Çka dreqi po zihet a po fiken shpresat e popullit

Opinione

Çka dreqi po zihet a po fiken shpresat e popullit

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:18
LDK-VV

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ndoshta për herë të parë, në këtë periudhë të shtetit të Kosovës, 50% e elektoratit, u përcaktu për dy subjekte politike, me shpresë, që më në fund, shteti të kthehet për së mbari, të del drita e një perspektive e cila premton rrugën e duhur të shtetit, që populli të kupton se ka shtet, se shteti është i popullit.

Ç ka dreqi po zihet!!! O ju lider të LVV dhe LDK, në se mundëm t’iu quaj më lider, a do e kuptoni, më në fund, se populli nuk brengoset me atë se sa ministri do të merr njëra apo tjetra, kush do e merr postin e Kryetarit të shtetit etj. Jo mor jo, populli donë në pozicione njerëz moralisht të pastër dhe profesionalisht të aftë, si garancion për udhëheqjen dhe forcimin e shtetit.

Ndajë mendimin se rezultati i votimit e ilustron një gjë - LVV fitoi, në pjesën më të madhe, falë votave që ia dhanë Albin Kurtit, ndërsa LDK falë votave të Vjosa Osmanit. Ndaj, kur është kështu, e ky fakt nuk është kontestues, a nuk është e udhës që Albini e Vjosa të ulën, duke mos përjashtuar edhe figurat tjera të subjekteve, dhe të gjejnë dhe ofrojnë zgjidhje të duhura. Nuk e di kush në anën e Albinit, por po shoh në anën e LDK. Vjosa, në një mënyrë, gjindet në periferi të ngjarjeve dhe, po më duket Isa me shkop, Velia me tërrnakop e Haziri nuk di me çka i mbajnë frejt në duar. Mjaft more më, as populli nuk iu don ashtu.

Numri i kosovarëve në diasporë nuk është i vogël. Nga diaspora, vendit amë ia dëshiron të gjitha të mirat dhe në këtë apo atë mënyrë, përpiqet me i kontribu shtetit amë. Mënyra në të cilën veproni, përveç tjerash, kontribuon në atë që populli nuk e shef perspektiven e shtetit, dhe sejcili individ përpiqet që të gjejë mundësin e largimit nga shteti amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat