Zgjedhjet në Prokurorinë Speciale

Opinione

Zgjedhjet në Prokurorinë Speciale

Nga: Ragip Rugova Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 14:17
Ragip Rugova

Javën që shkoi Këshilli Prokurorial i Republikës së Kosovës (KPRK) i plotsoi dy pozita vakante udhëheqëse  në sistemin prokurorial të Kosovës. Pas një procesi konkurues u përzgjodhën dhe u emruan kryeprokurori i PSRK si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Në këto emërime - unanimisht të votuara, në proces në tërësi, pati reagime kontestuese nga një pjesë e shoqërisë civile si dhe nga ambasada e SHBA në Prishtinë. Kjo e fundit, pa dhënë as një argument të vetëm publik për shprehje paknaqësie, sipas raportimit të gazetaexpress.com deklarohet madje edhe e "e zhgënjyer".

Me informata që ka autori i këtij reagimi, procesi në fjalë ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës (me prezencë të shoqërisë civile, të mediave dhe të përfaqësive kryesore diplomatike në Kosovë). Me një fjalë, korekt dhe objektiv. Në fazën përgaditore dhe të vet përzgjedhjës, për t'i akomoduar të gjitha sygjerimet që kanë ardhur nga jashtë, KPRK ka aprovuar rregulloren e re, janë marrë para syshë të gjitha këshillat dhe udhëzimet, është mbajtur dhe me shumë seriozitet është vijuar trajnimi përkatës i organizuar nga Ambasada Britaneze... Takimet përgaditore të KPRK janë mbajtur me prezencë të vazhdueshme të përfaqsuesve të ambasadës amerikane dhe asaj britanike ("në disa nga këto takime prezenca monitoruese ishte aq e numërt - edhe nga entitete tjera jasht KPRK, sa që paraqiste vështirësi të përcjellësh kush dhe nga janë të pranishmit të cilët identifikoheshin vetëm me bexha rreth qafe").

I tërë procesi përcjellej me një rregullsi dhe punë korekte. Sa për ilustrim, në një fazë të vlerësimit arrijnë edhe kundërshtime të disa konkurentëve të cilat mirren si të bazuara dhe të njejtat përfshihen në rivlerësim. Ndërkaq në fazën vijuese kundërshtimet shtesë që bëhën refuzohen meqë konsiderohet se të njejtat tashmë janë adresuar në fazën praprake të vlerësimit.

Ndër konkurentë ka patur aty edhe të rinjë, sish me vetëm 3, 4, 5 vite përvojë prokurori, dhe me mastera nga jashtë, hendikepi qensor i të cilëve është konsideruar mungesa e përvojës në prokurori speciale (për sa i përket prokurorisë speciale).

Bindja unanime e antarëve të komisioneve (për intervistim të secilit post vakant është formuar ad hock komisioni me short të përzgjedhur nga anëtarët e KPRK) është se te dy të përzgjedhurit janë më të mirët nga konkurentët (pra nga ata që i kan hyrë garës) si në rrafshin profesional ashtu dhe në atë të vlerave personale të evidentueshme -  tepër të rëndësishme për këtë sektor të sundimit të ligjit.

Tani, miqtë tanë nga ambasada e SHBA dalin "të zgënjyer" pa dhënë argumente pse. Nëse publikut nuk i ipen argumente për "zhgënjim" - për mungesë transparencë dhe jorregullsi, argumente të shtruara publikisht me transparencë dhe korektësi, çfarë i mbetet publikut? Symbyllur të besojë njenën ose palën tjetër?! Do të dëshiroja të besoj se procesi ka qenë transparent. Do të dëshiroja që palët të cilat ankohen për mungesë transparence, të na japin argumente për zhgënjimin e tyre.

Nuk është korekte, nga kushdo qoftë që vien, që pa dhënë argumente publike të lihet opinioni publik me përshtypje të huqjës të një procesi i cili është marrë me shumë seriozitet dhe përkushtim nga ky institucion vendor!

Opinionit publik duhet dhënë argumente për pa kënaqësi dhe "zhgënjime", dhe në vend të reagimeve si ky do të shihnim reagime tjetër fare ku në thumb të reflektimit kritik do të ishte puna e një entiteti vendor, cilit do, qoftë ky edhe PSRK ose KPRK. Është me vlerë të jashtëzakonshme që në reagime të cilat vien nga miqtë tanë të çmuar ndërkombtarë, në vend të kualifikimeve "zhgënjyese", angazhimeve serioze dhe profesionale të entiteteve vendore t'u bëhët një reflektim frymëzues, që shprehë njohje dhe respekt dhe që ngritë moralin. Aq më parë që në këto entitete ka njerëz të cilët tërë jetën e tyre profesionale ia kan kushtuar gjyqësisë dhe prokurorisë, me rezultate të lakmueshme dhe me gjyrmë të pastra që kanë lënë pas vetës në rrethana të një kapjen të gjithmbarshme që na ka ndodhur nga viti '99 deri sot.

Do të dëshiroja të jetoj në një vend tjetër, ku shteti funkcionon mirë dhe ska nevojë për mbikëqyrje nga askush pos nga qytetarët e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat