Të rinjtë dhe politika

Opinione

Të rinjtë dhe politika

Nga: Erblina Tahiraj Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:30
Erblina Tahiraj

Politika nuk është për njerëz destruktivë, që parësore i kanë interesat personale, klanore dhe egot e tyre të mëdha.
Politika është për njerëzit që kanë çfarë t’i japin shoqërisë dhe tërë kohën janë në shërbim të qytetarëve.
Vendi ynë ka nevojë, më shumë se kurrë, për të rinjtë.
Rinia duhet të rreshtohet për t’i dhënë drejtim politikbërjes dhe për ta ndryshuar diskursin politik, tashmë të degraduar në vend.
“Politikanët e konsumuar” pothuajse kanë harruar vlerat humane të politikës, që do të na ndihmonin në ngritjen e vetëdijes kolektive drejt të mirës universale. Ata e kanë shkatërruar besimin e njerëzve në fjalët POLITIKË dhe LIDER, duke synuar vetëm përmbushjen e nevojave të tyre.
I inkurajoj të rinjtë që së bashku, me gjithë potencialin e tonë t’i shërbejmë politikës kosovare, qoftë edhe si kritikues.
Por mos harroni, se duke u bërë servilë të “politikanëve të konsumuar” nuk do arrijmë të bëjmë ndryshime pozitive, as për veten, as për shtetin.
Lider lind! Lider, nuk bëhesh dhe kurrë nuk mund ta bëjë askush, ASKËND.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat