Raporti PISA është pasqyrë reale  

Opinione

Raporti PISA është pasqyrë reale  

Nga: Milazim Maraj Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 08:46
Milazim Maraj

• Nëse fytyra na ka dal e shtrembër duhet të punojmë që ta ndreqim fytyrën dhe jo ta thyejmë pasqyrën.         

• Mungesa e pasqyrës nuk e rregullon pamjen e fytyrës tonë.

Pas publikimit të raportit PISA  dolën me deklarime analist, MASHT dhe disa DKA. Institucionet përgjegjëse nuk dhanë shpresë për përmirësim. Nuk treguan gatishmërinë për angazhim. Ato mundohen të shfajësohen,ose kërkuan që përgjegjësinë e vet ta pjesëtojnë më të tjerët. Madje DKA pa fije  turpi përgënjeshtruan specialistet e PISA-s duke e quajtur raportin jo real. Tendenca për të fshehur  gabimet është tregues më i  qartë që këto institucione nuk janë të përgjegjshme dhe nuk premtojnë përmirësim. Kjo tregon që edhe më tutje do të mbllaçitin gjenerata të reja më aftësi të larta  për nxënie ku mësimdhënësi dhe institucioni nuk  janë shkallë për ngritje graduale të nxënësit por tavan që e pengon ngritjen e tij. Por këtu nuk është gjithçka keq. Këto deklarime janë sikur dhembja që është e padurueshme por që tregon ku është infeksioni pra ndihmon diagnozën dhe tregon ku duhet të veprojë  kirurgu.

Raporti PISA duhet të na shërbej për analizë të thellë, për të ndryshuar dhe që pas pesë viteve  të provojmë përsëri nëse ka ngritje të suksesit. Kemi filluar më Kurrikulen e Re.Në sistemin e arsimit nuk ka qasje serioze për këtë reformë. Ne nivele të DKA-ve ende nuk janë zgjedhur koordinatoret e cilësisë. Në shumë shkolla DKA-të nuk kanë lëshuar vendime për Koordinatorin e cilësisë, ata ende mbajnë nga 20 orë mësim, janë kujdestarë të klasës dhe mbajnë kujdestarinë e ditës, nuk kanë kohë të bëjnë punën e koordinatorit që ngritë cilësinë në arsim. Ka raste që koordinator i cilësisë caktohet mësimdhënësi që nuk ka të drejtë të këtë  licencë të mësimdhënësit. Disa ende nuk kanë mbaruar trajnimet për koordinator të cilësisë. Bashkëpunimi më prindër në procesin e mësimit është në nivel shumë të ulët.

Pranimi i mësimdhënësve cilësor është peng i klientelizmit dhe nepotizmit të skajshëm. Shkollat nuk janë të mbuluara më shërbime të psikologut. Mësimi zgjedhor ende shërben për plotësim norme pa pasur parasysh ngritjen e cilësisë. Kutitë e të Vërtetës nuk hapen në bazë të rregullores, ato janë të vendosura në  kontrollin e kamerave; nxënësit janë krejtësisht të pamotivuar për të përdorur kutinë. Planet mësimore nuk kontrollohen më kohë dhe në të shumtën e rasteve janë të pa aprovuara nga drejtoret e shkollave. Jo rrallë ndodhë që  shkolla më javë të terë nuk ka drejtor, apo më javë të tera nuk ka mësimdhënës për ndonjë lëndë mësimore, kjo neglizhencë e DKA-ve  ka dëmtuar procesin e mësimit dhe motivin  për punë të komunitetit në shkollë.

Drejtoret e pa përgatitur dhe me pa aftësi udhëheqje e menaxhimi krijojnë atmosferë të pa këndshme dhe shpesh herë grupe jo formale dhe përplasje brenda kolektivit të shkollës.”Nuk është zbuluar askund në Botë,shollë e suksesshme më drejtor të dobët”Prof Halim Hseni Jo pak shkolla kanë mësimdhënës jo kompetent për lëndën e vet,apo mësimdhënës më shëndet të ligë që kanë probleme të rënda  klinike. Veprimet e Qeverisë së Kosovës në detyrë që ngriti e pagat e veta, ndezi  reagimet e SBASHK-ut Për të marrë vendimet të dëmshme për arsimi e Kosovës, grevë 30 ditore  me ndërprerje mësimi, nga se subjektet   e caktuara politike në fushatën e zgjedhjeve kishin premtuar ngritje page për mësimdhënës. Kjo grevë jo vetëm që e ka dëmtuar procesin e mësimit por e ka bërë të jashtëzakonshëm vitin shkollor. SBASHK, angazhohet për standardin financiar të mësimdhënësit dhe jo për suksesin e nxënësit.        

Kompetentet në Arsimin e Kosovës duhet të ulen dhe t’i bëjnë analizë shkencore Raportit Pisa.                            

Të nxjerrin nga raporti mësime të duhura. Të fillojmë më reforma adekuate. Këto reforma të futën në program të MASHT- Qeverisë së Kosovës për të shpëtuar gjeneratën e re që është e shkëlqyeshme dhe ka aftësi të larta nxënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat