Morali politik dhe etika politike

Opinione

Morali politik dhe etika politike

Nga: Prof.Dr.Nijazi Halili Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 10:26
Prof.Dr.Nijazi Halili

Morali politik dhe etika politike ditë e më shumë po shuhet edhe po degradohet. Motivet vetjake të bazuara në interesin përsonal po rrezikojnë me të madhe pushtetin. Ky moral i ka rrënjët te liria dhe sakrifica. Sa po kthehen nevojat e popullit për një mirëqenie të përbashkët të shoqërisë? Si duket shumica kanë hyrë në politikë për të mësuar shtetndërtimin. Kemi apo nuk kemi njerëz të denjë që zbatojnë kodin e etikës që përmbush vlerat e një menaxhuesi të mirë politik? Si duket mungesa intelektuale e tyre dhe grupeve përreth po i zvarritë sukseset e prekshme konkrete që sot i nevojiten Kosovës dhe politikës së saj të jashtme.

Mendimet politike që kanë bërë revolucion në shtetet perëndimore datojnë shumë herët. Sikur ato të kardinalit Richelieu në shekullin XVII kur thotë se: “interesat shtetërore janë mbi ato të interesave fetare”? Sipas tij “Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm. Shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë.”

Zgjimi kombëtar si duket po vonon te ne shqiptarët. Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti dhe ekzistenca sikur nuk po funksionojnë në kohë paqeje, kohë kjo kur duhet respektuar mendjet e pastra që kemi brenda shoqërisë, e sidomos të një plejade profesorësh me thirrje akademike ndërkombëtare. Edhe opinionet dhe veprimtaria e tyre shkencore shumë pak ose fare pak po shfrytëzohen. Ata që në jetën e tyre si kanë lexuar as dy rreshta e lëre më dy libra vlerësojnë situate dhe ngjarje politike ndërkombëtare dhe përfaqësojnë diplomacinë.

Me një përkushtim të madh ka kohë që mundohem ti sqarojë dhe dokumentoj këto fakte ndër shekuj te shqiptarët. Sikur gabimet e hershme nuk po na mobilizojnë sot kur mundësia për të dhënë më shumë është më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat