Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa

Opinione

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa

Skënder Mulliqi Nga Skënder Mulliqi Më 27 dhjetor 2019 Në ora: 17:27
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Disa here kam bërë kritika ndaj Isa Mustafës liderit të LDK-se, më së shumti pse kishte bërë koalicion të pa natyrshem më PDK. Me duket së këto kritika nuk kan qenë të pa bazuara. Asgjë përsonale nuk kam natyrisht më Mustafen dhe më askënd tjetër, zatën me Mustafën jemi njohur gjatë studimeve në Fakultetin Ekonimik të Prishtinës.

Duket, tashmë edhe pas këtyre zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme nacionale, lideri i LDK-së , jo vëtem që ka përvojë të gjatë politike, por që është edhe me i përgatituri. Nese , ka pasur disa gabime politike në të kaluarën , kësaj radhe ka treguar para opinionit të gjërë publik , së është më i forti aktualisht i politikës në Kosovë. Nuk jam njeriu që i thur elozhe bash askujt, por vërtetë , gjatë kësaj maratone të bisedimeve ndërmjet LDK dhe LVV, që për mua nuk kan qenë hiq të nevojshme të zgjaten, pa u formuar organet e reja u tregua së dinë çka don, dhe së politika nuk bëhët më eufori, por bëhët më tru. Nese të gjithë kemi menduar edhe unë përsonalisht së Albin Kurti është numri një sot në politikën e Kosovës, nuk doli të jetë krejt ashtu?! Mustafa, siq thotë një fjalë e popullit, ja la këmbët e arushës në dorë Kurtit.

Ai, e futi midis dy zjarreve Kurtin duke i ofruar dy variante të ndarjës së posteve pushtetare. Kryeministrin në shkëmbim për për Kryetarin e kuvendit dhe postin e të parit të shtetit.Votimi në Parlament i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, i hapi rrugë LDK-së dhe idesë së Mustafës, për të ardhur në shprehje varianti B, që VV e bjen para aktit të kryer. Me duket së gjithçka pas krijimit të një situate të re politike , pas konstituimit të organeve të kuvendit, gjerat do të shkojnë në favor të LDK-së.VV nuk ka mundësi të zgjedhë shumë, nese dëshiron që në të ardhmen të mbetet parti serioze politike, pos ti "dorëzohet" më arsye LDK-së, ose më mirë të thëmi planit mirë të menduar të Isa Mustafës.Shkuarja në zgjedhje të reja , nuk do të jetë më shumë e favorshme për VV, dhe Kurti nese dëshiron të këtë qeveri më duar të pastërta, për çka edhe i fitoi zgjedhjet, nese nuk i bën hapat e ardhshem me menquri te duhur politike, do ta qetë vetën përtoke.

Çfardo bashkëpunimi më PAN , e rrënon ate përfundimisht . Partia që e drejton Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet më shumë për ti ndëshkuar partitë të cilat e kishin pushtetin. Shumica janë shprehur së vetëm VV kan mbetur pa i provuar në pushtet , dhe së duhet tu jipet rasti. Nepërmes kësaj edhe njeriu ynë i lodhur nga pa përespektiva e krijuar , e votuan pak më shumë VV, së sa LDK. Politika i ka rregullat e veta të lojës .Kur emocionet mbizotërojnë mbi arsyen, atëherë edhe humb logjika e të vepruarit. Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat