Mendimiet e juaja reagojnë në veprat e juaja

Opinione

Mendimiet e juaja reagojnë në veprat e juaja

Nga: Albina Hyseni Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 19:44
Albina Hyseni

Jeta e përditshme mund të bëhet e lumtur. Është çështje zgjedhje. Është sjellja jonë që na bën të ndjehemi të lumtur ose të palumtur. Është e vërtetë, ne i hasim të gjitha llojet e situatave gjatë ditës dhe disa prej tyre mund të mos jenë të çmuara për lumturinë. Mund të zgjedhim të vazhdojmë të mendojmë për ngjarjet e palumtura dhe mund të zgjedhim të refuzojmë të mendojmë për to dhe më mirë: të shijojnë momentet e lumtura.

Të gjithë ne në mënyrë konstante kalojmë në situata dhe rrethana të ndryshme, por nuk duhet t’i lejojmë të ndikojnë tek reagimet dhe ndjenjat tona. Nëse lejojmë që ngjarjet e jashtme të ndikojnë në humorin tonë,bëhemi skllevërit e tyre dhe humbasim lirinë tonë. Ne lejojmë që lumturia jonë të përcaktohet nga forca të jashtme. Në anën tjetër, ne mund ta lirojmë veten nga këto ndikime të jashtme. Ne mund të zgjedhim të jemi të lumtur dhe mund të bëjmë shumë për të shtuar lumturi në jetët tona. Duket se lumturia është rezultat i ngjarjeve pozitive, por aktualisht ajo vjen nga brendësia. Për shumicën e njerëzve, lumturia duket e shkurtër dhe e përkohshme, sepse lejojnë që rrethanat e jashtme ta dëmtojnë atë. Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lumturinë është duke e përforcuar paqen e brendshme nëpërmjet meditimit të përditshëm. Ndërkohë që mendja bëhet më e qetë, bëhet më e lehtë zgjedhja e zakonit të lumturisë.

Përpiqu të ndryshosh mënyrën se si i shikon gjërat. Gjithmonë shiko anën e shndërritshme! Mendja mund të tërheqë ty të mendosh rreth negativitetit dhe vështirësive. Mos e lejo atë, shiko tek ana e mirë dhe pozitive e çdo situate! Lumturia është brenda nesh. Ka një lidhje mes këtyre dy ndjenjave dhe disaherë njëra shkakton tjetrën, por ato nuk janë e njëjta gjë. Kënaqësia është më e varur te pesë ndjesitë, ndërkohë që lumturia është e pavarur prej tyre. Kënaqësia është një ndjenjë e këndshme që vjen nga ngrënia e ushqimeve të mira, shikimi i një filmi të bukur, të ndjerit e ngrohtësisë përkëdhelëse të rrezeve të diellit në një ditë dimri, kënaqja në një mbrëmje…Kënaqësia ka të bëjë me shijimin përmes pesë ndjesive dhe varet nga rrethanat, objektet dhe njerëzit. Kur je i lumtur, ngjarjet e vogla të pakëndshme nuk të shqetësojnë. Kur je i palumtur, ndjen sikur çdo gjë është kundër teje. Nëse i analizon qëllimet e tua, të mëdha apo të vogla, do të zbulosh menjëherë se çfarë vërtet dëshiron janë: Lumturia dhe Siguria. Çdo gjë që bën është e motivuar nga dëshira për të arritur lumturinë dhe sigurinë, qofshin këto para, një televizor, një shtëpi, një makinë, një punë e re, dashuria ose humbja e peshës. Ju dëshironi këtë dhe atë sepse besoni se arritja e tyre do të sjellë lumturi, siguri dhe si rezultat edhe lirim nga stresi, ankthet dhe frika. Shumë shpesh njerëzit i kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje arritjes së diçkaje që në fund nuk iu sjell atyre lumturinë dhe sigurinë të cilën ato kanë pritur.

Zhvillimi i përqendrimit dhe përfshirja në meditim, janë mënyrat kryesore drejt këtij qëllimi. Kur arrihet aftësia për të patur një mendje të qetë në të gjitha rrethanat, atëherë shijohet lumturia e pandryshueshme, pavarësisht çfarë po bën. Kjo është pothuajse e arritshme, por për të arritur këtë paqe dhe lumturi, duhet të punosh në drejtim të saj. Duke bërë hapin e parë, lumturia do fillojë të mbushë jetën tënde. Fuqia e përqendrimit Kjo fuqi mund të përshkruhet si një vëmendje e fokusuar. Ajo është aftësia për ta drejtuar vëmendjen tek një mendim apo subjekt i vetëm, duke përjashtuar çdo gjë tjetër. Kur mendja jonë është e fokusuar, energjitë nuk janë të shpërndara në veprimtari, ndodhi ose mendime të kota. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i përqendrimit është thelbësor për dikë, i cili aspiron të kontrollojë jetën e tij. Kjo aftësi është thelbësore për çdo lloj suksesi. Pa atë, përpjekjet tona shpërndahen, por me të mund të përmbushim gjëra të mëdha. Përqendrimi ka shumë përdorime dhe përfitime.

Ai ndihmon në të mësuarit dhe të kuptuarit shpejt, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në fokusimin tek ndonjë detyrë, veprimtari ose qëllim dhe t’i arrish ato më lehtë dhe në mënyrë më të efektshme. Gjithashtu kërkohet për zhvillimin e fuqive fizike dhe është një mjet i fuqishëm për përdorimin efikas të përfytyrimit krijues. Kur kjo aftësi zhvillohet, mendja bindet më lehtë dhe nuk përfshihet në shqetësime negative ose të kota. Njeriu fiton kështu kontrollin e mendjes dhe përjeton paqen e vërtetë të mendjes. Vetëpërmirësimi dhe vetërritja Në ditët e sotme termat vetëpërmirësim, vetërritje, vetëndihmesë janë bërë popullore. Ne gjejmë shumë libra rreth këtyre subjekteve dhe shumë faqe interneti gjithashtu. Duket se njerëzit po kthehen brenda për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre. Ato kërkojnë njohuri, teknika, literaturë dhe mësues,të cilët mund t’iu tregojnë atyre mënyrën e duhur.Njerëzit fillojnë të kuptojnë se vetëpërmirësimi dhe vetërritja mund të përmirësojnë cilësinë e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat