Partia institucionaliste, siç e quan veten LDK-ja, nuk lufton për poste personale, por vetëm për shtet ligjor dhe demokratik..!?

Opinione

Partia institucionaliste, siç e quan veten LDK-ja, nuk lufton për poste personale, por vetëm për shtet ligjor dhe demokratik..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:03
Rexhep Elezaj

Të hysh në bisedime me subjektin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, pra me LVV-je, për t’u (mos)marrë vesh rreth qeverisjes së përbashkët, siç quhet koalicion bashkëqeverisës 4 vjeçar, kurse ndarjen-marrjen e ministrive ta kushtëzosh me; o mua resorët kryesor të qeverisë, siç është posti i kryetarit të Parlamentit, Ministria e punëve të brendshme dhe posti i presidentit të shtetit, o unë nuk bëjë marrëveshje me ty, siç po vepron LDK-ja qe një muaj bisedime, thënë më së buti, është lojë dhe shantazh i paskrupullt ndaj shumicës dërrmuese të votuesve të 6 tetorit!

Është pra, një lojë e rrezikshme me shtetin si dhe fatet e një populli të varfur dhe shumë të vuajtur deri në ektrem, siç janë shqiptarët e Kosovës, të cilët, në vend se t’i shijojnë këto 20 vitet e pas luftës në liri dhe përparim social-ekonomik, ata vazhdojnë të keqpërdorën dhe diskriminohen nga politikanët kvazi-partiak, nga oligarkët e tipit ruso-bolshevik të cilëve në fakt as që u hanë palla, se sa familje shqiptare sot në Kosovë, fëmijëve të tyre nuk kanë me çka t’ua shtrojnë drekën dhe darkën..!?

Të luftosh për poste qeveritare dhe shtetërore, sikur ato të jenë të rezervuara vetëm për kastën oligarkike e pasuruar mbi kurrizin dhe vuajtjet e popullit shqiptar të cilët kanë “bërë emër” dhe pasuri mbi gjakun e mijëra heronjve dhe dëshmorëve, duke i harruar tmerret dhe masakrat serbe ndaj tyre, pra duke punuar vetëm për interesa të ngushta personale dhe familjare, me pretendime dhe ambicie të sëmuara për të hy në historinë e Kosovës si “hero dhe shpëtimtar” i tij/saj, madje duke harruar faktin se personalisht asgjë prej gjëje nuk kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e saj, e kështu me radhë, është veprimi më antikombëtar i mundshëm që vetëm dikush i pamoral mund ta bëjë ndaj popullit dhe shtetit të vetë..!?

Të qenurit institucionalist, shtetformues dhe udhëheqës politik, në rend të parë nënkupton ta ndihmosh popullin që të arsimohet, zhvillohet, emancipohet, shërohet falas, të jeton i lumtur, të ketë punë, të ketë persektivë të sigurt për fëmijtë dhe familjen, të jetojë i sigurt në shtëpinë e tij, të mos i vidhet pasuria, etj., e jo ta keqpërdorësh popullin dhe ta manipulosh votën e tij për të qëndruar i përjetshëm në pushtet, siç po e dëshmojnë vet me deklaratat dhe sjelljet e tyre egocentrike shumë politikanë të pangopshëm në Kosovë..!?

Ndarja e pushtetit dhe organeve qeverisëse midis partive politike fituese të zgjedhjeve, duhet të bëhet mbi baza profesionale të ekspertëve që posedon secila palë në bisedime, e jo mbi interesa plitiko-partiake, ngase atëherë në start vritet dhe vdes çdo interes për ruajtjen dhe forcimin shtetit juridik dhe shoqërisë si shtylla kryesore e tij!

Me këtë rast dua ta ceku faktin tejet ilustrativ për hirë të lexuesëve dhe opinionit të gjerë, se në Gjermani, p. sh. ku njëqind përqind (100%) sundon ligji dhe sistemi i mirëfilltë demokratik, nëse dikush kapet duke e dëmtuar dhe vjedhur shtetin në vlerë vetëm prej një euroje, ai/ajo menjëherë largohet nga puna dhe dënohet me burg dhe gjobë të lartë për vepër të rënd hajnie dhe veprimi imoral. Prandaj, shkakun kryesorë se pse vetëm Kosova vazhdon të mbahet e izoluar nga Evropa, duhet kërkuar ekskluzivisht tek pokitikanët dhe oligarkët tanë hajna, të korruptuar, të pamoralshëm dhe antikombëtar, ngase një patriot dhe atdhetar i vërtetë kurrë nuk e vjedh shtetin dhe popullin e vet. Kështu që, është absurditet i llojit më banal, nëse dikush mendon se Kosovës do t’i liberalizohet sistemi i shengen-vizave, derisa në pushtet të qëndrojnë udhëheqësit dhe politikanët e korruptuar deri në fyt..!?

Ndryshimin pozitiv në Kosovë të cilin e paralajmëruan me votën e tyre mbi gjysmë milioni qytetarë me 6 tetor 2019, mund ta pengojnë vetëm ata të cilët frikëson nga ligjet dhe drejtësia, duke mos e harruar as faktin se pikërisht ky soj politikanësh na e morën fytyrën para botës demokratike dhe të civilizuar, duke e lënë vendin gati 4 muaj pa qeveri të re..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat