Heshtakët e UÇK-së! - Bota Sot
Heshtakët e UÇK-së!

Opinione

Heshtakët e UÇK-së!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:06
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Janë ftuar rreth 250 ish-ushtarë dhe struktura komanduese të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Gjykatë Speciale me seli në Hagë, ku shumica për fat të keq, përfshirë komandantët janë mbrojtur në heshtje. Së shpejti  pritet që të fillojnë të ngritën aktakuzat, madje të bëhen edhe arrestime.

Heshtë njeni, hesht tjetri. "Shko e eja, si Adem Peja", i thonë një fjale. Kështu po ndodh tash e një vit me fisa ish-ushtarë e disa komandantë të UÇK-së, gjatë marrjes në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Dhe, është ftuar pothuajse e gjithë struktura komanduese e UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës, duke filluar nga komandanti Rrustem Mustafa-Remi, Sylejman Selimi,Sami Lushtaku, Azem Syla, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Ramë Buja e ditë më parë edhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Këta dhe të tjerë eprorë e ushtarë/e të UÇK-së janë ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve apo të të dyshuarve. Mirëpo, të njëjtët me t'u kthyer nga Haga kanë deklaruar se janë mbrojtur në heshtje, duke mos u përgjigjur në pyetjet e parashtruara. Nuk ka dyshim se këtë të drejtë ua mundëson ligji, sipas avokatëve të tyre.

Megjithatë, më duket se, nëse nuk gaboj me heshtje nuk mbrohet UÇK-ja gjatë intervistave të tyre. Ngrihet pyetja: si mund të pastrohet UÇK-ja nëse pothuajse të gjithë të ftuarit në Gjykatën Speciale si të dyshuar apo dëshmitarit të mbrohen në heshtje. Pra, me një fjalë kësaj i thuhet heshtakët e UCK-së, kuptohet me disa përjashtime.

Nga ana tjetër, krejt ndryshe pati deklaruar kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kreu i AAK-së. Ky ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, pas dorëheqjes nga posti i KRM dhe para nisjes për në Hagë për t'u intervistuar pati deklaruar se: "po shkon me mbrojtë Kosovën". Mirëpo, Haradinaj si dhe të tjerë është mbrojtur në hedhtje. Ndërkaq, sipas komandantit të Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, mundësia për t'u mbrojtur në heshtje u takon vetëm atyre që janë në rolin e të dyshuarit. Nga ana tjetër, avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Tahir Rrecaj, ka thënë se "mbrojtja në heshtje nuk i dëmton personat e dyshuar. Është e drejtë ligjore e secilit person të dyshuar ose të pandehur të shfrytëzojë të drejtën e tij e të mbrohet në heshtje". Ai ka shtuar se mbrojtja në heshtje nuk nënkupton fajësinë e personit të dyshuar.

Ndryshe, deri tash Gjykata Speciale me seli në Hagë nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, por të tillë sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të ketë shumë shpejt. Zyrtarët e kësaj organizate kanë bërë tē ditur se deri tash nga Gjykata Speciale kanë ardhur rreth 250 ftesa për intervistim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat