Procedura e Impeachmentit dhe Presidenti TRUMP

Opinione

Procedura e Impeachmentit dhe Presidenti TRUMP

Nga: Arbnor Sadiku Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:37
Arbnor Sadiku

Procedura e “Impeachment”  e ngritur këto ditë ndaj Presidentit të SHBA-s, Donald Trump, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Kryesisht procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Para së gjithash duhet theksuar se seancat dëgjimore publike filluan këto ditë në Dhomën e Përfaqësuesve që mund të përfundonin me një kërkesë për fajësim për Donald Trump. Dëshmitarët, të dëgjuar tashmë pas dyerve të mbyllura nga komiteti i Kongresit, do të duhet të përsërisin atë që është Procedura për shkarkimin e Trumpit, e cila në anglisht njihet si “impeachment”, ka nisur në shtator nga demokratët, pasi një informator është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, për korrupsion në Ukrainë. Në fund të seancave, Dhoma do të diskutojë dhe votojë rezolutën e fajësimit. Një shumicë e thjeshtë e 435 deputetëve të Kuvendit, e kontrolluar nga demokratët pas zgjedhjeve afatmesme, është e nevojshme që ajo të kalojë.

Në rast të miratimit topi do të kalojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi aktual. Kryetari i Gjykatës Supreme do të kryesojë procedurat, anëtarët e Dhomës do të përfaqësojnë prokurorinë, ndërsa senatorët do të veprojnë si juri. Një votë e dy të tretave nga 100 senatorët është e nevojshme për të dënuar dhe hequr presidentin. Shto, kësaj  edhe opinionin e ekspertëve ligjor kushtetues amerikan që dëshmuan para Kongresit të Shteteve të Bashkuara, se “nuk ka dyshim se veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump, kërkojnë që ai të largohet nga zyra”.

***

Andaj, në qendër të hetimit janë presioni i pretenduar i ushtruar nga Trump ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të pasur drejtësi të nisur një hetim për korrupsion mbi Hunter Biden, deri në prillin e kaluar në bordin e një kompanie ukrainase për nxjerrjen e gazit. Hunter është djali i Joe Biden, rivalit të mundshëm të Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Për Trump,  Biden kishte bërë presion tek autoritetet ukrainase që të mos hetojnë aktivitetet e të birit. Republikanët, të cilët kontrollojnë Senatin, pothuajse njëzëri mbështesin presidentin dhe argumentojnë se procesi i fajësimit është thjesht pjesë e axhendës Demokratike anti-Trump.

Rezultati i procedurës së fajësimit mbetet i paqartë. Ajo që është e sigurt është se në muajt e ardhshëm çështja do të jetë një nga temat qendrore të fushatës zgjedhore për garën drejt Shtëpisë së Bardh. Megjithatë, si konkludim mund të themi se  Presidenti Trump rrezikon që të i provohen dy akuza në hetimin ndaj tij : a) Njëra akuzë lidhet me implikimin e një vendi të huaj (Ukrainën) në zgjedhjet e SHBA-së, që do të mbahen në vitin 2020; Si dhe akuza tjetër, është përdorimi apo thënë më saktë abuzimi me pushtetin e tij presidencial, për interesat e tij elktorale, në dëm të oponentit të tij Biden, nga Partia Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat