Samiti i Parisit, Rusia dhe Ukraina dy probleme - gjeopolitike dhe religjioze

Opinione

Samiti i Parisit, Rusia dhe Ukraina dy probleme - gjeopolitike dhe religjioze

Nga: Pirro Prifti Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:31
Pirro Prifti

Sot me dt. 9 Dhjetor mbahet `Samiti i Ukraines` në Parise me pjesmarrjen e Presidentit Putin, Presidentit të Ukrainiës komikut Zheleznjij, dhe dy Presidenteteeve kryesore te BE pritësit frances Presidenti Makron dhe Kancelarja Merkel. Qëllimi kryesor  i Samitit është arritja e Paqes në Ukrainë pas një konflikti disa vjeçar qe lindi midis separatistëve rusë të Ukrainës lindore dhe Forcave Ukrainase dhe aneximit të Krimesë nga Rusia pas një rezultati plebishitar të popullsisë rusisht folëse e cila dëshëronte të bashkohej më Federatën Ruse. Takimi do të mbahet në Pallatin Elise në Parisë pas 3 vitesh mungese të takimeve midis dy palëve. https://www.reuters.com/article/us-russia-ukraine-summit/france-to-host-dec-9-normandy-summit-in-push-for-east-ukraine-peace-idUSKBN1XP1PU

Aktualisht vendimet e Samitit të Normandisë të mbajtur në 2016 nuk janë respektuar kryesisht nga Ukraina e cila ka vazhduar bombardimet dhe masakrat në zonat lindore të saj. Formula `Steinmeyer` e ish ministrit gjerman tashmë President i Gjermanisë Steinmeyer nuk u zbatua nga ish Presidenti Ukrainas Pororshenko, ndërsa Presidenti i zgjedhur Zheleznjij premtoi se do të gjejë një zgjidhje dhe se pranoi të takohet me Presidnetin Putin. Formula Steinmeyer propozonte terheqjen e trupave ukrainase dhe ato separatist nga zonat rusisht folëse në lindje të Ukrainës dhe krijimi i një statusi të veçatë për këto zona. Dihet se Ukraina është një shtet me popullsi heterogjene ku në perëndim me kryeqëndër Lviv jetojnë popullsi polonisht folëse dhe në lindje jetojnë rusisht folës dhe  në Odesa jetojnë tartarë, shqiptarë e grekë, etj. Problemi i Krimesë është një një problem tërësisht rus dhe historikisht i takon Rusisë, porse në kohën e BRSS i u la Ukrainës për administrim për arsye ekonomike.

Është e qartë se Putin kërkon zgjedhje locale në Donjeck dhe Lugansk dhe vendsojen e një statusi autonom të këtyre zonave duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare të vetvendosjes së popullit.

Presidenti Zheleznjij është më shumë nën presion sidomos nga radikalët ukrainas të cilët i kërkojnë `të mos kalojë vijën e kuqe` dhe të mos i zerë besë Putin-it, duke mos bërë lëshime. Për këtë arësye dhjetra mijra ukrainas në Kiev kanë bërë demonstrate këto ditë.

 Problem i madh i Kievin në këtë periudhe dimri është dhe kalimi transit i gazit nga Rusia për në Ukrainë dhe për në vëndet perëndimore, gaz për të cilin Ukraina ka nevojë. Në rast lëshimesh ashtu siç i kërkon Putin, sipas mediave perëndimore të cilat mesa duket kërkojnë një ashpërsim të situatave midis Ukrainës dhe Rusisë paralajmërojnë se Presidenti Ukrainës do të përballet me revolta në Ukrainë dhe mund të dorëhiqet.

Presidenti Trump e ka përshëndetur Samitin dhe e quan `Përparim të madh`.

Presidenti Francez Makron ka thënë se do të përkrahë Ukrainën.

Shënjat e mira janë se Rusia dhe Ukraina bënë shkëmbim të burgosurish, dhe Rusia i dha Ukrainës anijet e kapura disa kohë më parë.

Intersant është fakti se  Ukraina dhe Rusia kanë një histori të përbashkët dhe se shtetet janë ndarë si të veçanta pas Revolucionit të Tetorit ( 7 nëntor 1917) si Republika Sovjetike e Ukrainës, E cila u zmadhua dhe u rrit në sipërfaqe gjatë kohës së Stalinit i cili krijoi një Ukrainë të Madhe pas Traktatit Ribentrop-Molotov, ku i bashkangjiti Ukrainës zonat polonisht folëse të Lviv   (Lvov), Krimenë, Zaporozhen dhe Donjeckun duke e bërë një shtet Bufer në rast luftë me Gjermaninë naziste, por mbajti nën juridiksionin rus zonën e Kaliningradit, sepse Stalini kishte frikë nga afërsia e Polonise katolike dhe Lituanisë katolike. Sigurisht Drejtuesi sovjetik me origjinë ukrainase Hrushov sanksionoi me ligj Krimenë si të Ukrainës, por pas 1990 , pra pas shpërbërjes së BRSS, Jelcin si i papërgjegjshëm që ishte harroi të ri-rregullojë kufijtë me Ukrainën , ndoshta duke menduar se Ukraina do të rrinte nën CIS ( Komonwealthi i Republikave të Pavarura), por harroi se nacionalizmi ukrainas i cili u formua nga Hetman Mazepa me të  ashtuquajturin `populli ruthenian`, shumë nga të cilët bashkëpunuan me nazistët gjermanë si Stefan Bandera, do të dontë të afrohej pas viteve `90 dhe të integrohej ne BE.

Sigurisht mendohet se ndarja e ditëve të sootme Ukrainës nga Rusia ka të bëjë jo vetëm me dëshirën e vetvendosjes por edhe me dëshirën e vëndeve perëndimore për ta shkëputur Ukrainën nga ndikimi historic rus, gjë që e cila ka shkaktuar dhe po shkakton jo vetëm ndarjen zyrtare të Kishës Orthodokse Ukrainase si të veçantë me bekimin e Bartholomeut, por edhe me viktima.

Sigurisht interesat Gjeo-politike të BE dhe SHBA ndaj atyre të Rusisë janë diametralisht të kundërta, pikërisht duke menduar një ndarje të re të zonave dhe interesave financiaro- ekonomike në favor të BE dhe SHBA në dëm të Rusisë. Kjo përplasje është parashikuar edhe nga Grigori Rasputin një shërbyes i Carit Nikollaj Romanov. Ky parashikoi këto  katastrofa për Rusinë: Kater Parashikimimet e Rasputinit ( Grigori Rasputin):

-vdekja e Dinastise dhe Grushti i shtetit  (Revolucioni i Tetorit)

- Fuqia e BRSS dhe renia e BRSS

-Lufta e 2 botrore dhe bomba Atomike

-inxhinjeria genetike (https://wwwkend.rambler.ru/people/43289316/?utm_content=ëeekend_media&utm_medium=read_more&utm_source=copylink).

 Samiti i Parisit që po mbahet sot do të jetë në fakt një përplasje e fortë interesash midis BE dhe Rusisë se sa një zgjidhje problemesh midis Rusisë dhe Ukrainës. Shpresojmë që popujt e Ukrainës dhe Rusisë të gjejnë paqen pas këtij Samiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat