A është ma i rëndë Samiti i “Minishengenit” në Tiranë më prezencën e Vuqiqit, apo tërmeti fatal që e goditi Shqipërinë – Durrësin më rrethinë?

Opinione

A është ma i rëndë Samiti i “Minishengenit” në Tiranë më prezencën e Vuqiqit, apo tërmeti fatal që e goditi Shqipërinë – Durrësin më rrethinë?

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 21 dhjetor 2019 Në ora: 08:10
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev

Mikpritje për njeriun e Millosheviqit dhe ma i zi së ai vetë, pas deklaratave fashiste dhe tallje më viktimat e Raçakut të masakruar nga policia serbe dhe karakterizim si trillim, i këtij shoveni, nuk ja kisha lejuar as që të fluturojë mbi hapsanën ajrore të territorit të Shqipërisë apo Kosovës.

Më ketë veprim të Edvin Kristaq Ramës, mundë të nënkuptohet që edhe ky është në të njëjtën vijë më Vuqiqin, Gjuriqin, Sheshelin dhe viqat tjerë serb të Serbisë dhe Kosovës përkrahës të këtij mendimi.

Edi Rama, më këtë veprim skandaloz antikombëtar, antihiman e antinjerëzor, e detyron Qeverinë e Kosovës në detyrë dhe atë në ardhje që, Kryeministrin shqiptar Edi Rama ta shpallë të padëshirueshëm dhe ti bllokojë çdo bashkëpunim deri në zgjedhjen e Kryeministrit të ardhshëm në Shqipëri ose dikush tjetër në emër të tij.

Jam shumë i bindur së vëllezërit tanë të shtetit amë, nuk pajtohen, nuk përkrahin dhe kurrë nuk do të pranojnë që udhëheqësi fatkeqësisht i shtetit shqiptar në postin e Kryetarit të Qeverisë ti mohojë masakrat serbe ndaj vëllezërve tyre nga Kosova sepse, shumë prej tyre u rreshtuan në radhët e ushtarëve çlirimtar, ndërsa populli, më duar hapur dhe vëllazërore i priti në ekzodin dhe kalvarin që e përjetonin duke u kthyer nën dorën e nxehtët të nënës Shqipëri.

Këtë mrekulli të populli, as nuk e  zbehë Edi Rama as Baton Haxhiu Stanishiqi i cili më tërë fuqinë poshtëruese, janë lëshuar në prehërin e Serbisë për ti dalë zot, për ti ndejtë gaditu dhe për ti ndihmuar në realizimin e planit të kahmotshëm për dalje në Adriatik dhe atë, përmes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edi Rama më përkrahësit e tij të tipit të Stanishiqit Baton, po punojnë që Kosovës të ja hekën shtetësinë, sovranitetitn dhe shkrirjen në kuadër të shtetit shqiptar jo bashkim sepse nuk do ta pranojë Bashkësia ndërkombëtarë por, forma tjetër më e butë në heshtje që Kosova e copëtuar, e ndarë e e sakatuar të hiqet nga harta dhe, në këtë mënyrë të qetësohen Serbia e Rusia dhe aleatët tjerë antikosovë.

Por, kjo nuk do të ndodhe kurrë sepse, Kosovën ka kush e mbron e përfaqëson dhe i del zot më gjithë problemet më të cilat po ballafaqohet ma heret dhe tani.

Ky, Edi Rama, qëllimisht kuptohet në bazë të planeve ogurzeza për Kosovën dhe kombin në tërësi, nuk mund të dalë nga ky traktat i përgatitur, i dizajnuar dhe i planifikuar më ekipin ku është i përfshirë shumë thellë edhe Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi i cili, taktikishtë dhe në marrëveshje më grupin komplotistë kundër Kosovës, e refuzojë pjesëmarrjen në takimin poshtërua, nënçmues dhe injorues për Kosovën. Ska pas rrugëdalje tjetër së përndryshe, nuk kishte guxuar të kthehet në Kosovë. Vonë fillojë të reagojë edhe pse askush as nuk i beson e as nuk ja pranon.

Ky, Hashim Thaqi, nuk mundë ti shpërlajë as ta zvogëlojë dëmin që ja bëri Kosovës, nuk mundë të ju ikë akuzave të rënda për krime ndaj shqiptarve, korrupcionit, nepotizmit dhe mashtrimeve të elektoratit për të mbetur në pushtet deri në ditët e sotit pa i hyrë asnjë therë në këmbë( deri tani ), por më shpresë së megjithatë drejtësia do të vijë në vende dhe krimet të zbardhen dhe kriminelet të dalin para drejtësisë.

Paraqitja artificiale e aranzhuar nga Baton Haxhiu Stanishiqi, intervista gjoja në ambientet e gërmadhave të tërmetit duke tentuar që “ mërzinë e madhe që po e kaplonë Kryeministrin” në përballje më zgjedhjen e problemeve për strehimin e të dëmtuarve nga tërmeti i cili, bile urdheroj që, vetë Ministrat të shkojnë nepër hotele dhe të kujdesën rreth të strehuarve dhe ti raportojnë Kryeministrit. Rrenë, në këto kushte të vështira pér qytetaret hallëgjijë dhe, në një mënyrë tallje më ta.

Kështu lënë më nënkuptue nga reporteret nga tereni të cilët në intervista të drejtpërdrejta më qytetaret, mohuan së ndonjë Minister ështe dukur pranë tyre përpos bamirësve të cilët sjellin ndihma në ushqim e veshmbathje.

Pra, intervista e zhvilluar nga këshilltari i Edi Ramës Baton Haxiu Stanishiqi, propagator dhe përkrahës i idesë për korrigjim dhe ndryshim të kufijve të Kosovës të treshës famëkeqe, Vuqiq, Rama Thaqi dhe ky i koftëlargëti, i përngjante, sikur avokati kur e përgatit klientin para procesit gjyqësor të cilit, ja përgatitë pyetjet edhe përgjigjet që të dukët sa ma i besuar nga porota për ta fshehë krimin.

Stanishiqi, e përshkruante Edi Ramën “shumë të brengosur bile edhe të pafjetur e të përgjumshëm në depresion” për fatkeqësinë që i ndodhi Shqipërisë.

E po, kur ky njeri e sjellë Vuqiqin në vendin e tragjedisë së tërmetit, ky, në të njëjtën kohë ja pranojë në një mënyrë së, masakra e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë, na qenkan trillime.

Përqeshjet e Edi Ramës një Esat Pashë Toptani i shekullit 21 ndaj Kryeministrit në detyrë zotit Ramush Haradinaj së gjoja kërcente si gjeli në pleh rreth taksës së tij, harrojë për një moment së zoti Haradinaj, deshëm apo nuk deshëm, jau ndali tradhtinë e tij dhe të Hashim Thaqit ndaj shitjes, ndarjes dhe copëtimit të Kosovës të përgatitur në bashkëpunim më zonjën Mogherini e cila si deshtuese e politikës së jashtme Evropiane, do të mbetët një dështakë që do të harrohet shpejtë por, që historia do ta mbajë mëndë për mbajtjen e anës së Serbisë.

Zoti Haradinaj, nuk kërceu si gjeli mbi pleh por jau ndali turrin e tradhtisë ndaj Kosovës juve dështakëve të kombit më emra shqiptar, Edvik Kristaq Rama, Hashim Thaçi dhe, Baton Haxhiu Stanishiqi.

Më Edi Ramën, që nga dite e djeshmit, duhet të ç`këputët çdo bashkëpunim si emër por, jo edhe më Shqipërinë si shtet.

Mbetët obligim shtetërore i Qeverisë në detyrë dhe i Qeverisë në ardhje, që për hirë të viktimave dhe familjarëve të tyre, për hirë të shtetit të Kosovës, të jenë konsekuent në këtë qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat