Kundër Nobel-it për Handke-Faleminderit Turqi, Maqedoni, Afganistan  dhe Ch. Doctare

Opinione

Kundër Nobel-it për Handke-Faleminderit Turqi, Maqedoni, Afganistan  dhe Ch. Doctare

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:22
Skënder S.Kapiti

Siç duhet poetit racist, austriakut Handke iu dhe Çmimi Nobel në letërsi për meritën e “përkrahësit dhe të mbështëtesit të kriminelit dhe të regjimit genocidist të Millosheviçit”.

Pra, kjo do të thotë se për të  fituar  Çmimn Nobel u dashka edhe plotësimi i një “standarti të ri”: atij që pavartësisht se mund të jesh letrar, shkrimtar e shkencëtar i mirë, duhet që te kesh përkrahur diktatorë e kriminelë siç është rasti në fjalë për austriakun Peter Handke, i cili ka qenë por edhe mbetet si përkrahës dhe mbështetës i krimit dhe genocidit serb mbi shqiptarët, kroatët e boshnjakët.

Pra, të gjitha ato shtete të cilat morën pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel këtij letraxhiu thellësisht antihuman dhe të pandjesi shpirtërore përderisa ai ka përkrahur dhe mbështetur kriminelin më të madh të Ballkanit, tregon se në një masë të konsiderueshme  ato shtete nuk e njohin, apo më sakt e paskan “harruar” apo bëjnë sikur e kanë harruar genocidin serb mbi shqiptarët.

Dhe prandaj duhet të falenderojmë Turqinë, Maqedoninë e Veriut e Afganistanin të cilat nuk morën pjesë në ceremoninë e vlerësimit me Çmim Nobel të këtij sharlatani racist, pasi ky akt vlerësimi për Handken është mohim i genocidit serb mbi shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Falenderim e mirënjohkje e vecantë i takon edhe Znj. Christina Doktare e cila e ktheu Çmimin Nobel të cilin ajo e kishte fituar në vitin 1988, e ktheu  për shkak dhe si reagim e protestë kundër  Handke-s, e ndërsa Serbia e feston cmimin për Handken sikur ta kishte fituar një serb.

Të shohim e të presim që Ismail Kadare a do e ndjek edhe ai shëmbullin e suedezes, znj. Doktare, të shohim se a do ta  refozojë të paktën rastin e një rinominimi të tij për ta fituar Nobelin pasi ka 20 vite që atij nuk ia japin atë,  dhe a do ta pranonte ai tani një dekoratë të tillë, dhe a do ta pranonte ai një  Çmim  në letersi nga një autoritet i cili ua ka dhënë ate edhe Handkes, edhe  Andriqit , ketyre dy racistëve e shovinistëve , këtyre  dy  letrarëve antishqiptare te medhenj.

Të shohim se a do e ndjekin shëmbullin e saj edhe  nobelistë të tjerë, dhe të shohim se a do të reagojnë edhe shtete e qeveri të vëndeve demokratike te cilat propagandojnë dhe e mbajnë veten si kampionë për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave universale njerëzore.

Por mos të harrojmë se me Çmimin Nobel është dekoruar edhe shkrimtari  kriminel, racist   e shovinist serb, Ivo Andriq.

Pra, Nobel-in e”fitoi” edhe sot  një shkrimtar mbështetës i genocidit serb, dhe që  ceremoninë e dhënies të së cilit e refuzuan  shtete fqinje të Serbisë, e cila është autore e genocidit mbi popujt joserbë të Ballkanit si Kosova, Kroacia, Bosnja , por e refuzuan pjesëmarrjen  edhe Maqedonia e Veriut, si dhe shtetet ballkanike  Shqipëria e Turqia.

Kjo tregon se sa është e interesuar edhe Europa dhe demokracia perendimore për Ballkanin kur shtetet e BE-se  pranojnë dhe nderojnë me pjesmarrjen e tyre ne ceremoninë e dekorimit të një individi  i cili nuk ka ndjesinë elementare njerëzore: atë të dhimbjes e as të ndjesisë shpirtërore për tragjedinë , për traumat dhe për genocidin që ka ushtruar një kriminel si Millosheviçi, të cilin ai e ka mbështetur, e që ky është “nobelisti” i ri, austriaku Peter Handke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat