Pallatet mbi mëkatet...

Opinione

Pallatet mbi mëkatet...

Nga: Agim Jazaj Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:03
Agim Jazaj

Shoferin që se donte zanati...

Edhe 1 kg makarona ka garanci, afat skadence...

Një pallat me qindra e qindra jetë njerëzish, nuk ka asnjë garanci! 

Sa: Ballë a Shkallë rihter duhet të projektohet, të ndërtohet dhe tu rezistojnë pallatet- tërmeteve?!

Kjo është çështja e shtruar sot, për nesërmen!

Qytetarët shqiptarë, sidomos ata të Durrësit, Thumanës, Fushë Krujës, Tiranës, Laçit; rezultojnë me bilancin më katastrofik, humbjen më të madhe të jetëve njerëzore, shkatërrimit më të madh të pallateve, banesave, shkollave, etj nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Fatkeqsia Natyrore është përballë papërgjegjshmërisë shtetërore“!- tha në analizën e vet- publike znj. Kryemadhi

Defiçenca Qytetare, shkon në sinkron me mos efiçencën Qeveritare. Qytetarët e krisur, të marrë shkojnë e ndërtojnë me leje nga xhepi edhe buzë detit...Shteti u bën sehir, ditën për diell! I nxit, u premton, i  legalizon!  

Qyetari pa mend në kokë, blen shtëpi në pallatet, pa hipotekë!

Dhe kur i ka hedhur vetës litarin në qafë, ulërinë:  Ku je o shtet?

Të marrët thyejnë këmbët e pallateve dhe hanë kokat e tyre të parët!... Institucionet e shtet-rrumpallës, të shtrira vertikalisht dhe horizontalisht heshtin, qeshin e zgërdhihen...

 Dhe kur qytetarët i ankimojnë këto krime sheshit, ditën me diell, të dokumentuara edhe te PORDHALI i Bashkëqeverisjes, deri dhe Timonierit- ndeshen me Bashkëvithisjen Qeveritare...

Pra; nëse nuk shëmben si deri më tani, së pari: “Muret e Trurit“, nuk mund të shëmben kurrësesi Muret e Gurit, të lidhura, madje me ato të Oshkurit!

Përgjatë tri dekadave, në vendin tonë, është instaluar sistematikisht, sistemi informl, nga politika informale, e zbatuar, duke përzgjedhur, zgjedhur e graduar; njerëz informal të çertifikuar, në gjithë fushat e nivelet e administratës publike...

Në administratë u futën “derri dhe dosa“, me mend e pa mend...

Vërtetë mban përgjegjësi çdokush për vete, por (“prijsi“) që duhet të zgjidhet dhe të zgjedh nga turma e më të mirëve,  “epruveta“  ka rezultuar, duke përzgjedhur jo pak, monstra, rasate që kanë dëmtuar e shëmtuar keqas, deri rracën shqiptare, institucionet dhe shoqërinë...

Bilanci rezulton-drithërues në tabelat e publikuara, sidomos të “Rilindjes“: Të zgjedhurit deri dhe në tempullë, me këto modele; të inkriminuar, sepse me të tillë rezulton të jet e mbushur stalla me; grabitqar, zullumqar, mëkatar, hileqar dhe haleqar...

SHOFERIN QË SE DONTE ZANATI, NUK E KAPTE TIMONIN ME DORË...

“Kjo shfaqje teatrale e ditës, në harkun kohor të kësaj (ç)‘qeverisjeje, ngjan si me shoferin e kapërdisur; si i thonë llafit të moçëm: Me hundën në qiell e b...në diell! Me timonin dhe tepsinë; Mbi mjetin Gërmadhë, kabinën e Shqyer, gomat në Shesh,  motorin Rregallo, karburantin Këllirë... më thoshte një miku im, i kësaj fushe-Duroja, dhe bënte krahasmin.

Shoferin që se donte zanati, nuk e kapte timon me dorë!

Madje duke mos nxën mend, ka ndodhur të bënte edhe aksidente të shumta, ka thyer tyrinjtë dhe prap hypën në timon e gërmadhës!“...

Kam pasur fatin dhe kam njohur shofer kalibri, të cilët i çmonte opinioni nga mjeti që mbanin dhe drejtonin...

Ata nuk hypnin në kabinë, të kapërdiseshin në timon, pa e kontrolluar gjithë mjetin, e sidomos autobuzin; qysh nga kabina, gomat, motorin, shasinë. I vinin rreth e qark. E kontrollonin për karburant, vaj e varvolinë. Nuk tundeshin në majë timonit, pa futur, kontrolluar e marë: “OK“ nga kolaudatori....

Dhe shofer të tillë, i rujanë dhe krahasojnë edhe vlonjatët sot, të cilët në timon kishin lezet, nuk kishin bërë asnjë aksident, i mbanin mjetet xham!

Udhëtarët nuk kishin aspak frikë nga “tërmeti“, edhe kur udhëtonin në rrugë shumë të vështira, të kalldrëmta, nëpër kthesat e Salarisë, për në Tepelenë, Gjirokastër e deri për në Selanik etj, me: Esat Abazaj, Bego Sinanaj, Vjero Vjeron, Avdul Binaj, Nikolla Odisea, Hajdar Muka, Duro Çarçanaj, Yzedin Ymeraj, Jani Kuçuli , Selamet Labaj, Skëndër Bodo, Bujar Isaraj, Thanas Lika... 

*Termeti i 26 nëntorit ra pardje në Durrës, Thumanë, Fushë-Krujë, Tiranë...

Tërmeti nuk lajmëron, por paralajmëron.

“Tërmet do mund të bjerë edhe në vënde të tjera“...

Tërmeti nuk ka plan, as plan të miratuar nga Qeveritë!...

Masat meren, sikur do të bjerë, edhe në mos rentë: Thëntë Zoti, dashtë Zoti!

Ndaj autoritetet përgjegjëse me: autoritet dhe personalitet, duhet të kontrollojnë, të egzaminojnë dhe përgjegjsojnë gjithë hartën Shqipëri!

Të vihet gishti në plagën e hapur, për: Pallatet e ngritura mbi mëkatet.

Për të ekzaminira, shëruar e jo për të hapur edhe më plagën e 26 Nëtorit.

Të parandalojnë tërmetin e paralajmëruar!...

Masat e mara për të përballuar tërmetin, zjarret, përmbytjet e tjera, katastrofa natyrore, nuk janë masa e shkaqe për panik!

Tërmetin e dërgon Zoti, po masat i mer i Zoti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat