Unifikimi i kombit shqiptar për Shqipëri natyrale!

Opinione

Unifikimi i kombit shqiptar për Shqipëri natyrale!

Nga: Sami Arifi Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:46
Sami Arifi

Brenda një kombi ndër të tjerash janë: lidhja e gjakut, lidhja mentare, shpirtërore, logjike e pastaj edhe fizike.

Në ndërgjrgjjen intelektuale mbarëshqiptare rëndësi të jashtëzakonshme ka lidhja mentare që bën të mundur bashkimin kombëtar në një marrëveshje të madhe historike të organizuar nga intelektual me ndërgjegjësim kombëtar në një kuvend, e jo në një parlament, duke i parapri politikës kultura në mënyrë që të gjallron, mëton thelbin e përpjekjeve ndërbrezore që kapërcen ndjeshëm edhe kufijt e një brezi duke filluar që nga sot, që njëherit edhe detyron partitë politike shqiptare ku duhet që së bashku të bënin pjesë për unifikimin kombëtar.

Zgjidhjet, padrejtësitë pas luftërave shkatrruese që po vulosin fillimin e këtij shekulli në përmbyllje, që mund të jenë, shumë herë më të rënda sesa vrasjet, djegiet, shkatrrimet, ç’rrënjosjet dhe përzëniet me zjarr dhe hekur të pjesëve të tërë kombit tonë nga trojet e tij etnike mijëvjeçare të gjenezës së tij të natyrshme, prandaj është më shumë se kurrë e nevojshme dhe e domosdoshme që të kordinohet veprimi i përbashkët i ndërgjegjjes intelektuale për unifikimin e kombit tonë.

Unifikimi i kombir shqiptar në një Shqipëri Natyrale duhet të bazohet në trashigimin pozitive të shqiptarëve qysh nga Epoka e Skënderbeut, e më herët, si dhe përvoja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Qeveria e Përkohshme Shqiptare më 4 dhjetor 1912, ndër 63 delegat 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendrat e saj Shkupi dhe nga qytetet tjera, si dhe nga Çamëria ishin 7 prej tyre pjesëmarrës në formimin e Qeverisë. Atëherë dhe tani populli shqiptar kërkon për vendin e vet, kufijtë për të që janë të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij historike si banues i parë në këto troje...

Shqiptarët njohën kufijtë e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 ku përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare, por që përmes të Drejtës së Forcës, pa asnjë argument, Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik i caktoi kufijtë e Shqipërisë, të cilët kufij ishin të dhunshëm për shqiptarët, prandaj, asnjëherë nuk i njohën shqiptarët. Meqë të gjitha marrëveshjet që u bën me të Drejtën e Forcës si ajo e Londrës 1913, e Versajës 1919 që sot kanë ndërruar ata kufij, meqë ishin vendosur me dhunë, përse mos të ndërrojnë edhe për Shqipërinë Natyrale, dhe së fundi edhe Konferenca  e Jaltës, që kishte një nga vendimet kryesore të saj; ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Gjermanin Lindore dhe atë Perëndimore, pas 40 vjetësh Gjermania u bashkua në rrugën paqësore d.m.th, u riparua vet Konferenca e Jaltës edhe se në Gjermaninë Lindore ishin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Prandaj, mjetet e realizimit për Shqipërinë Naryrale, sot kur Forca e së Drejtës përmes argumenteve  ka marrë përparësi mbi të Drejtën e Forcës e cila e Drejtë e Forcës nuk bazohej fare në të drejtën historike dhe as në atë etnike, është momenti historik që shqiptarët të kërkojnë, rikthimin e drejtës së natyrshme të tyre, dhe të realizojnë të drejtat kombëtare, përmes Dialogut dhe Debatit Demokratik për Shqipërin Natyrale, pra, përmes respektimit të themelit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht e drejta dhe nevoja e Referendumit Popullor që me argumente të fuqishme të drejtësisë do të përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar.

Shqipëria e Unifikuar-Natyrale kërkon një bashkim të ri, të panjohur gjerë më tani, jo për pushtet, por për komb dhe për shtet, duke u bashkuar dhe duke kaluar përtej bindjeve politike. Shqipëria e Unifikuar-Natyrale synon shndërrimin e kombit shqiptar, nga zjarrfikës-siç është sot, në paqebërsin kryesor të rajonit në Ballkan e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat