Qeni leh aty ku hanë

Opinione

Qeni leh aty ku hanë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:10
Gani Mehmetaj

Qeni leh aty ku hanë, ka thënë ai i moçmi . Edhe kuçkat lehin pas qenve. Pse u vjen habi me Olsi Jasexhi, Nexhmedin Spahiun e Gzim Kelmendin kur e menderosin publikisht.

Olsi Faqezi, sikurse e quajnë në Prishtinë, lehu edhe në Beograd kundër Gjergj Kastriotit, lehu edhe në periferi të Prishtinës, duke e bërë shenjen e urryer të serbëve. Nuk e kapëm, thanë disa dardanë se ata tre gishta do t'ia fusnin aty ku s'duhet.

Por si duhet t'i thuhet Eni Vasilit të Top Chanelit kur ia dha mundësinë të lehte në televizion këtij faqeziu? Ku hanë kjo gazetare: në Iran a në Shqipëri. Që e ngjyen bukën në Serbi këtë e kemi vërejtur në disa paraqitje të "kosovarëve" në top Chanel. Mbronte Serbinë dhe sulmonte "kosovarët", pse nuk i duan serbët. Kush i financon ato televizione që ua japin mundësinë të lehin?

Lehni, lehni se padroni do t'u paguaj mirë, ndërsa në Shqipëri dhe Dardani s'ka shtet, prandaj janë bërë lehtore e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat