LVV dhe LDK formon secila nga një qeveri pasi që për dy muaj nuk arrini marrëveshje!!! - Bota Sot
LVV dhe LDK formon secila nga një qeveri pasi që për dy muaj nuk arrini marrëveshje!!!

Opinione

LVV dhe LDK formon secila nga një qeveri pasi që për dy muaj nuk arrini marrëveshje!!!

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:33
VV, LDK

Për të satën herë po e konfirmoi se pata të drejtë kur Ibrahim Rugovës i premtova se do të veproj në procesin e formimit të LDK-së, këtu në SHBA, por nuk do anëtarësohem në LDK dhe asnjë subjekt politik.

Ndon se, në fillim, besoja në LDK, me kalimin e kohës, jo vetëm me LDK-në por me të gjitha subjektet politike, unë dhe jo vetëm unë, përjetoi frostrime dhe vetëm frostrime. Frostrimi vjen jo vetëm nga subjektivizmi apo burokratizimi i secilit subjekt politik por, nga fakti i mospërmbylljes së procesit të shtetformiit dhe mosfunkcionimit të shtetit ashtu si që formalisht është.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, sadopak, ke unë dhe, vërehej se edhe ke populli, lindi një shpresë se do ndodhin ndryshime pozitive, të cilat do të shpien në drejtim që shteti i Kosovës, më në fund, do të hyn në binar të duhur, do ndodhë pastrimi i shumë mbeturinave, do forcohet shteti dhe të fillon shfaqja e dritës së perspektives.

E tani, po iu drejtohem subjekteve LVV dhe LDK - çka dreqi po ndodh??!! Kuptohet, çdo koalicion, përveç tjerash, kërkon edhe dialog. Por, mos harroni se, dialogu kërkon pjekuri, kërkon kulturë, sëpaku, politike, kërkon kuptimin e vullnetit të popullit, por rëndësi të veçantë ka kuptimi i definicioneve të rëndesave të interesit të subjektit politikë dhe interesit të shtetit. Interesi i shtetit konsiderohet interes i popullit nga se populli është, ose duhet me qenë bartës i shtetit. Prandaj, vene interesin e shtetit, interesin e popullit, para interesave partiake.

Po e them troç, fatmirësisht, personalisht nuk e njoh asnjërin nga figurat e LVV dhe LDK. Por, falë rrjedhave politike të gjertanishme, sëpaku kur është fjala për vullnet të mir për shtetin, për eliminimin e dobësive në drejtim të funksionimit të shtetit, të eliminimit të ati korrupsionit të famshëm, shpresoi në LVV. Kam besim në zonjën Vjosa e veçanërisht në profesionalizmin e saj, gjë që iu ka munguar shtresave politike të gjertanishme. I’m sick and tired me dofar Isa, Velija, Hazira….

E tani, nuk jam i sigurt se a po dialogoni për pozita që t’i rehatoni dofar Isa...apo për çështje të cilat premtojnë për funksionimin e shtetit.

Kam shpresu se jeni mbushë mend, veçanërisht LDK, nga e kaluara e pasuksesshme e gjertanishme. Afrohi more, e keni shansin që t’a ktheni besimin e popullit në shërbëtorët e vet, nga se nuk jeni asgjë tjetër pos shërbëtor të popullit, përpiquni të jeni ose bëheni, shërbëtor të ndershëm, shërbëtor të suksesshëm, që konsiderohet edhe bujari, në mënyrë që të shef dritë shteti i Kosovës, i cili, mund të thëm, që nga lindja, nuk pau shumë dritë. Besoi se e shihni se kur ndodhi njohja e fundit e shtetit të Kosovës dhe sa çnjohje ndodhen gjer tani. Mos harroni në profesionalizem, në kualifikimet profesionale për çdo resor, mos okupohi me emra të “famshëm”.                   

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat