Interesi dhe heshtja e intelektualëve

Opinione

Interesi dhe heshtja e intelektualëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:24
Sulejman Mehazi

Sinqerisht ju pyesim miq të dashur, kush e cilët janë fajtor kryesor për këto pakënaqësi të mëdha të popullatës sonë?, cilët janë ata që na e kanë humbur buzëqeshjen, gëzimet e dashuritë, dita ditës na pikëllojnë më shumë e më shumë, na kanë humbur respektin e lumturinë familjare, ndërnjerëzore shoqërore. Se populli jonë i përvuajtur do vinte deri në këtë situatë kurrë se kishim menduar!?

 Ç'të bëjmë ashtu jemi, popull që mendojmë mirë e jetojmë keq den baba den; popull që çdoherë e përherë ju kemi zënë besë politikanëve e ata çdo herë na kanë gënjyer e mashtruar. Kjo situatë psikike traumatike politike na ka detyruar që mos t'i zëmë besë askujt bile dhe vetes sonë. Na kanë shtangur e mpakur shpirtrisht, psikikisht, moralisht kombëtarisht, ne se duam vetveten, e ku gjuhën, kombin e  shtetet shqiptare.

 A vëreni se, shëmtirat, traumat, streset, vrasjet, tradhtitë e çregullimet tona psikike, politike, sociale, familjare, kombëtare e popullore përherë kanë ardhur nga intelektualët e patriotët e rrejshëm të cilët në emër të "patriotizmit" shfrytëzonin në mënyë të pamëshirshme popullatën e varfër e të raskapitur. Pa na tregoni të dashur miq,  se gjatë sistemit komunist, cilët ishin ata që bashkëpunonin me partitë  komuniste sllave si në Maqedoni, poashtu dhe në Shqipëri e Kosovë, a ishin intelektualët e shitur?, po, a jetonin mirë e këndshëm?, po, a kundërshtonin sistemin?, jo.

 Po tani gjatë demokracisë cili prej intelektualëve është duke kritikuar ashpër me emër e mbiemër politikanët demokratë?, askush, përveç Kimete Berishës së vetmuar kundër të gjithëve. Shikoni si rrinë heshtur  zëri s'u dëgjohet, e pse?, dihet, për shkak interesave të tyre personale, vullnetarisht bëhen bashkëpunëtorë të udheheqësve shtetëror. Ku janë intelektualët?, ndoshta heshtin për shkak benificioneve të majme. Po tamam, ata janë shkrimtarë, poetë e shkencëtarë të medhenjë e s'merren me Ali Ahmetat, Hashimat, Kadriat, Ramushat, Ramat, Ilirat.

 Me shkrimet, poezitë e me shkencën e tyre kopypaste kanë çuditur botën perëndimore. Më tregoni miq të dashur, cili prej intelektualëve shqiptarë s'ka qenë komunistë i Titos?, shumë pak, sot, cili prej intelektualëve shqiptarë s'është i ndonjë partie politike?, shumë pak. Prandaj jemi në këtë gjendje të mjerueshme për shkak heshtjes së intelektualëve.

Historia politike s'mba mend që opozita ta mposhtë pozitën, po çdoherë intelektualët e mirëfiltë  e të guximshëm me zërat e shkrimet e tyre argumentuese e bindëse kanë mposhtur perandori e jo qeveri të dobëta shqiptare të Ramave, Kadriave e Aliave.

Miq të nderuar, dhe një pyetje serioze në mundet?, cili prej intelektualëve të sotëm ua mbysh mendjen për të bërë diçka për ne e popullatën tonë?, për fat të keq askush. Vetëm nëse Zoti do e na shpëton, për ndryshe shkuam për kot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat