Kush do të na shpëtojë tani nga këta tanët?

Opinione

Kush do të na shpëtojë tani nga këta tanët?

Nga: Dibran Demaku Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:21
Dibran Demaku

Ato, që Kosovës dhe popullit të saj nuk arritën të ia asgjësojnë për shekuj me radhë pushtuesit e egër,ja arriti klasa politike shqiptare për këto njëzetë vite lirie:krenarinë dhe dashurinë për vendin e vetë?!...Dhe merrnie me mend,tash pas njëzetë vite lirie(liri i thënqin!),nga Kosova ikin pleq e të rinj si të iknin prej dreqit?!...

Kjo klasë e sotme politike(pa dallim) e solli Kosovën në prag të mosegzistencës!Me vetëdije apo pa të e bëri atë që nuk arriti ta bënte asnjë armik e pushtues i mëparëshëm?!...

Sot në Kosovë nuk do të dëgjosh bisedë tjetër as nga të rinjtë as nga të vjetrit përveq togfjalshit:-Ik,të ikim nga ky vend!Ik,të ikim nga ky vend,ku nuk jetohet më?!...

A mund të ketë më tragjike për një vend dhe për një popull kur pleqtë,siç thuhet në popull,me një këmbë në dhe e me një këmbë mbi dhe,kërkojnë të ikin nga vendi i tyre dhe eshtrat t‘i lënë nëpër vende të huaja?!...

Ku mbeti gjithë ajo krenari dhe vendosmëri e shqiptarëve të Kosovës,kur vetëm njëzetë vite më parë për vendin e tyre bënë luftë dhe qëndresë titanike përballë Serbisë pushtuese,dhe tash në liri të ikin nga ku sytë këmbët?!...Dhe nga kush?!...Nga të vetët:nga thaqët,nga Ramushët;nga Pacollët;nga Fatmirat e nga soj e sorollopi i tyre,nga ata që pas lufte morën e grabitën gjithëçka të popullit dhe prej popullit?!...

Kush do ta shpëtojë këtë vend dhe këtë popull nga kthetrat e bijëve të vetë,që i kanë zënë grykën me grykësinë e tyre të pangopshme?!

Dikush po shkruan e po thotë se të gjitha pasuritë e paligjshme të thaqëve;të ramushëve;të pacollëve;të fatmirëve e soj e sorrollopit të tyre duhet konfiskuar pasuritë e paligjshme?!...Por,kush do ta bëjë dhe kush mund ta bëjë këtë gjë në këtë vend dhe në këtë kohë të pa kohë?!...

Kur ishim nën pushtimin serb luteshim e shpresonim në ndihmen e zotit dhe të amerikës?!...Po,sot kush do të na shpëtojë nga këta tanët që na dolën kapuq me mëngë?!...Kur,siç duket edhe zoti e amerika janë lodhur nga bëmat e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat