Çfarë të mbjell korr!

Opinione

Çfarë të mbjell korr!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:10
Ilustrim

Duke ndjek ngjarjet nga aktualiteti rreth rezultateve të dobëta të PISSA-s,  nuk mund e të mos e kujtoj e të huazojë titullin e këtij artikulli nga një status të prof. dr. Hajriz Melqit, i cili kishte shkruar në mënyrë analitike për këtë fenomen që po na përcjell nga viti në vit, e jo si disa profesor universitar e ish ministra të arsimit si prof. dr. Arsim Bajrami, i cili deklaron: se pasqyra e nxënësve është mësimdhënësi, atëherë parashutohet pyetja nëse nxënësit janë pasqyra e ime si mësimdhënës, Ju si profesor im, jeni pasqyra ime ngase më vlerësove më notë 10-të në lëndën “Sistem Politik”, andaj pasqyra e pasqyrës së nxënëseve jeni edhe ju profesor e ish ministër i arsimit.

Profesor Hajriz Meleqi shkruan, për rezultatet e dobëta të PISSA-s, këto ditë sulmi po fokusohet të arsimtari dhe më pak edhe tek faktorët tjerë, të cilët e kanë degraduar sistemin arsimor. E disave edhe po u dukën pagat e arsimtarëve të larta. Në shkrimin e tij analitik profesor Meleqi vazhdon: sistemi arsimor nuk është arë, që brenda vitit mbjellësh dhe korrësh, por në arsim mbjellësh sot dhe korrësh pas 20 vejte.

Në mesin e arsimtarëve vërtetë ka arsimtarë jo aq të përgatitur, ka arsimtarë jo edhe aq të përgjegjshëm, mirëpo ka edhe arsimtarë fort mirë të përgatitur dhe të përgjegjshëm, të cilët fatkeqësisht janë pak, konstaton profesor Meleqi. Arsimtarët e papërgjegjshëm i solli politika jonë e konstruktuar mbrapsht thotë z. Meleqi, të cilët kjo politikë i ka shkolluar dhe punësuar pa kritere në procesin arsimor, politika benë emërime dhe riemërime të drejtorëve pa plotësim kriteresh të konkursit, pa provojë pune në arsim dhe të sjell nga rruga, ndërkaq mësimdhënësit e arsimuar me dije e meritë, janë gjithnjë të përgatitur dhe të përgjegjshëm, duke e bërë  punën e tyre me ndërgjegje e jo se i kontrollon apo i stimulon dikush.

Pas përfundimit të luftës, arsimtari dhe arsimi pothuaj se plotësisht u harrua dhe u margjinalizua, arsimi u la në mëshirën e arsimtarit.
Në sistemin arsimor kosovar u krijua një lëmsh që nuk i gjendej filli, me eksperimentim të mësueseve dhe të  nxënësve, me reforma që pa u krye njëra fillonte tjetra, me kurikula të cilat nëpër shkolla futën punën administrative në vend të punës edukative arsimore, me trajnime të kota, me tekste shkollore jo cilësore që hartonin njerëzit jo profesional. Arsimi asnjëherë nuk u bë prioritet i qeverive ngase arsimi nuk ishte resor ku mund të përfitonin qeveritarët. Ky mish mash provoi që nxënësin ta vendos në qendër, mirëpo në të vërtetë edhe nxënësin edhe arsimtarin e lanë anash.

Profesor Meleqi thotë metej, se mësimdhënësi ynë kosovar u nëpërkëmbë dhe u nënçmua. Mësimdhënësi ynë mbeti i nënçmuar edhe pas grevave që bëri gjatë këtij viti, ata në grevë nuk kërkuan rritjen e pagës, por kërkuan ngritje të dinjitetit që të mos nëpërkëmben më.

Me grevat e arsimtarit, u aprovua ligji i ri i pagave. Me këtë ligj në emër të grevave të arsimtarëve dhe të kirurgëve, u ngritën pagat e të gjithë resorëve tjerë, e arsimtari dhe polici mbetën përsëri të nënçmuar dhe të përbuzur, me pagat më të ulëta në sektorin shoqëror, por kapakun ia vënë avokati i popullit duke e çuar ligjin e pagave në kushtetuese, në vend se ti përgëzojë parlamentarët e Kosovës që në fund e sollën edhe ligjin e pagave.
Më këtë lloj të nënçmimi edhe për një kohë nuk pritët që nxënësit më të mirë të përcaktohen për profesionin e mësimdhënësit.

Në fund profesor Meleqi, kërkon nga kompetentet që të kenë kujdes, që mos të luhet me punën e mësimdhënësit dhe arsimin në përgjithësi, sepse arsimi është alfa dhe omega për zhvillimin e shtetit tonë të ri dhe numëron një serë lëshimesh siç janë:
      -     Reforma të panumërta dhe të pamatura mirë në të gjitha nivelet e arsimit,

  •  Kurikula të panumërta, të papërshtatshme dhe të parealizueshme,
  • Trajnime të panumërta joprofesionale dhe të panevojshme,
  • Diploma të panumërta të doktoraturave,
  • Diploma të panumërta të masterit,
  • Hapje të universiteteve të panumërta politike,
  • Emërime të panumërta të drejtorëve politik nëpër shkolla,
  • Pranime të panumërta të arsimtarëve politik nëpër shkolla,
  • Arsimtarë të panumërt të aftë që i kemi i lanë të bredhin rrugëve apo të largohen nga Kosova,
  • Ngarkimi i tepruar i nxënësve me libra të panumërta dhe të panevojshme,
  • Tekste të panumërta të hartuara keq,
  • Ministra të arsimit joadekuat dhe të papërgjegjshëm,
  • Obligime të panumërta dhe të panevojshme administrative, të cilat arsimtarin e kanë shndërrua në punëtor administrativ,
  • Renditja e arsimit në fund të regjistrit të pagave dhe
  • Rregulla ligjore të panumërta që kanë krijuar anarki nëpër shkollat tona.

Andaj sipas profesor Meleqit është qesharake kur arsimin kosovar të përmbytur nga vërshimi e fusësh dy herë radhazi në garën e PISA-s. Sistemi arsimor i dështuar nuk ka çka lyp në garë.

Njëzetë vite kemi mbjell egjër dhe po dëshirojmë të korrim grurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat