Shqipërinë nuk e gjunjëzojnë tërmetet, perandoritë, kral e mbret, Shqipërisë po ja zbehin madhështinë, politikanët e saj

Opinione

Shqipërinë nuk e gjunjëzojnë tërmetet, perandoritë, kral e mbret, Shqipërisë po ja zbehin madhështinë, politikanët e saj

Nga: Hafiz Shala Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 10:05
Hafiz Shala

Termeti i cili e goditi Shqipërinë në prag të festës kombëtare, Ditën e Flamurit dhë Ditën e Pavarësisë, në vëndë të celebrimit si gjithmonë më krenari dhë deshirë nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptaret, për disa sekonda, harenë na e kthejë në dhimbje.

Humbën jetën përmbi 50 njerz të të gjitha moshave e të gjitha gjinive. U ngriten shqiptarët nga të gjitha anët.

Nënënës  Shqipëri i ka ra zija. U ngrtitën i madhë e i vogël, pleq të rinjë e të reja në ndihëm pér nënën. Ky reagim nga zemra, nuk erdhi sepse këtë e kërkuan  udhëheqësit, jo pse kishte ndonji qëndrim politik, jo pse atë e kërkojë Nëna. Nuk pati nevojë as të lëshojë kushtrimin sepse, kushtrimi erdhi nga vetë populli nga ndjenja shpirtërorë nga dhëmbja.  Ne, që ende gjindemi jashtë Shqipërisë, më mburrje e thërasim nënë. Edhe kur i mbetë hatri në neve, edhe kur nuk ja plotësojmë nga njihere deshrën, jo më fajin tonë por, që, gjindët dikush që është brenda sajë dhë na trazonë. Na trazonë sepse, ai, nuk e ndien dashurinë ndaj nënës sikur e ndijmë ne larg, sepse, na mungonë ngrohtësia e sajë.

E kur je më vajë në buzë, e gjykonë qdo gabim i cili na lendonë neve që jemi fizikishtë jashtë, qoftë në si shtet i dytë, i ndarë padrejtësishtë, tani duke luftuar ta forcojmë e ta rrumbullaksojmë këtë pjësë të shtetit që më ymyt, do të bashkohemi por, jo të coptuar, të sakatuar e të zvogëluar.  Pjesa tjetër e shqiptarve jashtë atdheut në diasporë, qoftë në ndonji shtet tjetër i cili, asesi të na afrojë, respektojë e, ma së paku të na trajtojë si qytetar të barabartë. Kjo sellje e fqinjëve tanë ballkanik muhaxher të ardhur nga Karpatët, po na trazojnë, po na pengojnë të rritemi, të zhvillohemi dhë, ma në fundë, të bashkohemi. Po dojnë të bashkohemi të tkurrur, të dobësuar ekonomikishtë, politikishtë dhë ushtarakishtë.

Fatëkeqësishtë, ata gjetën njerzit e tyre. Doni ti quani bashkëpunëtor, kuisling, spiun mercenar ose, ma e keqja, pranonë diktatët, sygjerimet, planet më cilat dojnë ti realizojnë deshirat e tyre ogurzeza për Kosovën dhë shqiptaret në përgjithësi.

E keqja dhë fatalja është së, në si popuj të ndarë ose si komb i shtypur i urryer deri në palcë, nuk ngihen më neve deri në zhbërje.

Kryeqeveritari shqiptar, hyri në avantura më armikun tonë, qfaruesin i cili më gënjeshtrat dhë fillozofinë e tyre shoveniste, Kosovën martire më shekuj, e quajnë, djepin e tyre,  gjoja të Serbisë.

Siq u shprehë njeri ndër bashkpunëtorët që tërë kohën ishte të gjuni i tijë Presidentit Rugova në nji takim ndërkombëtar të cilit ,kur i erdhe të hunda kjo propagandë gënjeshtare në nji takim nderkombëtar, ju drejtue, po,ju fëmijën shqiptar e gjetët aty. Djep i kuajtë na qenka Kosova. Më siguri së, jo i Serbisë.

Kryeministri shqiptar, para së të deklarohet, të pajtohët më idenë e minishengenit, lexo, minijugosllavi nën kontrollin dhë dirigjimin e Serbisë më ndihmën e Rusisë, nuk e pa të udhës, nese nuk ka pasë ndonjë detyrë tjetër kundër kombit dhë popullit, së pari të kontaktojë më udhëheqësit kosovar, i cili është në gjendje më shkue në Shadraven të Prizrenit për qebapa, ka mujt më ulë vëllazërishtë dhë më e ba dertë ketë punë haptas dhë pa hile.

Nese atijë i ka mbetë hatri për taksën ndaj Serbisë, për ndalimin përjetësishtë të ndarjës së Kosovës bashkë më ortakun e tijë Presidentin e Kosovës, është deshtë të mendojë, dy ose ma shumë here.

Ai, Kryeministri shqiptar, sa po dukët nuk po i dhëmbë zemra për masakrën e Raçakut dhë të tjerat, i ka dalë nga mendja së mbi 1600 kufoma ende mbahënnpëng në Serbi kur, shefi i shtetit serb, mohonë masakrën e Raçakut, mohonë msakrat tjera në tërë teritorin e Kosovës dhë, as që i shkonë në mendje bile të kërkojë falje.

Pérkundrazi, msakren e Raçakut e quan trillim.

Pse, Kryeministër nuk i kuptonë kosovarët dhë udhëheqjën e tyre së, ata, nuk do ti nenshtrohën Serbisë, nuk e pranojnë diktatin e sajë, pati tentativa por ju ndalën në fyt, e ti, zotëri Keyeministër, ja shtronë tepihun e kuq kriminelit i cili ishte dora e djathtë e Millosheviqit.

Ai, gjeneralin Dikoviq kryepërgjegjës për masakrat në Kosove, në vëndë së të gjndet prapa grilave i denuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, avansohët në postin më të lartë ushtarak.

Miku i ytë, krimineli Vuqiq, gjatë nji vizite në Mitrovicën e veriut, më nji rast e kritkojë bodin e tijë Millosheviqin së nuk e kreu punën deri në fundë. Domëthënë, nuk e qfarosi popullin e Kosovës dhë ta shëndërrojë në tokë të djegur.

Mos ke sharrue shumë dhë thellë zoti Kryeminister?! Ti, nuk mendonë kështu, por, Kosovarët mendojnë ndryshë. Une mendojë më të drejtë.

A nuk” po dinë”, anuk po donë apo nuk po guxonë ti kundërvëhesh bile duke e kundërshtuar më talljën e tijë më viktimat të cilat nuk i pranonë.

A ka nivel ma i ultë në të cilin mundë të bjerë shqiptari, udhëheqësi dhë humanisti  së sa ulët kë ra ti zoti Kryeministër.

Nese nuk e kamë keqkuptue Ministrin e Diasporës zotëri Pandeli Majkon kur e huazojë këto fjalë nga himni kombëtar ku thotë :” mospelqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime “.

Kosova, më shekuj ka pasë trima e tribunë që janë sakrifikue, kanë udhëhq luftra e beteja kundër armiqve të sajë e, posaqërishtë në luftën e fndit të cilë gjithmonë ja kthyen gjoksin e jo shpindën Serbisë të cilën ti zotëri Kryeministër po e ledhatonë, respektonë dhë po bashkpunonë kundër interesave poltike, ekonomike dhë shtetërore të Kosovës.

Në momentin kur këmba e kriminelit Vuqiq shkeli në kryeqytetin shqiptar, i  tërë Sheshi i deshmorve të kombit është deshtë të jetë i vogë ti pranojë masën e  demonstruesve anti Vuqiq, antishengen dhë zoti Iryeministër, anti Rama.

Pse kjo e fundit nuk ndodhi, ti ma së miri e dinë kur Shqipërinë e ke shëndërruar në monarki, kur Parlamenti shqiptar është njpartiak, kur të mungojnë institucionet e drejtësisë dhë drejtësia e ngulfatur nga ti dhë klika e jote që, kundërshtarët tu politik, i burgosë ju kërcënohesh bile edhe më denime drakonike qoftë edhe të jashtëligjëshme.

Evropa ta kthejë shpindën, Amerika gjithashtu, anipse thirrësh në Presidentin Trump i cili sa po dukët është i të njejtës kategori i cili po ballafaqohët më impichment, dhë, ti po mendonë së e ke “ përkrahjen “ e tijë. E ke humbë rrugën në oborr zoti Kryeministër.

Porosia miqësore për ty zoti Kryeminister do të :

Larg duart nga Kosova, sipas këngës së Rrushe Rexhes që e këndojnë  në Kosovë ku pos tjerash thuhet : qaj moj Rrushe e qaj më mendë, emrin Zekë mos e përmendë…..

Pra, nuk të ka mbetë ma vëndë as nderë ta përmendësh Kosovën sepse, nuk të dojnë, më arësye, nuk të besojnë dhë, nuk të respektojnë.

Populli e ka nji thënjë kur thotë : “ vetë në haosane e jep sadak për dritarje “ .

Pra, punët tua llugë e po donë me i “ndihmue” Kosovës, larg menq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat