Kosova në pritje të Qeverisë së Re digjet, kurse Isa Mustafa krehet

Opinione

Kosova në pritje të Qeverisë së Re digjet, kurse Isa Mustafa krehet

Nga: Rexhep Torte Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:56
Rexhep Torte

Kosovës nuk i nevojitet, president me bastun, sepse ka mijëra të rinj të mençur, dinjitozë, të pastër e të pakorruptuar

Vetëvendosja në bisedimet me LDK-në për Qeverinë e Re është treguar tepër konstruktive për rënien dakord të vendeve udhëheqëse me LDK-në.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së po dëshmohet si dhelpër dinake dhe si gjarpër që vetëm lëkurën e ndëron.

Egoja e sëmurë e Isa Mustafës për të qenë edhe president i Kosovës vështirë se mund të realizohet.

Isa Mustafa në një nga Qeveritë e derisotme të Kosovës ushtroi edhe postin e kryeministrit dhe i pamë zotësitë e tij.

Vetë fakti që Isa Mustafa qëndron kaq gjatë në krye të LDK-së e dëshmon qëllimin e tij prej karieristi.

Zoti që kur i jep shpirt njeriut ja cakton edhe fëmijërinë, rininë, pjekurinë dhe pleqërinë e cila shoqërohet edhe me dobësimin e shëndetit, që don të thotë pakësim të aktiviteteve. Kjo i ndodh çdo njeriu me qëllim që tu hapet rruga të rinjëve për ta dhënë kontributin e tyre.

Vetëvendosja si lëvizje politike në krizën aktuale morale politike në Kosovë është subjekti politik më i pastër dhe i pakorruptuar. Vetëvendosja historikun e saj të rrugëtimit të gjertanishëm e ka të veshur me guxim, vendosmëri dhe pastërti politike.

Vetëvendosjes duhet tja japim mundësinë për ta treguar aftësinë e vet organizative qeverisëse.

Nëse eventualisht do të shkohet në zgjedhje të reja LDK-ja do të pësojë fiasko. Kosova gjatë tërë historisë së saj ka dëshmuar para vetes dhe botës se ka rini të shëndoshë, të guximshme dhe të ndershme.

Tani kur populli i shumëvuajtur i Kosovës, si edhe ata pak miq të sinqertë që na kanë mbetur, janë në pritje që sa më shpejt të themelohet Qeveria e Re, LDK-ja në asnjë mënyrë nuk duhet të nxjerr pengesa lidhur me postin e presidentit të Kosovës pas vajtjes së Hashim Thaçit nga kjo detyrë.

Konstituimi i Qeverisë së re të Kosovës është vonuar tejmase, ndaj edhe nuk duhet lejuar lojrat politike që ndikojnë në këtë vonesë.

Qeverinë e Re te Kosovës e presin obligime të mëdha që duhet realizuar brenda dhe jasht Kosovës, duke marrë parasysh mjegullat e zeza politike që lëvizin mbi Kosovë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat