A duhet të ndalen ndonjëherë praktikat e vandalizmit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës?

Opinione

A duhet të ndalen ndonjëherë praktikat e vandalizmit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës?

Nga: Dedë Preqi Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:33
Dedë Preqi

Natyrisht e kaluara e popullit shqiptarë është e hidhur dhe si humnerë e thellë nga e cila e patëm të vështirë daljen në horizont të qartë dhe të kthjellët, dhe nëpërmjet këtij fati tragjik të pushtuesve dhe fundit katastrofal të fashizmit, do të triufonte shpirti i pa mposhtur i njeriut tonë shqiptarë me rezistencën e tij aktive dhe ngadhnjimin e të drejtës së vet, që të shohim dritën e lirisë dhe të pavarësisë, sikur popujt tjerë të lirë të kësaj bote.

Por, duhet të theksojmë një karakteristikë dhe element tjetër se, edhe mbas një dekade e mbas një shekulli, apo edhe mbas një kohe shumë të gjatë, strategjia dhe apetitët e pushtusve nuk shuhen aq lehtë, sa ata të harrojnë vesin e tyre dhe natyrën e luftës dhe të krimëve, me tragjizmat dhe gjenocidet kundërnjerëzore, duke lënë gjurmë të traumave diku në botën intime dhe në memorjet e popujve të pafajshëm.

Gjurmët e një drame tragjike dhe psikike, edhe mbas 20 vitëve të pasluftës që e shkakëtojSerbia fashiste kundër Kosovës dhe popullit shqiptarë, dhe sot në kohën e paqës, ato janë prezente çdo ditë, me vandalizmat dhe përçmimet ndaj këtij populli, sa herë që frekuenton ky popull në jetën e përditshme nëpër teritorin e Serbisë, duke umalltretuar dhe arrestuar qytetarët shqiptarë në këtë vend, dhe me ngritjen e aktakuzavendaj tyre pa kryerjen e ndonjë vepre penale.

Ndërkaq, do të ishte një sinjal i pa qartë e i turbullnë marrëdhëniet fqinjësore në mes Serbisë dhe Kosovës, të paktën populli i të dyja vendeve të ndjehën si qytetarë të lirë dhe të sigurtë në bazë të marrëveshjeve paraprake që kanë bërë në mes vete në prezencën e BE-së, për një tendencë dhe krijim të paqës ndërfqinjësore dhe ndër rajonale, të cilat marrëveshje Serbia, sikur i ka ngatërruar dhe as që gjejmë elemente dhe doza të përspektivës në kuptimin e këtyre marrëveshjeve.

Këtu bëhët fjalë edhe për dhjetëra shqiptarë të Kosovës, sikur ishte edhe rasti i fundit me Nezir Mehmetajn, dhe i shumë mërgimtarëvetë tjerë të arrestuar në kufirin Merdarë e gjetiu në teritorin e Serbisë, duke u ngritë edhe aktakuza të pa bazë, kinse me motive të krimeve ndaj popllatës serbe, që në realitetSerbia ishte agresori fashist dhe hegjemonist, ndërsapopulli shqiptarë ishte viktima, por përmes kësaj strategjie me përvojat e veta Serbia, nuk ndalet edhe sot, duke e shprehë në këtë mënyrë vrerin dhe urrejtjen kancerioze në vazhdim, që ka ndaj këtij populli.

Në këtë pikparje a do varët në këtë mënyrë dhe në këtë opsionkuptimi i krijimit dhe ndërtimit të paqës në mes këtyre dy vendeve fqinjë, të cilët do të shërojnë plagët e luftës dhe urrejtjet shekullore dhe për tësynuar të ardhmën më të mirë e më të rehatshme të këtij njerëzimi, me që u dëshmua se nuk do arrihet përmes luftrave pushtuese, shkatërrimeve materiale dhe gjenocideve, por përmes vetëdijës së shëndoshë, përmes një vizioni të qartë dhe optimist dhe me ndjenjën e sigurisë, në shërbim të sëcilit popull dhe sëcilit vend në botë.

A mos vallëpopulliserb dhe vetë shteti i Serbisë, do jenë krijesa të veqanta në rajon dhe botë, apo ndër popujtme këtë lloj naiviteti dhe shpërfillje të paqës ndërnjerëzore. Në fakt me këto vardisjet e veta patologjike të Serbisë, do kemi probleme edhe me veriun e Mitrovicës, që popullohet me shumicë serbe,gjinden grupe të ndryshme të organizuara të kësaj popullate, që këshillohen dhe derigjohen nga Beogradi, për ta destabilizuar Kosovën, dhe përmes kontrabandave të ndryshme dhe krimit të organizuar,këtë vend e bëjnë të shfrenuardhe të ndarë nga ligjet e Kushtetutës së Kosovës, edhe pse jetojnë dhe paguhen nga kontributet e buxhetit të këtij vendi.

Edhe faktori ndërkombëtar e ka një pjesë kogjo të madhe të përgjegjësisë, ndaj detyrave dhe misioneve të veta, si përgjegjësi ndaj kodit të vet, që në këtë rast shteti i Serbisë, jo spontanisht, por qëllimisht i shkel të drejtat njerëzore të popullit shqiptarë, gjegjësisht ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilat të drejta sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duhet të jenë të mbrojtura dhe të garantura në bazë të kodit ligjor për të drejtat njerëzore.

Qytetarët shqiptarë të Kosovës, të cilët kthehën nga mërgimi për në atdhe, në kufijt e Serbisë, posaqërisht në Merdarë, duhet të presin me orë të tëra deri edhe nga 10 orë, për të kaluar në Kosovë dhe anasjelltas, të cilët maltretohen dhe filtrohen përmes regjistrave të vjetra të regjimit serb, të cilat i ka dyfishuar dhe montuar ky regjim, duke i bërë gjithë gjininë mashkullore të këtij vendi, si ushtarë të UçK-së, apo terrorist, sikur i quajnë ata gjithë shqiptarët.

Për dallim, qytetarët serb, si ata vendor dhe jashtë vendit, të cilët nuk i kanë duart e përlyra me gjak, apo nuk kanë bërë krime në Kosovë, shetisin në sëcilin kënd të Kosovës, as që i keqtrajton, apo malltreton asnjëri i këtij vendi, por janë qytetarë të lirë sikur të tjerët, në të shumtën e rasteve janë edhe të priveligjuar në krahasim me minoritetët tjera të këtij vendi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët administrohen nga Serbia, konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë në këtë vend me një gjendje jo normale të shtrënguar nga kushtet e dobëta dhe papunësia, njëherazi dhe qarkullimi i tyre nuk është i lirë dhe i barabartë me popullin serb të këtij vendi, të cilët përveq tjerash, kanë mungesë të investimëve serioze, që e nxisin dhe e shtyejnë qytetarin shqiptarë të largohet dikund në vendet e Evropës, për të gjetë kushte më të mira, edhe pse Serbia, po e trason rrugën e vet drejtë integrimeve të BE-së.

Ndërkaq, aksionet dhe tentativat e Daçiqit, si ministër i jashtëm i Serbisë, që lobon në mënyrë të hapur për ç’njohjen e dhjetrave shtetëve ndaj shtetit të Kosovës, sjellja e këtij lloji dhe politikat e kësaj natyre naive të këtij shteti, që organizohen dhe formulojnë kurtha të tilla kundër shtetit të Kosovës, duke i dhënë Kosovës një goditje të rëndë edhe serioze në integrimet e këtij vendi në organizatat ndërkombëtare, që skemat dhe politikat e tillajapin shembullin më të keq të një vendi fqinjë dhelidershipi i këtyre aksioneve e luan rrolin e përsonazheve kriminale, luftënxitësve dhe të njerëzve primitiv, të cilët nuk i takojnë racës së civilizuar dhe të paqës së këtij njerëzimi dhe kulturës të këtij shekulli.

Serbia dhe praktikat e këtij shteti jo paqëdashës, në këtë mënyrë po i fusin hundët kudo në çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, gjegjësisht nënkupton shkrirjen e gjithë faktorëve të vet politik në një domëthënje që do të quhej «pafytyrësi» dhe përgjegjësi politike e shtetërore, me diskriminim ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, edhe në kohën kur sot ky vend është shtet sovran dhe i pavarur, të cilit i rreh me rrëmbim pulsi i brendshëm i qenjës së këtij njerëzimi, që me një ndjenjë ethesh dhe pa sigurie jeton edhe në këto ditë të çlirimit të vet, dhe aq më pak është në gjendje të shpëtojë dhe ta shërojë një lloj insistimi të tillë të herëpashershëm të Serbisë, por për sinjalizimin e ndonjë tingulli shpresëdhënës dhe për një insistim optimist, domosdoshmërisht duhet të mbështetët te miqtë e vet ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, të cilët në ditët më të vështira e shpëtuan këtë popull nga asgjësimi i fashizmit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat