Epilogu i kualicionit LVV dhe LDK, nxjerr në sheh mollën e kuqe me krimb brenda

Opinione

Epilogu i kualicionit LVV dhe LDK, nxjerr në sheh mollën e kuqe me krimb brenda

Nga: Dedë Preqi Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Dedë Preqi

Një ndjenjë e pa këndshme për qytetarët e Kosovës, kjo ndjenjë po bëhët edhe më e tensionuar që pas një kohëzgjatje të ripërseritjeve të korigjimit të fletëvotimëve, ja edhe pas asaj situate neveritëse, tani kemi një situatë tjetër të pa pritshme, e cila po na i tkurr shpresat që i përtypim gjithë ditën e që na rrënohen natën…

Nuk duhet të jemi pesimist dhe as të pa shpresë, por jemi duke e harruar shumë shpejtë atë pjesën e dhimbshme të kombit tonë dhe ofendimet që po na i bëjnë përditë agresorët dhe me një qëndrim djallëzor, ndërsa ne, flijmë akoma në pamundësi ta zgjojmë vetëvetën nga ëndërrat e zhgënjyera të folklorizmave patriotik.

Nuk është aq vështirë që ta përcaktojmë një vi të përbashkët politike dhe strategjike dhe ti japim kahe të rëndësishme e serioze domethënjës së këtij shteti demokratik të cilin e kemi ëndërruar me shekuj dhe ndërtuar me shumë mundi dhe sakrifica.

Politika aktuale e lidershipit shqiptar është vënë në shënjestër të vemendjes së opinioneve ndërkombëtare, e cila nuk lë përshtypjen e vullnetit që ngjall besimin pa rezerva dhe medyshje, shkaku qëndron në faktin se, as në kohen reale nuk e kemi gjetur receptin e duhur dhe të nevojshëm që i shëron plagët tona të freskëta dhe në përputhje me konceptet e mirëfillta që e ndërtojnë dhe zhvillojnë vetëvetën.

Një ndjenjë e tillë shqetësimi ngjall pasiguri dhe trazim të pa nevojshëm ndaj qytetarëve të vendit, nëse kemi parasysh mënyrën e qytetëruar të tyre, si dhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin e vet, duke ia dhanë besimin subjekteve të veta politike përmes votës së lirë dhe demokratike dhe nga vetëdija e të qenit përballë vendimeve dhe përgjegjësive, që lidhen me dobitë e vendit dhe mirëqenjën e qytetarëve të Kosovës.

Janë fare të qarta kundërshtimet dhe lajthitjet e kualicionit LVV dhe LDK, por duhet ti përgjigjemi pyetje se, në ç’masë i kanë dhënë vlerë këtij vendi pushtetët e mëhershme, aq më shumë i shtohet kjo barrë me kolacionin e fundit të PANI-t, të cilëve jo që u mungoi serioziteti dhe dija e ushtrimit të pushtetit, por pushtetin dhe buxhetin e shtetit e shfrytëzuan si pronë të vetën.

Megjithatë, nëse ndeshëmi me rrëshqitjen e këtij shansi të një kualicioni në mes LVV dhe LDK, Kosova do të përballët me një krizë edhe më të thellë politike dhe institucionale, duke shkuar deri në atë pikë sa mëzi do arrihet domëthënja e këtij shteti në konceptet pozitive dhe për të ekzistuar si shtet demokratik, nëse i referohemi mirëqenjes qytetare, por edhe kushteve e rrethanave në të cilat ekziston.

Dhe pikërisht duke u nisur nga vlerat që kishte dikur LDK, në kohën e një përsonaliteti të veqantë historik dr. Ibrahim Rugova, duhet të mendohet edhe njëherë në ato vlera të mëdha dhe të përceptojmë krizën e thellë që po e pësojnë ato vlera sot, përmes njerëzve që ushtrojnë sovranitet klanor në partinë e caktuar dhe krijojnë përshtypjen e të qenit të jashtëzakonshëm dhe me domethënjën e njeriut egoist.

Nëse shkojmë në thelbin e çështjes, në fakt për të parë dhe prekur bërthamën që kemi nevojë për të, cilësia dhe aftësia e brendshme e saj qëndron në mes atyre njerëzve, që ia dojnë të mirën këtij populli dhe vendi, duke e trajtuar pushtetin njerëzor dhe shtetin e Kosovës, sikur që është në realitet, pa interesa vetiake dhe partiake, përndryshe nuk do të ketë kuptim as ky koalicion në fjalë.

Domethënja e shkakësisë, sipas sëcilës nuk do të ketë koalicion në mes LVV dhe LDK, pa e specifikuar edhe çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të cilin e predenton Isa Mustafa me këmbëngulje, mjaftueshëm dëshmohet zingjiri i marrëveshjeve që ka bërë më herët me Hashim Thaçin, dhe si kusht paraprak i duhet një besim dhe kushtëzim i LVV, sepse elementin final e organizon përmes marrëveshjes në fjalë.

Në këto rrethana, ndoshta LVV, duhet të lëshojë pe, përshkak të shumë rrethanave tjera dhe gjendjes në të cilën gjindet Kosova, ndërsa, qëndrimi i Isa Mustafës, të mbetët në ndërgjegjën e tij, i cili po e zbenë përditë historinë e lavdishme të kësaj partie dhe vullnetin e breznive të ardhshme. Dhe në një pozicion të tillë LDK, si një parti e vlerave nacionale dhe shtetformuese, sot do tregohet e pafuqishme përballë shpërthimit të pozitivizmit të këtij vendi.

Dhe epilogu i kolacionit në mes të LVV dhe LDK, nxjerr në shesh mollën e kuqe me krim brenda, dhe pa një keqkuptim, brenda LDK-së, koha po e zbulon sot zbrazëtinë e madhe të përsonalitetit të Ibrahim Rugovës, dhe botën e tij të vlerave universale.

Dhe mospranimi i këtyre vlerave, koha që po vjen do të tregojë edhe më shumë me një qartësi të frikshme, por të shëndoshë, dhe çdo orë e historisë së saj që përjashton mundësinë e ndikimit të kësaj të vërtete, do të kërcënohet gjithmonë nga brenda, apo do ta rrëmojnë krimbat e qelbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat