Gjasat për tym të bardhë, minimale!

Opinione

Gjasat për tym të bardhë, minimale!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 9 janar 2020 Në ora: 14:03
Isa Mustafa, Albin Kurti

Negociatat për koalicion qeverisës eventual : LDK & LVV, po vazhdojnë me një ritëm dhe dinamik të shtuar, por gjasat reale për një marrëveshje të mundshme janë tepër të vogla dhe mund të thuhet lirisht se ato janë ma të vogla se para 26 dhjetorit 2019.

- Veprimet me kapriçio të VV-së dhe liderit t'saj Kurti, që në ditën e konstituimit të Parlamentit të shkoj pa marveshje me LDK-në për kandidatin e koalicionit për Kryeparlamentar, post ky i dakorduar nga palet se i njëjti do i takoj LDK-së, dhe kandidimi dhe zgjedhja e Konjufcës (VV) n'krye të legjislativit, përmbysi definitivisht marveshjen e arritur parimisht për kabinetin dhe tri pozitat kushtetuese.

Deri mbrëmë, dhe me gjasë edhe sot e tutje, gjithë perpjekjet e palëve janë adresuar sanimit të gjëndjes pas thyrjes së marveshjes nga VV-ja, dhe asesi ndonjë hap tjetër para, nga 24 dhjetori i 2019.

Qasja makiavelliste e Kurtit (VV), dhe betonimi pas qendrimeve dhe vendimeve t'njënshme nga Levizja, nuk le shumë hapësirë depertimi dhe ecje drejtë një kompromisi për një marveshje e cila do kënaqte dyja palet.

VV-ja në vend se të terhjek konsekuencat për shkelje të marveshjës, parapelqen fajësimin e LDK-së për "pazare" dhe zvarritje.

Por, a pijnë ujë akuzat e VV-së për "pazaret" dhe kohën, kur kjo e fundit shkeli mbi të dyja, posa rrembeu padrejtësisht poziten e Kryekuvendarit dhe hodhi alibitë edhe për kohen edhe "pazarët", nocion ky që përdorë VV-ja dhe mediat e "kazanit" kundër LDK-së për postin e Presidentit.

A ishte LDK-ja korrekte me vetën, kur ofertuesit për koalicion qeverisës, fituesit relativ të zgjedhjeve të 6 tetorit, Levizjes së Albin Kurtit i kerkoj shumë ma pak se sa realisht i takonte, duke i rezervuar asaj atë dhe aq sa në të vertetë nuk i takonte dhe s'meritonte ?

Përgjigjen pohuese po deshmon katercipërisht vetë sjellja nihliste e VV-së karshi LDK-së dhe arroganca skizofrenike në narracionin ;

"Unë fitues absolute, e ti humbëse definitive e zgjedhjeve" !

Kush dhe me kënd fuzionon këtë narrativë VV-ja dhe lideri i saj Albin Kurti, pas qertifikimit të zgjedhjeve, nga ku Levizja e Kurtit mori vetëm një deputet ma teper se partneri potencial i koalicionit, LDK-ja e akademik Isa Mustafës ?

Natyrisht se në këtë diskurs të VV-së, kontribut të jashzakonshëm kanë mediat e kapura në vënd të cilat mbajnë ndezur flakadanin e "luftës" mediatike si pushtet i katërt kundër LDK-së dhe lidershipit të saj, jo vetëm sot, por që nga koha e presidentit historik Rugova dhe deri n'ditet e sotme, dhe me gjasë edhe shumë kohë tutje...!

Pushteti i katërt, ai i mediave sorosiane e mbanë në "fushatë" LDK-në n'koninuitet, duke e luftuar, anatemuar e kryqëzuar deri n'linçim për arsyet që vetëm ata dijnë dhe bëjnë.

Misioni i mediave të kazanit :

Djeg'ja gjatë rrugës dhe fajësimi deri n'kryqëzim i LDK-së.

Kujdesi i mediave të "kazanit" : vota e humbur e PAN-it të mos shkoj rastësisht në LDK, por nëse s'mbetet n'PAN, të shkoj në LVV.

Ky "kazan" mediatik, edhe sot e gjithë ditën, cytë, VV-në, në ashpersimin e kursit kundrejtë LDK-së dhe kjo e fundit rritë agresivitetin dhe shton egon për pushtet absolut dhe nënshtrim të partnerit eventual qeverisës, LDK-në.

LDK-ja, po paguan edhe çmimin e korrektësisë ndaj partnerit dhe modestinë në kerkesat dhe kushtet që i meriton VV-ja si partner arrogant dhe me një qasje infatile përballë LDK-së dhe vendit.

Dje, LDK-ja ka kërkuar kryeparlamentarin dhe Presidentin, nëse jo Kryepalamentarin, atëherë dy ministri më shumë se sa VV-ja dhe Presidentin. Nëse edhe këto dy opsioni nuk pranohen nga partia e Kurtit, partia e Mustafës e do pozitën e kryeministrit.

Opsioni i tretë, do duhej të shtrohej e kerkohej nga LDK-ja që n'fillim të negociatave, dhe jo të tolerohej sjellja ebuzive e VV-së deri në arrogancë dhe duke menduar se fitorja e saj është referndare (shumicën absolute), e jo siq realisht është kurrfare dhe në më pak së 1/4 -ta e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

VV-ja & Albin Kurti, ka tutor Qosjën.

Si një anti-Rugovist i përbëtuar, akademik Rexhep Qosje, ka një ndikim të jashtzakonshëm dhe t'fuqishëm në liderin e LVV-së, dhe biles me të drejtë thuhet se Rexhep Qosje, është edhe lider shpirtëror i LVV-së, dhe kjo e fundit nuk merr asnjë vendim madhor për vete dhe proeceset n'vend, pa e konsultuar mendimin e Tij dhe n'raste të veqanta, siq është bshkëpunimi me LDK-në deri të bashkëqeverisja, edhe pelqimin e z.Qosje.

Akademiku R.Qosje, dhe i ndjeri Adem Demaqi, janë shquar si dy figurat ma anti-LDK, dhe anti-Rugovë për të gajjë të Presidentit historik dhe me pas kunder lidershipit të LDK-së deri këtu.

Albini dhe VV-ja, duhet të bëjnë shkëputjën shpirtërore dhe ideologjike nga tutori Qosje i cili e luftoj me t'gjitha mjetet e sofistikuara dhe jo-konvencionale, LDK-në, presidentin historik Rugova dhe lidershipin e saj, si dhe projektin nacional të Presidentit Rugova, Kosova shtet sovran dhe i pavarur.

Flirti i Qosjes me VV-në e Albinit dhe penetrimi bizar i tij në proceset nacional-shtetërore, dëmton bashkëpunimin e VV-së me LDK-në dhe vetë Republikën e Kosovës si projekt i përhershëm nacional i shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat