nëse i harrojmë krimet famëkeqe serbe, atëherë harresat kriminele serbe na shndërrohen në ëndrra e kur realiteti i hidhur harrohet atëherë bëhen sajesa e mohime të krimeve në Reçak e gjetiu.

Vuçiqi këtë harresë tonën e shfrytëzon dinakërisht për të manipuluar me shëmtirat vrastare serbe deri në atë shkallë sa që të bind jo vetëm popullatën serbe, por edhe atë ndërkombëtare, se këto krime janë sajesa e kurrgjë tjetër. Kjo tregon se ne jemi popull që harrojmë shpejtë të masakruarit shqiptarë për shkak interesave tona karrieriste e materiale.

Edhe natyrshmëria nuk e lejon të harrohen të bëmat serbe në Kosovë, harresa ndaj të masakruave është mallkimi më i madh për politikanët dhe popullatën shqiptare në Kosovë. Sikurse çifutët që se harrojnë holokaustin e të këqijave të popullatës izrailite, poashtu edhe popullata shqiptare çdo ditë, javë, muaj e vite duhet përkujtuar e kurrë s'duhet harruar krimet serbe në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat