Po çfarë është kushtetuta? - Bota Sot
Po çfarë është kushtetuta?

Opinione

Po çfarë është kushtetuta?

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 09:17
Fatmir Lohja

Nga marsi në shtator 1914 ,Faik Konica ,në kohën e Princ Vidit ,mbeti në Shqipëri, se u mbyllën kufijtë. Muk pranoi poste qeveritare. Ditën e shtynte në mejhanët e Tiranës. Një ditë i “gjithdituri” e pyet:” Faik bej, po çfarë është kushtetuta?” Nga pyetja Konica u kuq në fytyrë.” Eshtë faji im që humba kohën me një gomar,si ti.” –i ktheu përgjigje dhe doli jashtë menjëherë nga lokali.

M’u kujtua ky rast, se kemi mbi tremuaj, që politikanët ,e tëra krahëve, betohen, e stërbetohen , se janë në mbrotje të Kushtetutës, prandaj duhet bërë domosdoshmërisht si thonë ata. Gjindja i dëgjojnë me habi. Militantët, me stoicizëm , mbajnë krahun e kryetarit të partisë. Të pa angazhuarit në politikë, shtrojne pyetjen, që iu drejtua Konicës në 1914:” Po çfarë është kushtetuta?”

Për të khtjelluar veten, dhe të paangazhuarit në politikë,iu drejtova fjalorit të gjuhës shqipe. Kushtetutë. Ligji themeltar i shtetit, që përcakton rendin politik dhe ekonomik e shoqërorë të tij, sistemin e zgjedhjeve, organet e larta dhe lokale të pushtetetit shtetërorë e të administratës….

Mbi këtë shpjegim ,mendoj se është hartuar edhe hyrja e kushtetutës:

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË:

Mendoj, se shumë politikanë, e kanë harruar hyrjen e Kushtetutës. A e kanë harruar, apo nuk e kanë lexuar,ha debat të gjatë!? Po merrem me kujtesën, se punë kanë shumë, edhe mund të harrojnë, e njerëz janë.

“ me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale” . Këtë pragraf e kanë harruar tërë politikanët, pavarësisht se në çfarë krahu të politikës, apo besimit fetarë janë rreshtuar. Meqë nuk ndjekin ritet në institucionet fetare, i kanë harruar porositë e Zotit, mund t’u dalë në mbeshtetje militanti. Tëra besimet fetare, edhe ateistët, që bësojnë të natyra,e përcaktojnë mëkat të madh , si vjedhjen e pronës publike ,edhe të asaj private. Tërë kombet e botës ,me kushtetutë, apo kushtetutë të tyre , hajdutët i veçojnë. Për këtë fakt u jap siguri të plotë.

Më poshtë , shkruhet e zeza në të bardhë:”… për të ndërtuar një shtet të së drejtës.”Me amerikanët në krye,dhe Bashkimi Europian nga pas , kanë investuar prej katër vitesh , për të bërë reformën në drejtësi, sepse ligje ka më bollëk, por në fakt drejtësi nuk ka. Gjygjin e fiton ai që ka para, pavarësisht se tëra letrat i ka fallco. Bejlerët e ri e duan drejtësinë si qëmoti, ku e drejta ka qënë gjithnji në anën e tyre.” Te huajt janë injorantë. Gjykata në Venecie po merr sovranitetin e Shqipërisë. Fajin e ka kushtetetuta,e cila me 22 korrik 2017 u ndryshua me 140 vota, si asnjëherë tjetër.”

Atë ditë mburreshin të gjithë për konsensusin historik, për t’i treguar miletit se jemi secili më i ndershëm se tjetri.Dihet se dardha e ka bishtin prapa.Vitingu,si kuçedra në përralla , hëngri ,e po ha njëri pas tjetrit punonjësit e pandershëm në drejtësi. Bejlerët e ri e dinë mirë se ata që munden kuçedrën, janë për drejtësi të vertetë. Pse fajin e kanë ndryshimet në kushtetutë, bllokuan gjykatat me sira. Kërkesat për referendum, për të miratuar kushtetutën e parë, e tregon qartë se i kanë rënë në qafë të ngratës kushtetutë. Për tërë këtë katrahurë u gjeten edhe shkaktarët .Zoti Lu, e zonja Vllahutin, të shpallen nongrata, se ata nuk i kanë zbërthyer mirë ligjet, që miratuan me mburrje vetë.

Nuk po zgjatem më , se ju të dashur lexues keni mend vetë ,ta zbërtheni hyrjen e kushtetutës. Nuk mund të rri pa u kujtuar,se edhe të drejtat e njëriut janë nëpërkëmbur.” Pagat si në komunizëm,dhe taksat, e gjobat,si në vendet imperialiste më të xhvilluara, me të drejtat e njeruit nuk nuk kanë të bëjnë aspak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat