A ka ende shpresë për koalicion VV-LDK, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit?

Opinione

A ka ende shpresë për koalicion VV-LDK, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 dhjetor 2019 Në ora: 07:58
Glauk Konjufca

Zhvillime të papritura ndodhën këtë të enjte, në ditën kur që paraparë të mbahet seanca konstituive në  regjistraturën e shtatë të saj. Fillimisht ishte kreu i LDK-së që tha diçka krejtësisht të papritur, që LDK do të mbështes VV në formimin e institucioneve, edhe nëse nuk janë pjesë e saj. Për shumë kë kjo ishte e papritur, dhe e padëgjuar më parë. Edhe më e papritur ishte se si Vetëvendosje do të reagonte tutje, me nominimin e Galuk Konjufcës që ishte totalisht e papritur. 

Megjithatë LDK i qëndroi fjalës së thënë dhe e votoi z.Konjufca për pozitën e kreut të kuvendit. Tanimë, me këto zhvillime të papritura hapën kalkulime të tjera, pasi edhe pozita e kreut të kuvendit ishte përmendur gjithnjë që i takon LDK nëse arrihet marrëveshja. Derisa kjo pozitë tani ka një emër, mbetën të tjera poste për të negociuar. Si më e lexueshme duket formula që VV të ketë pozitën e kryeministrit, kryetarit të kuvendit dhe 5 ministri, ndërkohë që LDK postin e presidentit dhe po ashtu 5 ministri. 

Se a do të jetë kjo formulë apo do të befasohemi përsëri, mbetet për t’u parë, dhe krejtësisht ngelet në dorën e kreut të LDK dhe atij të Vetëvendosjes! Edhe nëse s’do të ketë ujdi prapë se prapë LDK ka dhënë fjalën se do ta votoj Kurtin për kryeministër. Megjithatë kjo do të ishte fitorja e Pirros për Albinin, me një qeveri që nuk ka shumicën, do të ishte naivitet nga ana e tij nëse i futet not një lumi që nuk ia del dot. Prapë se prapë e vetmja shpresë, siguri për një qeverisje të qëndrueshme mbetet koalicioni me LDK, e cila i ka lënë të hapura mundësitë për një gjë të tillë, edhe pasi Vetëvendosje “rrëmbeu” pozitën e kreut të kuvendit. 

Në anën tjetër zgjedhja e Glauk Konjufcës edhe mund t’i vështirësoj negociatat, ngutija e VV për të shfrytëzuar vullnetin e LDK që të votoj kandidatin e saj mund të këtë kosto gjatë negociatave, të cilat me gjasë pritët të ndodhin. Sidomos pas thirrjes së ambasadës së SHBA që këto dy parti sa më parë të formojnë qeverinë, janë të pashmangshme negociatat, megjithëse mundësitë për befasi nuk duhet të na gjejnë të papërgatitur. 

Nëse paraprakisht do të kishim një marrëveshje mes VV-LDK situate do të ishte më e qartë, kështu edhe dyshimet s’do të ekzistonin. Megjithë këtë vendit i duhet qartësi sa më parë,  me VV që nuk duhet të futet në aventura për të tentuar e vetme të formoj qeverinë, pavarësisht zotimit të LDK se do i ketë votat e saja. Duhet pasur parasysh se vendin e presin zhvillime të rëndësishme, si në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtme, dhe vetëm një qeveri e fortë nga numrat dhe kuadrot, mund të përballojë këto sfida. Në njërën anën krimi, korrupsioni dhe kapja e shteti ,dhe në anën tjetër Serbia me synimet e saja shoveniste, vendi nuk guxon të bëhet arenë e orkestrimeve të ndonjë partie, apo dikujt tjetër. 

Prandaj, duke pasur parasysh këto , është patjetër e udhës që me i thirr mendjes dhe për hir të vendit me vazhdua me kërku formimin e një qeverie të fortë, dhe që garanton mandatin e saj të përfundoj deri në fund me PAN që po pret të dera dhe bën sehir për dështimet e arritjes së koalicionit VV-LDK, dhe nën anën tjetër pritjeve të qytetarëve për ndryshim, kjo e dyta duhet të mbizotërojë, dhe si e tillë të jetë bazamenent. Ditët në vazhdim do të shpërfaqin pasojat apo jo të zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryetar të kuvendit. Koha tregon më së miri për veprimet e secilit, qoftë edhe në politikë. Një gjë di ta them me siguri: PAN nuk duhet të kthehet, dhe se dera e pushteti për ta nuk duhet vetëm të mbyllet por edhe të gozhdohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat