Kush po e loz vallen e nervave me ne, VV apo LDK?

Opinione

Kush po e loz vallen e nervave me ne, VV apo LDK?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:55
VV, LDK

Qytetarët e Kosovës, janë plotësisht të befasuar, por dhe të shqetësuar, sigurisht janë bërë edhe më të vetëdijshëm, për këtë “nënvlerësim” të votës dhe vullnetit të qytetarëve, kur dy partitë fituese të 6 tetorit të këtij viti VV dhe LDK, nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për një koalicion të mundshëm në udhëheqjen e vendit, sikur po lozin vallen e nervave, por nuk po ua ka lakmi askush, përveq atyre, që për një kualicion të tillë, do e jepin gjithë pasurinë e Kosovës, vetëm për t’a  bërë të pamundshëm.

Për më tepër nga këto mosmarrëveshje të deritanishme me njëri-tjetrin, pikërisht aty ku qytetarët e vendit prisnin edhe më shumë, dhe nga një vullnet i pranueshëm i qytetarëve, do të ngjallët shpresa e tyre e munguar dhe do e merr formën e shërbëtorit të këtij populli dhe këtij vendi ashtu sikur e meriton.

Në këtë kuptim, duhet ta pranojmë se dikush duhet të jep përgjegjësi, duke u nisur prej asaj se ky popull nuk duhet ta humb rëndësinë e vet dhe nuk mund t’i ngris duart lartë për asgjë send, një gjë e tillë nuk duhet të ndodh në mesin e këtij populli, i cili nuk është dorëzuar kurrë përgjatë historisë së vet edhe në situata edhe më të ndieshme.

Të gjithë thojnë se i përuluri është më i forti, ai që ka ndjenja të larta e guximtare, dhe postin e figurës së vet nuk e ngrit dhe madhështon sipas dëshirës dhe ëndjeve të tija, por e lë në dorën e popullit dhe vullnetit të tij, sëcilës nuk do i thonin dobësi, por forcë dhe krenari, sepse në fund të fundit Isa Mustafa me Albin Kurtin nuk janë armiq, por janë vëllezër dhe miqë të një gjaku dhe të një kombi.

Që nga çastet e para të kontakteve në mes VV dhe LDK, nuk ka pasë vullnet të kënaqshëm, kur publikisht thuhet se dikur këto dy parti ishin rivale dhe kundërshtare të ashpëra në mes vete, por nuk do të thotë se politika i ka bindjet e betonuara dhe kur është në pyetje fati i një populli, duhet sëcila palë të heq dorë nga predentimet dhe interesat e veta partiake dhe vetiake.

Dihet botërisht se Zgjedhjet e tetorit i fitoi VV, në krye me Albin Kurtin, por vallën e nervave të kualicionit po e udhëheq Isa Mustafa, i cili e dëshiron nga VV, marrjen e “kaparit” për postin e kryetarit të vendit, dhe në këtë rast, Mustafa po e tërheq kerrin, të tjerët po ia shohin sherrin.

Nga ana parimore nuk do të kishte rëndësi aq shumë në këtë rast rroli i presidentit, por jo konkretisht në këto çaste të bëhët pazar një çështje e tillë, kur vie në pyetje formimi i qeverisë së re të Kosovës, i cili ka të bëjë me strukturën dhe bërthamën brenda sëcilës duhet të ndodhëmi.

Përndryshe, me këto lojëra të nervave, të cilën po e shkakëton ky koalicion, populli i Kosovës, po mbetët vetëm nën mëshirën e zotit, por edhe zoti ka rënë në hall me ne, sepse edhe ky zot po kërcënohet shpeshherë nga karakteri i jonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat