Kah po shkon Kosova? Kujt po i duhen grevat dhe protestat e punëtorëve?

Opinione

Kah po shkon Kosova? Kujt po i duhen grevat dhe protestat e punëtorëve?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 18:38
Ismail Muqiqi

Në momentin kur qytetarët e Kosovës me pa durim presin formimin e qeverisë së re e cila do të jetë shpresa e fundit për të nxjerr Kosovën nga humnera e keqëqeverisjës, disa grupe të individëve tani të njohur si udhëheqës të sindikatave po e kërrcënojnë vendin me greva dhe protesta të cilat më shumë kan ngjiyrë politike. Ligji i pagave i cili u hartue gjatë qeverisjesë në ikje, të cilin instuticioni i Avokatit të popullitë e dërgoi në gjykatën kushtetuese përshkak të pa knaqësive dhe dualizmit në sektor të ndryshëm të pagave po shkakton paknaqësi dhe tensione në stabilitetin politikë dhe shoqoror në Republikën e Kosovës në kohën kur shtetit të Kosovës i nevojitët një unitet i gjithanshëm për tejkalimin e problemeve dhe vështirësive të cilat jan grumbulluar vite me radhë.

Si në Arsim,Shëndetësi, Andministratën Publike në Sektorin Privat dhe në lamitë tjera. Agjendat dhe veprimet e Qeverisë në ikje, duke marur vendime të pa matura at-hokë pa përgaditje të gjithanshme dhe pa analizë të duhur juridike, financiare, pa i rrespektuar të drejtat e njeriut ka bërë që disa sindikata të organizojnë greva të cilat do të sjellin dëme të pa riparushme instuticioneve të shtetit. Ligji i pagave i cili u kritiku shumë nga sektorët e ndryshëm, përshkak të kategorive dhe dallimit të koeficientit, duke anashkalue një pjesë të madhe të punëtorve me kualifikime të njejta ka sjellë reagime dhe paknaqësi ku do në sektorët e ndryshme qoftë në instuticionet e shtetit po ashtu edhe në sektorët e ndryshme të ekonomis dhe të bizniseve private. Duhet theksuar se këto greva dhe protesta po ndodhin në një kohë ku Kosova gjindet para sfidave të mëdha qoftë nga funksionimi i instuticioneve demokratike nga brenda, po ashtu edhe nga problemet dhe shantazhet të cilat po i bënë serbia për ditë e më shumë. Republika e Kosovës ka nevojë, për stabilitet, duke e formuar Qeverin dhe Istuticionet e nevojshme demokratike.

Raporti i cilësis (Pisa) për gjendjen në arsim tregon më së miri pa përgjegjësin dhe gjendjen në sistemin e Arsimit në Kosovë koha e (Le-Valencës) dhe lëvizjeve sindikaliste të Polonisë ka kaluar shumë vite më parë.Në fundë po theksojmë se instuticionet e pavarura të shtetit të Kosovës si jan Instuticioni i Avokatit të Popullit, i cili është Instuticioni më kiritibil për mbrojtjën e Lirive dhe të Drejtave të gjithë qytetarëve është obligim të respektohet deri në fund. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese jan të obligushme dhe të detyrushme për të gjitha mekanizmat dhe instuticionet që veprojn në kuadër të Republikës parlamentare të Kosovës. Q/do presion nga kush do qoftë i cili i atakon dhe i ven në pikëpytje, apo i kontekston vendimet e tyre nuk ja don të mirën shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat