Kosova e shantazhuar nga bijtë e saj bastardë

Opinione

Kosova e shantazhuar nga bijtë e saj bastardë

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 10 janar 2020 Në ora: 12:08
Ilustrim

Shantazhimi i Kosovës, nga bijtë e saj bastardë, me protagonistë nga i njëjti brumë, por, me lokacion dhe emërtesë tjetër, vazhdon. Tashmë, zëri kobzi është zhvendsor nga Dukagjini në Drenicë. Organizata e ashtuquajtur e "Veteranëve të Luftës", (OVL e UÇK-së), ka disa vite që dominon vendimet e Legjislativit të Kosovës.

Bota demokratike, përkatësisht, aleanca e saj ushtarake NATO, me "Apaçët" e saj, përzuri, "me bisht ndër shalë", pushtuesin vrastar sebo-sllavë. Pushtuesi mizor kishte hapur varre, duke lënë jetimër dhe gjëmë shqiptare, anekënd Kosovës. Serbia e larguar, kishte lënë argatët e saj në Kosovë. Ishte ekstremi i majtë stalinistë, i LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës), tashmë, me degëzimet e saj në parti e partiza, që vazhdoi krimet e pushtuesit, duke hapur varre të reja dhe shtuar jetimët në Kosovën e përkallur. LPK-istët donin pushtet e pasuri, por, me votë nuk e arritën.

Atëherë, filluan dhunën, përgjakjen e kujtdo, që e konsideronin pengesë:

1) Luftëtarët krenarë të FARK-ur për luftën e pastër të bërë;

2) Veprimtarët e LDK-së, të cilët, me votë demokratike, drejtonin komunat ose prisnin t`i drejtonin;

3) Kuadro dhe veprimtarët politikë partiakë të LDK-së;

4) Djemtë guximtarë, që kundërshtonin haraçin e vrazhdët, deri në përgjakje;

5) Zyrtarë që pengonin dhënie leje ndërtimi apo të tjerë rivalë në biznese;

6) Gazetarët atdhetarë, dinjitozë, të guximshëm, të cilët dononconin krimet e "komandantëve", pa ushtarë gjatë luftës, por, me banda të pas luftës;

7) Vrasjen tinzare të kuadrove idealistë të LPK-së, që kishin punuar e vepruar në ilegalitet, brenda Kosovës, me qëllim të eliminimit të konkurrencës pushtetare.

Rrjedhimisht, "komandantët" nën petkun e UÇK, me krimet e tyre makabre, ua ngrinë buzëqeshjen e lirisë të shumëpritur, shqiptarëve të Kosovës dhe shokuan edhe shqiptarët e botës, madje, jo vetëm shqiptarët, sepse krimet e tilla numerike, kishin ndodhur vetëm në Shqipërinë e komunistëve, përgjatë Luftës Dytë Botërore. Pushtetin e sigurisë e kishte UNMIK-u. Edhe pse tejet i mëfshtë, gjakftohtë, i përshkujdesur për çka po ndodhte dhe hiç efikas, për ta parandaluar, hetuar, zbuluar dhe ndëshkuar krimin, filloi arrestimin e disa "gjeneralëve" dhe të vetëgraduarëve të tjerë, paushall e turpshëm, të UÇK-së, për vrasje faktike.

Por, bandat e "gjeneralëve", me dhunimin e mashtrimin edhe të një mase partiake të tyre, mbushnin rrugët dhe sheshet e Kosovës, me thirrjet patetitke, të përgaditura në kuzhinën staliniste, propagandistike, si: "Lironi gjeneralët e luftës"!, "Lironi çlirimtarët tanë"! Dhe, broçkulla tjera fabrikuese "alla-komuniste"! Këtë rol anarkist dhe shantazhues, fillimisht, e mori Dukagjini, pasi bandat i kishte të gatshme, të organizuara qysh gjatë luftës, të cilat kishin qenë shumë aktive, në sabotimin e luftës për liri, me qëllim të përvehtësimit të luftës, të bërë nga ushtarakët institucionalistë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës.

UNMIK-u arrestonte banditët, i hetonte shkarazi, "shkel e shko", i dënonte, sikur të kishin vjedhnur e prerë pula, dhe jo si vrastarë të organizuar ose i lironte fare, pas pak muajve! Ka rastisur që edhe për disa vrasje, dënimi është dhënë, së shumti, deri në 5 vjet burg dhe lirimi është bërë në gjysmë të këtij dënimi! Andaj, kriminelët u trimëruan dhe shtuan dozën e krimit. UNMIK-u u pajtua me krimin, u dorëzua, për më keq fare, u bë pjesë e krimit!

Ishte Presidenti Rugova, që ndërmori një hap të guximshëm. U dha pushtet të kontrolluar, duke i bërë partner në koalicionin qeverisës, për t`i neutralizuar, frenuar, pakësuar, në një masë, sepse shantazhimi me krime, bëhej për pushtet e para.

Poeti drenicar, njëherit, autor i këngës-hymn: "Thërret Kosova, mori Shkodër", Sylejman (Bajram) Syla, zemër-plasur për krimet e "komandantëve", në errësirë dhe ditën me diell, konstaton: "Amerika vetëm na ktheu në Kosovë. Por, nuk na çliroi, derisa na i la "komandantët" në pushtet!"

Shantazhimi i Kosovës, nga bijtë e saj bastardë, me protagonistë nga i njëjti brumë, por, me lokacion dhe emërtesë tjetër, vazhdon. Tashmë, zëri kobzi është zhvendsor nga Dukagjini në Drenicë. Organizata e ashtuquajtur e "Veteranëve të Luftës", (OVL e UÇK-së), ka disa vite që dominon vendimet e Legjislativit të Kosovës.

- Në pamundësi për ta ndaluar apo zhbërë Gjykatën Speciale, imponuan ligjin për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzurëve në Hagë, të cilët, akuzohen, kryesisht, për vrasjen e kundërshtarëve plolitikë shqiptarë;

- Krerët e "veteranëve", si me sustë, aktivizohen nga SHIK-u kriminal, herë për nevoja partiake e, më shumë për interesa personale të eksponentëve të krimit. Me sinjalin e dhënë nga kreu i PDK-së, për ta rrëzuar qeverinë Mustafa, filluan me shantazhimin, "pse qeveria nuk po fillon me financimin e veteranëve të luftës";

- Pasi u plotësua kjo kërkesë, ngutshëm, falsifikueshëm e turpshëm, shantazhimi u përqendrua për aprovimin e Demarkacionit, si kusht të liberalizimit të vizave;

- Kundërmuan listat emërore të stërfryra të "veteranëve të luftës, me 33.700 "dëshmi veterani", të rrejshme. Realisht, dëshmitarët faktik, të luftës në Drenicë, pas denoncimit dinjitoz, të prokurorit Elez Blakaj, ata ishin të parët që e mbështetën prokurorin Blakaj. Madje, shifrën e falsifikuar e ngritën nga 19.000, sa kishte hetuar e zbuluar Blakaj, në 33.700, duke aprovuar numrin prej 12.700 veteranë të vërtetë, sa kishte thënë Komandanti i SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi. Edhe krerë e OVL të UÇK-së, denoncuan falsifikimin e listave të "veteranëve" dhe kërkuan verifikimin nga e para. Por, kur Kuvendi kërkoi ndërprerjen e pagesave të veteranëve, deri në verifikim të plotë, krerët e OVL të UÇK-së, shantazhuan dhe kërcënuan, duke stopuar e zhbërë vendimin ligjor!

- Kjo Organizatë e Veteranëve, ka humbur sensin e masës dhe nuk ka të ndalur me shantazhe e kërcënime popullin e Kosovës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me mentorë e tutorë, të vdekur dhe të gjallë, revolucionarë stalinistë e enveristë të rreshkur, nuk e ka aprovuar Gjykatën Speciale dhe është zotuar se po të vjen në pushtet, nuk do t`i dorëzojë të akuzuarit e Hagës, edhe pse ata akuzohen, kryesisht, për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm.

Kreu i OVL të UÇK-së, vazhdon të përsërisë shantazhimin, se sapo të nisin arrestimet e para, "veteranët" do t`i nisin protestat, të cilat mund të jenë të paparashikueshme. Kërcënimi i hapur i krerëve të veteranëve, të cilindo ta shpallin -Hero- Albinin, nëse e mban premtimin, implikon dhe dëmton shumë edhe Albin Kurtin. Madje, zotimi i tij, për ta penguar procesin e Gjykatës Speciales, rrezikon të jetë pengesë serioze për Kurtin, për t`u bërë Kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.

E para, kjo bie ndesh me aprovimin e shumicës absolute të shqiptarëve, për ta luftuar krimin dhe kriminelët në Kosovë;

E dyta, ndërkombëtarët, të cilët janë çlirimtarë faktik të Kosovës dhe jo UÇK-ja, nuk durojnë të shantazhohen nga bastardët e Kosovës dhe aq më pak nga Albini. Mos, vallë, edhe vonesa, me tepëri, janë të ndërlidhura, pikërisht, me Kurtin luftarak e shpërfillës unik i të gjithëve?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat